Dita botërore e diabetit,në Shqipëri
mbi 120 mijë të preku

Dita botërore e diabetit,në Shqipëri<br />mbi 120 mijë të preku
 TIRANE-  Sot është dita botërore kundër diabetit.  Në këtë ditë të gjithë komunitetet mjekësore dhe shoqatat e diabetit bashkohen në një zë të fuqishëm për të parandaluar diabetin, këtë “pandemi”të re globale. Ndërkohë që tek Parku Rinia do të bëhet falas matja e glicemisë që evidenton nëse je i sëmurë me diabet.
 
Prof. Assoc. Florian Toti, President i Shoqatës së Diabetit në Shqipëri thotë se diabeti është një sëmundje kronike me kosto të lartë sociale,shëndetësore dhe ekonomike.

Diabeti ka kosto të lartë sociale, sepse diabeti nuk prek vetëm një njeri, nëse ka një person në familje me diabet e gjithë familja, komuniteti, preket dhe ndikohet në mënyra të ndryshme nga kjo sëmundje.

Në vendin tonë jetojnë afërsisht 62 mijë diabetike të njohur ose 2.7% e popullsisë adulte. Numri duhet të jetë 2-3 herë më i lartë pasi 24% janë të padiagnostikuar që do të thotë se në realitet shifra e përafërt e diabetikëve duhet të jetë 120-150 mijë.

Në vendin tonë shpenzimet për çdo person me diabet janë rreth 450 dollarë.  Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për vitin 2012,në botë jetojnë 371 milion njerëz me diabet,ose 8.3 % e popullsisë së botës vuan nga diabeti.

Diabeti – Edukim dhe Parandalim. Mbroni të ardhmen tonë

(Nga Prof. Assoc. Florian Toti. President i Shoqatës së Diabetit në Shqipëri)


Në 14 Nëntor në ditën botërore të diabetit, të gjitha komunitetet mjekësore dhe shoqatat e diabetit bashkohen në një zë të fuqishëm për të parandaluar diabetin, këtë “pandemi”të r e globale.

Diabeti është një sëmundje kronike me kosto të lartë sociale,shëndetësore dhe ekonomike.

Diabeti ka kosto të lartë sociale, sepse diabeti nuk prek vetëm një njeri, nëse ka një person në familje me diabet e gjithë familja, komuniteti, preket dhe ndikohet në mënyra të ndryshme nga kjo sëmundje.

Diabeti ka kosto të lartë shëndetësore, pasi është një sëmundje që po nuk u zbulua dhe u mjekua në kohë dhe në mënyrë të rregullt, ai shkakton ndërlikime serioze si, sëmundje kardiovaskulare, verbim, sëmundje të veshkave, amputime të këmbëve etj. Diabeti e rrit koston e jetës së diabetikut me të paktën 25%. Tek personat me diabet, rreziku për sëmundje kardiovaskulare është 2-4 herë më i lartë se tek personat pa diabet, ose amputimet e këmbës janë 10 herë më të shpeshta se tek personat pa diabet.

Por diabeti ka edhe kosto ekonomike sepse diabetiku ka nevojë për medikamente, trajtime dhe ekzaminime që shpesh janë të kushtueshme.

Në vendet e zhvilluara diabeti dhe numri më i madh i diabetikëve haset në mosha mbi 65 vjeç, ndërsa në vëndet në zhvillim diabeti dhe numri më i madh i diabetikëve haset në moshat 45-64 vjeç,por vitet e fundit diabeti tip 2 po takohet më shpesh edhe në moshat 30-40 vjec.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për vitin 2012,në botë jetojnë :

371 milion njerëz me diabet,ose 8.3 % e popullsisë së botës vuan nga diabeti.
numuri i njerzve me diabet po rritet në çdo vend të botës.
50% janë të padiagnostikuar.
Çdo vit 4.8 milion njerëz vdesin nga diabeti ose 5% e vdekjeve globale shkaktohen nga diabeti.
Më shumë se 471 billion Dollarë janë shpenzuar për kujdesin shëndetësor të diabetit.
Çdo 10 sekonda dy persona zbulohen me Diabet
Çdo 10 sekonda vdes një njeri nga shkaqe që lidhen me diabetin.
Çdo vit, 70,000 fëmijë diagnostikohen me diabet tip 1
Çdo vit shtatë milione njerëz diagnostikohen me diabet
4 në 5 njerëz(80%) me diabet jetojnë në zonat me të ardhura të pakta dhe të mesme.
Diabeti që takohet më shumë është diabet tip 2.

Në rajonin Europian jetojnë:

55 milion njerëz me diabet,ose 6.7% e popullsisë së saj.
38.6% janë të padiagnostikuar.
21.2milion njerëz janë me diabet dhe nuk e dinë.
1 në 3 dollarë shpenzohet për diabetin në kujdesin shëndetësor

Në vendin tonë jetojnë:

Kemi afërsisht 62 mijë diabetike të njohur ose 2.7% e popullsisë adulte.
Numri duhet të jetë 2-3 herë më i lartë
24% janë të padiagnostikuar që do të thotë se në realitet shifra e përafërt e diabetikëve duhet të jetë 120-150 mijë.
Në vendin tonë shpenzimet për çdo person me diabet janë rreth 450 dollarë.
Shteti nga ana e tij përballon një pjesë të madhe të shpenzimeve të diabetikëve. Barnat antidiabetike të përfshira në listën e rimbursimit janë rritur nga 6% në vitin 2000 në 16% në vitin 2008 dhe vetëm insulinat e përfshirë në listën e rimbursimit janë rritur nga 4% në vitin 2000 në 12 % në vitin 2008,megjithse kemi ende shumë për të bërë. Shpenzimet vetëm për medikamentet e Diabetit (insulinë + ADO) përbënin 11% te buxhetit të ISKSH në 2012.
Mosha më prekur nga diabeti është grupmosha 40-65 vjec që përbën gati 40% të rasteve, por diabeti tip 2 po haset gjithnjë e më shpesh edhe në moshat 30-40 vjeç,që po prek moshat që janë aktive për punë,por këmbanat po bien sepse forma e diabetit 2 po takohet edhe tek fëmijët.
Diabeti që takohet më shumë është diabet tip 2 me 90% dhe 10% diabet tip 1.

Diabeti është një sëmundje me zhvillim të ngadaltë ,dhe shpesh të” heshtur”ndaj thelbësore është sensibilizimi,informimi i komunitet për njohjen e diabetit .

Ndaj edhe këtë vit tema e ditës botërore të diabetit është informimi dhe sensibilizimi, në mënyrë që njerzit të dinë sa më shumë se çfarë është diabeti,cilat janë shënjat e tij, si diagnostikohet, a mund të parandalohet, kush rrezikon, etj, në mënyrë që ta parandalojmë diabetin.

Prandaj kemi nevojë për ndihmën e të gjithëve,të personelit shëndetësor, shoqatave të ndryshme mediave të ndryshme,etj në këtë informin, sensibilizim në mënyrë që diabeti të mos jetë më një sëmundje kronike me kosto të lartë sociale, shëndetësore dhe ekonomike .

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)