Dita Botërore e ndihmës së parë,
Kryqi i Kuq: Ja si duhet të veprohet

Dita Botërore e ndihmës së parë,<br />Kryqi i Kuq: Ja si duhet të veprohet
14 shtatori njihet si Dita Botërore e ndihmës së parë. Në kuadër të javës botërore dhe specifikisht të kësaj date janë zhvilluar aktivitete të shumta nga Kryqi i Kuq Shqiptar, të cilat kanë kulmuar me demonstrimet e ditës së sotme në qendër të kryeqytetit.

kryqi i kuq

Sipas instruktorëve dhe vullnetarëve të Kryqit të Kuq, të cilët kanë qenë edhe organizatorët e këtyre eventeve, është e rëndësishme që të nxiten dhe të sensibilizohen qytetarët për dhënien e ndihmës së parë.

kryqi i kuq


Qëllimi i këtyre situatave demonstrative ka të bëjë me shtimin e njohurive dhe parandalimin e lëndimeve apo respektimit të rregullave të qarkullimit nga qytetarët. Koordinatorja e Ndihmës së Parë pranë Kryqit të Kuq Shqiptar, Luljeta Hidi, është shprehur për mikrofonin e A1 Report rreth rëndësisë së këtij aktiviteti:

“Jo më kot në radhë të parë quhet "minuti i artë", jepet në vendin ku ndodh me mjetet që të ndodhen,  pra me mjete rrethanore por që duhet të jesh i trajnuar. Sot aktivitetet janë më të përqendruara në qendër të qytetit, por jo vetëm në Tiranë në 39 degët e Shqipërisë i njëjti aktivitet me të njëjtat përmasa zhvillohet në të gjithë vendin, ku vullnetarët e ndihmës së parë instruktorët e ndihmës së parë demonstrojnë për publikun sesa e rëndësishme është të japësh ndihmën e parë,"-është shprehur Hidi.


luljeta hidi



(Luljeta Hidi, Koordinatore e Ndihmës së Parë, Kryqi i Kuq Shqiptar)


Një tjetër proçes i rëndësishëm është edhe trajtimi i të rinjve vullnetarë dhe jo vetëm për praktikat e ndihmës së parë, e cila në të shumtën e rasteve çon në shpëtimin e jetëve.



kryqi i kuq

“Të gjithë jemi vullnetarë të programit të ndihmës së parë . Kryqi i Kuq organizon çdo vit një program trajnimi për të rinjtë dhe të gjithë atyre që kanë dëshirën mbase dhe nevojën për të ditur diçka më tepër rreth ndihmës së parë,"- ka theksuar Cristian Cura, Koordinator Departamenti i Menaxhimit të Vullnetarëve.

cristian cura


(Cristian Cura, Koordinator Departamenti i Menaxhimit të Vullnetarëve)

Situatat e simuluara gjatë ditës së sotme, të cilat janë dukur si reale, kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve duke provuar kështu edhe sensibilizimin e tyre ndaj aksidenteve apo ndaj situatave kur një personi mund t’i nevojitet ndihma e parë.

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre

Urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre