Dita botërore e Traumës
Aksidentet, infermierët të patrajnua

Dita botërore e Traumës<br />Aksidentet, infermierët të patrajnua
TIRANE- Mbi 350 persona humbin jetën çdo vit nga trauma të rënda si pasojë e aksidenteve rrugore. Ndërkohë që këtij numri i shtohen dhe 100 persona të tjerë çdo vit që humbin jetën nga plagët e mara si pasojë e plagosjes me armë zjarri. Shifrat janë bërë publike dje, në ditën botërore të Traumës. "Rreth 350 veta vdesin në vit vetëm nga aksidentet rrugore. Ndërkohë që kemi mbi 150 persona të cilët vdesin çdo vit me armë zgjarri. Ne duhet të ndërtojmë struktura të rëndësishme prej ospitaliere ose që japin ndihma nga vendngjarja deri në spital.

Këtu ne jemi defiçitar, dhe të përgatisim dhe t'i paisim me ambulancat përkatëse të cilat do të jenë shumë të ekuipuara, të kenë të gjitha aparaturat e nevojshme stafin e trajnuar", - ka deklaruar Lida Shosha, shefe e politraumës. Në të shumtën e rasteve, nga vetë strukturat e shëndetsisë janë konstatuar edhe probleme me ndihmën mjekësore që ofrojnë bluzat e bardha. “Urdhri i Infermierit” kërkon që të shtohen orët e praktikës për infermierët që duhet të japin ndihmën e parë për të traumatizuarit.

"Rasti i studenteve të aksidentuara në Himarë ishte më flagranti. Mënyra sesi ato merrnin nga infermierët e Ushtarakut, nga helikopteri ishte krejtësisht e gabuar, pasi një person që mund të ketë rënë nga një pemë e lartë dhe mund të ketë thyer disa brinjë, pro vdekja nuk i vjen nga thyerja e një brinje, por është e sigurtë se nëse këtë person do ta mbledhim me një batanije ajo brinja e thyer mund t’i shpojë mëlcinë, mushkrinë edhe zemrën. Mund të vdes për fajin tonë sepse nuk ditëm ta transportojmë" - tha Sabri Skënderi, Urdhëri Infermierit.
 
 Shkrimi u publikua sot (18.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë