Dita Botërore, babai 70-vjeçar i Xhesit me sindromën down: Çdo sakrificë shpërblehet! Psikologia: Të veçantë, e pamatë dashuria e tyre pa kushte

Xhemal Jaçe, një 70-vjeçar nga Përmeti, është një baba që lufton çdo ditë për t’i siguruar një jetë sa më të mirë djalit të tij, Xhesit, 33 vjeç me sindromën Doën.

Ai kujdeset i vetëm për të, pasi bashkëshortja, nëna e Xhesi, vuan nga një sëmundje e rëndë, ndërsa vajza e tij, tashmë e martuar, nuk ka mundësi ta ndihmojë. Megjithatë, pavarësisht lodhjes dhe sfidave të panumërta, Xhemali thotë se dashuria e Xhesit ia shpërblen çdo sakrificë.

“Nuk është turp te kesh një pjesëtar te familjes me Sindromen Doën, përkundrazi do me shume vëmendje. Unë kam dy fëmije, te madhen e kam vajzë të martuar qe nuk ka asnjë lloj mundësie te ndihmoje vëllain sepse ka 3 fëmije për vete. vetëm unë kujdesem sepse edhe im shoqe ka pësuar një sëmundje gjiri. Lodhemi por s’kemi çfarë të bëjmë”, thotë Xhemal Jaçe.

Në zonat rurale të Përmetit, sensibilizimi për personat me sindromën Doën është ende i ulët. Ka raste kur fëmijët me këtë çrregullim nuk marrin kujdesin dhe përkrahjen që u nevojitet.

“Jam nga Përmeti, një zone tepër e largët, një zone shumë e thellë. Ka atje me ketë sindroma qe nuk marrin asnjë lloj shërbimi përkundrazi dalin nga shtëpia merren me ati bagëtitë me ç ‘mund te ketë familja edhe nuk merr asnjë lloj shërbimi siç po marrin këta”, vijon babai i Xhesit.

Një pasion i veçantë i Xhesit është muzika. Dëgjon me orë të tëra radion, i humbur në tingujt që e bëjnë të ndihet i lirë. Ai është një djalë plot jetë, që pavarësisht vështirësive, di të dhurojë dashuri dhe gëzim.

Por Xhesi nuk është i vetmi i ri që na mahnit. Në ditën Botërore të Sindromës Down, Report Tv bisedoi edhe me 19-vjeçaren Uendi, e cila na reciton një poezi. Ndërsa Arturi 15- vjeç i pëlqen të luajë apo të “ngacmojë shokët”.

Psikologia Marsela Lekli shprehet se personat që vuajnë me sindromën doën jetojnë në një botë të veçantë, por ajo që dhurojnë është e paçmuese: dashuri e pakushtëzuar.

“Kane nje dashuri te papërshkrueshme. Po flasim ne këndvështrime te ndryshme. Te të gjithë dinamikes. Normalisht që kanë edhe anët pozitive. Veçantia qe kane është se ata duanë edhe duanë ti rrisësh vetëm me dashuri”, thotë ajo.

Qendra Jonathan dhe bashkia e Tiranës organizuan një aktivitet të kopshti zoologjik me rastin e 21 Marsit, Ditën Botërore e Sindromës Doën. Në Shqipëri raportohet se janë rreth 800 persona me këtë çrregullim gjenetik.

K.T./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

SQARIM/ Ilir Yzeiri: Shkrimi im ‘Fushatë me hijen e burgut’ s’kishte qëllim që të fyente pamjen fizike të gjyqtarit

SQARIM/ Ilir Yzeiri: Shkrimi im ‘Fushatë me hijen e burgut’ s’kishte qëllim që të fyente pamjen fizike të gjyqtarit