Dita Botërore e Dëgjimit, Manastirliu nga QSUT: Kryhen 20 implante kokleare, financim 100% nga shteti për procedurën e kushtueshme

Dita Botërore e Dëgjimit, Manastirliu nga QSUT: Kryhen 20 implante kokleare, financim 100% nga shteti për procedurën e kushtueshme

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në Ditën Botërore të Dëgjimit, ka vizituar në QSUT fëmijët të cilët i janë nënshtruar procedurës së implantit koklear, për rikuperimin e dëgjimit.

Manastirliu bëri me dije së janë kryer 20 procedura të impalntit koklear, teksa theksoi se këtë vit do të vijojë financimi i procedurës së kushtueshme për fëmijët e lindur me humbje të thellë dëgjimi.

“Është me të vërtetë një arritje për QSUT sepse tashmë prej vitit 2020 ne kemi kryer më shumë se 20 implante kokleare. 5 në vitin e parë, 15 gjatë vitit 2021 dhe planifikojmë që këtë vit të kryejmë mbi 20 implante. 5 të parat i kemi kryer në këto ditë. Unë jam shumë e lumtur që jo vetëm proçedura e implantimit që tashmë kryhet në QSUT dhe rimbursohet 100 % nga shteti, që është një procedurë me të vërtetë e kushtueshme, por shëndeti i fëmijëve nuk ka çmim, por kemi siguruar edhe rehabilitimin, një proçes kaq shumë të nevojshëm për ta plotësuar këtë ndërhyrje, siç është shërbimi i logopedisë”, tha Manastirliu.

Në vitin 2020 janë implantuar me sukses 5 fëmijë të moshës rreth 5 -6 vjeç, të cilët kishin vite që nuk gjenin dot zgjidhje. 15 të tjerë janë implantuar gjatë 2021, dhe 5 të parët për 2022 janë implantuar këto dy ditët e fundit. Sherbimi i ORL parashikon rreth 20 implante kokleare në vit. Në Shqipëri, sipas studimeve, rreth 2 bebe në 1000 lindje normale dhe 1-2 bebe në 1000 lindje problematike paraqesin probleme dëgjimi dhe një përqindje e këtyre rasteve kërkon implante kokleare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

U dënuan me 23 vite burg për vrasjen e Shpëtim Frashërit në Torino, Gjykata e Lartë shpall të pafajshëm 3 shqiptarët (EMRAT)

U dënuan me 23 vite burg për vrasjen e Shpëtim Frashërit në Torino, Gjykata e Lartë shpall të pafajshëm 3 shqiptarët (EMRAT)