TIRANE - Në të gjitthë botën sot kremtohet dita e dhurimit të gjakut. Për këtë arsye edhe në vendin tonë në të gjitha qytetet janë ngritur qëndrat për dhurimin vullnetar të gjakut për të ndihmuar fëmijët talasemikë por jo vetëm.
Mjekia Ariana Deliana njëkohësisht edhe përfaqësuese e Kryqit të Kuq Shqiptar thotë se kjo ditë është mjaft e rëndësishme për dhurimin e gjakut dhe bën me dije se raporti i dhuruesve vullnetar dhe atyre me pagesë është përmbysur ndër vite.
“Sot është dita botërore e dhuruesve vullnetarë të gjakut dhe në këtë ditë dëshirojmë të gjithë të përcjellim mesazhin e organizatës botërore të shëndetit dhe federatës ndërkombëtare të Kryqit të Kuq ju falenderojmë që na shpëtuat jetën në vitin 2005 dhënësit me pagesë përbënin 90 % ndërsa tani janë 90% familjarë dhe vullnetarë pra raporti është përmbysur,” - thotë doktoresha.
Po ashtu doktoresh Ariana parashtron edhe kushtet në të cilat një person mund të dhurojë gjak
“Për ato që plotësojnë kriteret e dhurimit të gjakut që dua ti përsëris mosha 18 deri në 60 pesha mbi 50 kg dhe që gëzojnë një shëndet të mire,” – shprehet ajo.
Doktoresh Ariana fton të gjithë ata që kanë dëshirë të dhurojnë gjak që ti drejtohen qendrave të ngritura në gjithë vendin e po ashtu dhe qendrës së ngritur në Parkun ‘Rinia’ në Tiranë.
”Me lejoni të transmetojë edhe një herë thirrjen e Kryqit të Kuq që jemi në prag të muajit korrik dhe gusht ku qytetarët largohen për leje dhe të mendojnë që ka si sot, domethenë që dhurohet gjak ka ditë që duhet të vazhdojë dhurimi i gjakut sepse pacientët kanë nevojë për gjak dhe veçanërisht fëmijët talasemik që jetojnë vetëm nëpërmjet gjakut ato marrin çdo tre jave gjak dhe në muajin korrik e gusht kur ne pushojmë,” – apeloi doktoresh Arjana.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO