Burime për Report Tv bëjnë me dije se Dorina Toçi, do të jetë drejtoresha e re e Institutit të Shëndetit Publik.

Toçi do të zëvendësojë Eugena Tominin, e cila më 25 shtator u emërua nga Këshilli i ministrave zv.ministre e Shëndetësisë.

Toçi më parë mbante pozicionin e Përgjegjësit të Sektorit të Sëmundjeve Kronike në ISHP dhe të Përgjegjësit të Sektorit në Njësinë e Performancës së Shëndetit Publik.