5 nëntori njihet edhe si dita botërore e Gjuhës Rome. Në këtë ditë të veçantë për komunitetin rom kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një mesazh nga zv.ministrja Ina Majko parë e këtij komuniteti në qeveri.
“Mirëmëngjes dhe me këtë ftesë të veçantë, në Ditën Botërore të Gjuhës Rome, nga përfaqësuesja e parë e këtij komuniteti në qeveri, zv.ministrja Ina Majko, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Majko shprehet se mbi 10 mijë njerëz në Shqipëri flasin romisht, një gjuhë që e ka mbajtur gjallë gjuhën e pashkruar në libra.
“Sot është dita Ndërkombëtare e Gjuhës Rome. Një ditë për të kujtuar se gjuha jonë nuk është thjesht një fjalë. Është kujtesë, rrënjë, është histori. Mbi 10 mijë njerëz në Shqipëri flasin romisht. Një gjuhë që e ka mbajtur gjallë gjuhën e pashkruar në libra, për të ruajtuar në zemrat tona. Nga 5 nëntori deri në 8 prill dërgoni historinë e familjes suaj në [email protected]. Sepse çdo histori e vogël është pjesë një historie të madhe”, thotë Majko.
Komente











