Dita botërore e Hepatitit, Beqaj:
Rimbursojmë barnat për pacientët

Dita botërore e Hepatitit, Beqaj:<br />Rimbursojmë barnat për pacientët
Në Ditën Botërore të Hepatitit, Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, ka vizituar laboratorin e ekzaminimeve në Spitalin Universitar Obstetriko-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Ministri Beqaj u shpreh se 11 pacientë me Hepatit C u trajtuan falas për herë të parë në 2015 me barin e rimbursuar jetëshpëtues“Sovosfubir” (Sovaldi), në vlerën 600 mijë euro, ndërkohë që 25 pacientë të tjerë me Hepatit C përfitojnë nga rimbursimi këtë vit duke marrë mjekim që nga muaji qershor në vlerën 1 milionë euro

Me programin e ri të menaxhimit të integruar të instrumenteve kirurgjikalë të sterilizuar kemi kufizuar ndjeshëm shkallën e përhapjes qe deri dje ishte tej normave të lejuara të infeksioneve spitalore, duke cënuar sigurinë e jetës së pacientëve, u shpreh Beqaj.

Me këtë projekt të rëndësishëm, fryt i partneritetit publik-privat i orientuar në menaxhimin e rrezikut infektiv me të njëjtën cilësi dhe performancë të lartë në 153 salla operatore për 555 kirurgë në të gjithë vendin, mundësuam përmirësimin rrënjësor të sterilitetit në mjediset operatore, përmes zëvendësimit të autoklavave të vjetra dhe të amortizuara, të cilat deri më sot nuk kanë mundësuar të sigurojnë standardet e kërkuara të sterilizimit,” tha më tej kreu i shëndetësisë.

Sipas tij, ky program rrit sterilitetin në të gjitha sallat operatore.
Besoj se edhe programi i ri që po zbatohet deri më tani me sukses në Kirurgjinë e Përgjithshme dhe do të shtrihet në të gjithë vendin, në këtë spital do të vijë rreth dhjetorit, me rritjen shumë të lartë të sterilitetit në instrumentat kirurgjikalë dhe në sallat e operacionit, do të ulë shumë mundësinë e përhapjes së këtyre sëmundjeve,” ka pohuar ministri.

Nga ana tjetër, ai ka theksuar edhe ndryshimet e bëra në listën e barnave të rimbursueshme gjatë këtyre dy viteve të fundit, pikërisht për pacientët me Hepatit të cilët po trajtohen me medikamente të ribursueshme, barna të cilat mundësojnë shërimin e tyre.

Por, që nga viti 2015 në listën e barnave të rimbursueshme ne ribursojmë 100% edhe barna të gjeneratave shumë të reja inovativë, që janë shërues për Hepatitet. Vjet ne kemi financuar rreth 600 mijë euro për të kuruar 11 të sëmurë (me Hepatit C). Kurse këtë vit, deri më tani kemi financuar më shumë se 1 milion euro për 25 të sëmurë të tjerë. Madje, në listën e barnave të rimbursueshme 2016 që është efektive që nga data 1 Janar kemi edhe dy barna të tjerë shumë më inovativë të regjistruar në Amerikë dhe në Evropë vetëm vitin e kaluar, dhe për më tepër falë përpjekjeve të vazhdueshme që bëjmë, pa cënuar aspak cilësinë e barit duke pranuar barin inovativ të kemi edhe ulje të çmimeve. Në qoftë se një trajtim vjet ishte në 60 mijë euro këtë vit ka rënë në 40 mijë euro, me të njëjtin bar duke bërë një trajtim shërues të hepatiteve me një cikël mjekimi që është praktikisht 12 javë,” pohoi ministri Beqaj.

Sipas tij, pas 6 vjet përpjekjesh, investuam 70 milionë lekë për instalimin dhe funksionimin në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të sistemit të ri dhe modern të NAT-it (Nucleic Acid Testing), me teknologji që mundëson testimin e gjakut për agjentë infektivë kërcënues për jetën e njeriut të Hepatitit B, C dhe HIV.
Por, nëse do ta shohim në një qasje më të plotë, para 6 javësh në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut ndamë me publikun një risi në QKTGJ, ku kemi mundësuar zbatimin e një analize të re tek dhuruesit e gjakut, në mënyrë që të zbulojmë shumë shpejt nëse gjaku i dhuruar ka Hepatit dhe ta ndalojmë përdorimin e tij më vonë,” ka pohuar Beqaj.

Sipas kreut të shëndetësisë, me anë të këtij investimi ofrohet një siguri më të lartë për kryerjen e analizave të gjakut, një periudhë më të shkurtër për pritjen e rezultateve të analizave, dhe ulje të mundësisë së infektimit të personave që marrin gjakun e dhuruar.

Hepatiti viral - një grup i sëmundjeve infektive të njohura si hepatiti A, B, C, D dhe E - ndikon jetën e qindra miliona njerëzve në mbarë botën, duke shkaktuar sëmundje akute dhe kronike të mëlçisë dhe vrasjen e afër 1.4 milionë njerëzve çdo vit, kryesisht nga hepatiti B dhe C. Është vlerësuar se vetëm 5% e njerëzve me hepatit kronik e dinë që janë të infektuar, dhe më pak se 1% e tyre kanë qasje në trajtim.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit