Dita Botërore e Infermierisë, ja
cilët janë më të mirët në Shqipëri

Dita Botërore e Infermierisë, ja<br />cilët janë më të mirët në Shqipëri
TIRANE - Leonardi është një djalë i ri, por falë përkushtimit në punë, ka arritur të bëhet kryeinfermier në një nga shërbimet më të vështira të QSUT, atë të psikiatrisë. Për të infermieria është një sfidë që përveç pasionit kërkon edhe shumë vullnet. 

“Edhe e lehtë nuk është faktikisht me shërbimin që kemi, por po të kesh vullnet, po të kesh dëshirë, po ta kesh me pasion, është shumë e thjeshtë që t’i shërbesh pacientëve edhe që të marrësh rezultatin. Marrja e rezultatit është një vlerësim për punënë tonë. Infermieria është një sfidë. Nëse nuk ka vullnet dhe dëshirë, realisht nuk mund të marrësh shërbimin e duhur” shprehet Leonard Lleshi, kryeinfermier në QSUT 

Në ditën Botërore të infermiersisë, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i pranishëm në një aktivitet të organizuar nga drejtoria e QSUT-së, e vuri në dukje se infermiereia është më së pari, mision. 

“Infermieristika është mision, është profesion, është shkencë. Jemi angazhuar për një bashkëbisedim të përhershëm me gjithë ju për të adresuar të gjitha çështjet që lidhen me formimin e grupit tuaj të rëndësishëm të ruajtjes së shëndetit, edukimin e mëtejshëm dhe autonominë profesionale, përfshirjen e qeverisjes në mbarëvajtjen klinike pa lënë mënjanë nevojën për të plotësuar boshllëqet e krijuara në vite me trupën e punonjësve në vend. Ne besojmë se ngritja e një niveli universitar të formimit bazë si dhe studimet master në këto profesione do të ndihmojnë për të rritur nivelin e tyre, kujdesin në një stad më të lartë, dhe të përvojave më të mira të vendeve të përparuara dhe të rezultateve të kërkimeve shkencore në këto profesione drejt standarteve ndërkombëtare të pranuara botërisht.” u shpreh Beqaj.
 
Për pacientët që futen brenda në pavijon tashmë një infermiere mund ta dallojë fare lehtë nga personeli tjetër, pasi për herë të prë ata do të mbajnë veshur një uniformë bojëqielli, të ndryshme nga mjekët që e kanë të bardhë, dhe sanitaren që e kanë vishnje.
“Ne jemi duke punuar për një ndryshim radikal për të përmirësuar etikën, komunikimin me pacientin, kohën e shpenzuar me pacientin, dhe duke ofruar shërbimin më cilësor ndaj tij. Ndryshimi që ne duam kërkon padyshim bashkëpunim dhe përpjekjet të jenë të përbashkëta. Ne nuk do ta humbim shansin që na është dhënë për ta ndryshuar QSUT-në.” tha Ogerta Manastirlliu, drejtoreshë në QSUT 

Infermierët e Djegie-Plastikës, të Urgjencës Pediatrike dhe ata të Psikiatrisë, janë nderuar nga minisitria e shëndetësisë me medalje mirënjohje për perfoemancën e shkëlqyer në shërbimin ndaj pacientëve.


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024