Tirane- Çdo sekondë një person në botë goditet nga insultet cerebrale, apo siç njihen ndryshe goditjet në tru, ndërsa 6 milion njërez vdesin prej tyre gjatë një viti. Në ditën botërore të insultit cerebral, Organizat Botërore e Shëndetësisë bën thirje për parandalimin e insulteve, të cilat konsiderohen si epidemi e heshtur, që prek më shumë gratë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 17 milionë njerëz pësojnë një goditje në tru gjatë një viti. Insultet cerebrale janë shkaku i dytë i vdekjeve të njerëzve mbi moshën 60- vjeç dhe shkaku i pestë te njerëzit e moshës 15 deri 59- vjeç. Ekspertët e shëndetësisë botërore venë në dukje se çdo njëri është në rrezik nga insultet cerebrale dhe situata mund të përkeqësohet nëse nuk veprohet. Goditja në tru parashikohet të marrë jetën e 6.5 milionë njerëzve çdo vit deri në vitin 2015. /ATSH/
/Shqiptarja.com
