Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, Kim: Roli i medias, kyç për luftën antikorrupsion! Meta: Gazetarët kanë presione politike dhe dhunohen nga policia! Rama: Gënjeshtër

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, Kim: Roli i medias, kyç për luftën antikorrupsion! Meta: Gazetarët kanë presione politike dhe dhunohen nga policia! Rama: Gënjeshtër

Ambasadorja Yuri Kim

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, SHBA-të kanë theksuar edhe njëherë mbështetjen e tyre për gazetarët e pavarur që përpiqen të zbulojnë të vërtetën.

Me një postim në Facebook, Ambasada e SHBA shkruan se roli i medias është parësor që lufta kundër korrupsionit të ketë sukses. Po ashtu SHBA dënon sulmet ndaj gazetarëve të cilët kërkojnë të raportojnë në mënyrë të pavarur.

"Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Shtetet e Bashkuara ritheksojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për gazetarët e pavarur të cilët përpiqen të zbulojnë dhe të përcjellin të vërtetën, të luajnë rolin e tyre mbikëqyrës në një mënyrë të përgjegjshme dhe të punojnë në një mjedis pa përndjekje, frikësime dhe vetëcensurë. Javën e kaluar, Ambasadorja Yuri Kim u takua me gazetarët Edmond Hoxhaj (BIRN Albania) dhe Isa Myzyraj (Ora News) për të shprehur mbështetjen e palëkundur për gazetarët e pavarur dhe për të dënuar sulmet direkte dhe indirekte ndaj gazetarëve të cilët kërkojnë të raportojnë në mënyrë të pavarur dhe të saktë. Që lufta kundër korrupsionit të ketë sukses dhe pandëshkueshmëria të përfundojë, roli që. ka një media e fortë dhe e pavarur është parësor", shkruhet në postimin e Ambasadës së SHBA.

Nga ana tjetër, Presidenti Ilir Meta ka reaguar duke denoncuar, sipas tij, problemet me të cilat hasen çdo ditë në punë gazetarët. Në facebook Meta shkruan se gazetarët kanë presione politike dhe se janë rritur edhe aktet e dhunës policore, ndalimet pa shkak, kërcënimet, shantazhet dhe fyerjet publike ndaj reporterëve.

E menjëhershme ishte përgjigjja e kryeministrit Edi Rama, i cili i quajti deklaratat e Metës 'gënjeshtra'.

Organizata Gazetarët pa Kufij, në Treguesin Botëror të Lirisë së Shtypit, radhiti Shqipërinë dhe Kosovën në mesin e vendeve problematike. Në treguesin që përfshinë 180 vende, Shqipëria radhitet në vendin 103-të duke shënuar një rënie prej 20 vendesh krahasuan me vitin paraprak kur renditej ne vendin e 83-të. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:09
Dita e Lirisë së Shtypit, Rama i përgjigjet deklaratave të Metës: Gazetarët viktima të dhunës policore? Gënjeshtër

1651514835_ediirama.jpg

Në ditën e Lirisë së Medias, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të Presidentit Meta, i cili tha se janë rritur rastet kur gazetarët janë viktima të dhunës policore. Rama e quajti  gënjeshtër

“E di që edhe ky opinion i imi do klasifikohet si sulm, presion, agresion kundër mediave, por e kam të pamundur të hesht kur shoh se si tallen disa me lirinë e fjalës dhe se si liria e shtypit bëhet liri e shtypjes, duke shkelur mbi faktet, njerëzit dhe vendin, në emër të saj!

Gazetarët viktima të dhunës policore në Shqipëri? Çfarë gënjeshtre! Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme politike? Çfarë fantazie! Vetërregullim etik në median shqiptare? Çfarë talljeje! Vetëm titulli mungon: Ankesa për mungesën e lirisë ngaqë s'dimë ç'të bëjmë me lirinë!

Në Shqipëri s'ka as media të intimiduar, as gazetarë të penguar në lirinë e tyre. Madje në Shqipëri ka gjithnjë e më shumë viktima të shpifjeve,gënjeshtrave e lajmeve të rreme! Flitet për gjyqe me gazetarë, kur në fakt s'ka! Flitet për ligjin antishpifje kur në fakt s'ekziston”, tha Rama.

Ora 11:04
Dita e Lirisë së Shtypit, Meta: Institucionet e ngarkuara për rregullimin e medias, tërësisht të politizuara

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Presidenti Ilir Meta ka denoncuar problematikat në punën e gazetarëve, duke përmendur mungesën e kontratave të punës, punën me orare të stërzgjatura dhe pagesat e ulëta.

Sipas Metës, institucionet e ngarkuara për mirëfunksionimin dhe rregullimin e medias janë tërësisht të politizuara, duke bërë që autocensura dhe censura redaktoriale të jenë të pashmangshme.

Postimi i plotë i Metës:

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vlerësoj dhe respektoj punën dhe përpjekjet e çdo gazetari kurajoz dhe media të pavarur në vend, për informim të drejtë dhe të paanshëm, mbështetur mbi fakte dhe prova. Një media e lirë, e pavarur dhe e përgjegjshme është thelbësore për çdo demokraci funksionale dhe të qëndrueshme. Por kur shumica e gazetarëve vijojnë të jenë pa kontrata pune dhe sigurime të rregullta, të keqpaguar, të detyruar të punojnë me orare të stërzgjatura dhe në kushte aspak dinjitoze, si dhe kur institucionet e ngarkuara për mirëfunksionimin dhe rregullimin e medias publike janë tërësisht të politizuara, atëherë autocensura dhe censura redaktoriale janë të pashmangshme. Kjo i krijon terren kontrollit dhe ndikimit politik të mediave, nëpërmjet përcaktimit të linjave editoriale dhe përhapjes së dizinformacioneve të qëllimshme, që diktohen nga burime të errëta financimi, presioni dhe shantazhi qeveritar, me qëllim final centralizim të informacionit dhe forcim të autoritarizmit. Nuk është rastësi që vit pas viti janë rritur edhe aktet e dhunës policore, ndalimet pa shkak, kërcënimet, shantazhet dhe fyerjet publike ndaj reporterëve shqiptarë. Gjuha e presionit, denigrimit, frikësimit deri dhe urrejtjes ndaj gazetarisë si profesion, gazetarit si individ apo vetë komunitetit të medias në tërësi, përbën kërcënim serioz për të gjithë shoqërinë dhe rendin demokratik. Ndaj edhe Shqipëria, sipas raportit më të fundit të "Reporterëve pa Kufij" ka rënë frikshëm me 20 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias, duke u renditur e fundit dhe lënë pas edhe vende të sapo dala nga lufta dhe ku ka patur tensione të forta sociale.

Siç evidenton dhe ky raport "gazetarët në Shqipëri vijojnë të përballen me presione politike që u përkeqësuan në vitin 2021 nga përpjekjet për të kontrolluar informacionin gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe pandemisë Covid-19. Klasa politike kërcënon pavarësinë e redaksive nëpërmjet institucioneve shumë të politizuara të rregullimit të medias dhe menaxhimit të medias publike. Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme të rregullta politike që synojnë t'i diskreditojnë, si dhe kanë vështirësi në aksesin e informacionit publik".

Në kushtet kur dhe organizatat lokale të mbrojtjes së reporterëve janë pothuajse inekzistente, pjesërisht apo tërësisht të kapura, vetë gazetarët duhet të organizohen, të kenë një qëndrim më të unifikuar, të jenë më transparentë ndaj çështjeve të pronësisë së medias dhe ndarjeve politike, por më e rëndësishmja të mos presin që lirinë e shprehjes t’ua servirë politika apo grupet klienteliste.

Rikthimi i lirisë së mediave do t'i shërbejë  jo vetëm transparencës por llogaridhënies në çdo nivel.

Media e lirë, e pavarur dhe në shërbim të interesit më të lartë publik, është një qëllim për të cilin duhet të përpiqemi dhe të bashkëpunojmë të gjithë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fix: 04/05/2022 09:03

    gazetaret dhunohen nga policia kurse politikanet nga kriminelet e ambasades amerikane

    Përgjigju
  • Iris: 04/05/2022 02:16

    /KLODI/, a nuk pati nja dy raste vitin e kaluar,ose me pare kur policia keqtrajtoi gazetare qe u ndodhen ne vend te gabuar,ne kohe te gabuar,kur policia ishte ne aksione e siper? Ndoshta ata ishin viktima te tensionit qe po kalonin policet ne ato momente dhe nuk mund te krahasohen me ato qe cilesohen ne bote si me te vertete shembuj klasike te keqtrajtimit te medias e fjales se lire,por faktet jane fakte.Ndoshta po te kerkoni te arkivi i /SHQIPTARJA/ mund t'i rikujtoni keto raste.

    Përgjigju
    • Eris: 05/05/2022 04:00

      Ashu eshte. Ceshte e ferteta. Kurre policia jone godet apo keqtrajton. Tashi...pervec rasteve kur "ndodhemi ne kohen e gabuar ne momentin e gabuar". Dhe kur behet publike. Pse policia e ka fajin qe nje kalama nuk respektin ndalim qarkullimin me biciklete? Ai shyqyr qe shpetoi gjalle se tjetri vate (i ndrifte shpirti). Nuk eshte policia jone nga ato me kriminalitet te forte. Tashi...ndonjehere dmth perdite zhdepen me dreka e darka neper skuta me krimin e organizuar por jo per vete. Te lutem! Meqe ka dale si stil qe te respektojne krimin qe u ofron bileta per Champion's League, meqw ka dale dhe ne mode. Nuk e shikoni juve qe sa me shume kalon koha aq me shume ulet krimi i organizuar ne vend. Tashi ....shtohet neper Evrope, Amerike Veri dhe sidomos Jugore, Afrike e Oqani. Kjo eshte si rezultt i punes se papare edukuese te policise dhe shtetit tone sipas shprehjes popullore "Aty ku ha mos..." po ik tutje.

  • Pjeter: 04/05/2022 02:02

    Po kur mediat behen koke e bythe me te korruotuarit deri ne palce,te damkosurit "non grata" per SHBA - te,e qe vjellin vrer,kerceojne rendin kushtetues shpesh here me thirrjet e tyre? Si i behet? Si duhet ti quajme? Te lira apo te dhjera?

    Përgjigju
  • klodi: 03/05/2022 19:03

    Like FLORIRI po flet per kohen kur u dogj redaksia e gazetes Koha jone, prandaj mos ja vini re.... Flitet me fakte dhe emra cili gazetar eshte rrahur nga policia mor plere....

    Përgjigju
  • Gte: 03/05/2022 13:13

    Shume e vertete. Rama genjen

    Përgjigju
  • Qazimi: 03/05/2022 12:54

    Gazetaret tane te famshem nuk e kuptojne lirin e fjales por fillojn dhe shprehin lirin e shpifjes por te fillojne dhe te thone vetem lajme te verteta

    Përgjigju
    • het: 04/05/2022 09:04

      pse surreli thot te verteten? kshuqe mos flit kot

  • Megisa: 03/05/2022 12:48

    Nuk futen te gjithe ne nje thes! Ka nga ata te cilet dashje pa dashje ndikohen dhe mga i largqofti e ne ket menyr statusi i gazetarit ulet

    Përgjigju
  • joni: 03/05/2022 12:48

    Po meta u zgjua tani ?

    Përgjigju
  • Mirela: 03/05/2022 12:47

    Sigurisht qe mediat dhe gazetaret duhen vlersuar dhe respektuar per punen qe bejne pasi na perditesojne me lajme te ndryshme por nuk mund te perfitojne nga puna e tyre per te shperndare lajme jo te verteta dhe duke mbuluar transparencen

    Përgjigju
  • Landi: 03/05/2022 12:44

    Po syrin e qimit kush e dhunin

    Përgjigju
    • Doni: 04/05/2022 13:24

      K.ministri dhunon Ambrozian o sufllaqe

  • Luli: 03/05/2022 12:44

    Kemi hasur plot raste ku gazetaret kan shpikur si per politikan kjo gje mund te ket bere dhe disa te humbasin vendin e punes dhe per disa lek me shume i bejn te keqen tjetrit. Turp ti vi mediat ne shqiperi jane nje tmerr i vertet njerez te djallzuar

    Përgjigju
  • ilir: 03/05/2022 12:43

    sa keq qe me vjen kur shof qe skeni ca beni dhe nxirrni nj lajm qe as se kam dgju naj here

    Përgjigju
  • Afrim: 03/05/2022 12:42

    Gzaetaret dhe mediat duhet te bejne punen e tyre sic duhet.Nuk ka ndalim te lirise se shtypit ne momentin qe cdo gje behet transparente dhe e sakte pa futur lajme fake dhe me tendence jo te mire

    Përgjigju
  • Fati: 03/05/2022 12:42

    Gazeraret dhe media kane lirine e plot te fjales ne vendin tone. Kjo duket sepse portalet dhe mediat jo vetem qe japin lajme aktuale por edhe kritikojne ose ironizojne qeverine.

    Përgjigju
    • Kuriozi: 04/05/2022 13:27

      O Fati ti je sufllaqexhi fizik apo virtual? Komentet tuaja duket sikur shkruhen nga një software.

  • Miri: 03/05/2022 12:42

    Gazetaret te kuptojne qe liria e fjales nuk do te thote liria e shpifjeve . Nuk behet puna me genjeshter por te tregohen te afte dhe te gjejne lajme te verteta .

    Përgjigju
  • Elga: 03/05/2022 12:41

    Gazetaret duhet te jene me transparent dhe mos te shpifin lajme sa per klikime

    Përgjigju
  • joli: 03/05/2022 10:16

    Zonja Kim ne Shqiperi gazetaret trillojne, hyjne ne jeten e personave duke i diskritituar, denigrojne, shantazhojne dhe nuk i gjen gje,keni degjuar te vritet ndonje gazetar ne kete vend me perjashtim te 21 janarit ku Sali non grate vrau 4 te pa fajshem ne bulevard apo kur i thyen nofullen Adi Krastes (ky ne fakt e meritonte).

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja