TIRANË, 12 Dhjetor/ATSH-Z.Tosku/- "Mbulimi Universal dhe Burimet Njerëzore në Sistemet e Kujdesit Shëndetësor", ishte tema e konferëncës së organizuar ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë dhe Zyra e Organizatës Botërore te Shendetesise për Evropën.
Gjatë fjalës së tij, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, iu referua kontrollit falas, duke vënë theksin tek përgatitja e mjekëve, të cilët janë duke u trajnuar, por edhe për angazhimin që kjo qeveri do të marrë kundrejt zbulimit të sëmundjeve dhe trajtimit të tyre. "Për të shkuar tek burimi universal duhet të kemi një sistem shëndetësor i dizenjuar mirë, që është në gjëndje t'i përgjigjet mire shendetit mjekësor", tha Beqaj.
Ndër të tjera, ai theksoi se mbivendosja e spitaleve private dhe publike në dhënien e kontrollit shëndetësor falas do të mund të krijojë një sistem shëndetësor të sukseshëm për t'i ardhur në ndihmë të githë qytetarëve. Ai u ndal edhe në elementët kryesorë që do të cojnë ne mbulimin universal në zhvillim.
"Së pari, na duhen kapacitetet për t'i trajuar, një sistem që është i përballueshëm nga ana financiare. Së dyti, duhet të kemi një liste bazë barnash, si dhe listë të teknologjisë diagnostikuese që të kenë të gjithë akses. Së treti, na duhet motivim në trupën e mjekëve", nënvizoi Beqaj në fjalën e tij.
Dy vjet më parë, më 12 dhjetor, OKB-ja miratoi njëzëri një rezolutë, e cila u kërkon qeverive të shteteve anëtare sigurimin e qasjes universale të qytetarëve ndaj kujdesit shëndetësor pa pengesa ose kufizime financiare. Kështu, më 12 dhjetor 2014, ky koalicion global i porsakrijuar do të bëjë thirrje që mbulimi universal shëndetësor të kthehet në çështjen kryesore të rendit të ditës përsa i përket zhvillimit të qëndrueshëm dhe një objektiv me përparësi absolute për të gjithë kombet.
Duke e quajtur mbulimin universal një angazhim referencial dhe manifestim global solidariteti, partnerët nismëtarë vlerësojnë se kjo është një mundësi historike, duke argumentuar se "shëndeti për të gjithë" është një objektiv i arritshëm.
Tashmë, më shumë se 70 vende të të gjitha niveleve të të ardhurave kanë ndërmarrë hapa të qenësishëm drejt mbulimit universal shëndetësor.  Gjithashtu, partnerët mendojnë se përfshirja e mbulimit universal shëndetësor në axhendën e zhvillimit të qëndrueshëm do të rrisë edhe shkallën e përgjegjësisë dhe llogaridhënies së këtyre vendeve ndaj qytetarëve të vet. /a.ke/