Dita Botërore e Melanomës, mjekët 
'Solari, 75% rrezik për kancer lëkure'

Dita Botërore e Melanomës, mjekët <br />'Solari, 75% rrezik për kancer lëkure'
TIRANE - Rrezatimi me solar për tu nxirë në mënyrë artificiale rrit me 75% rrezikun për tu prekur nga melanoma apo kanceri i lëkurës. Në diten botërore të melanomës, që e gjen Shqipërinë me 25 raste të reja në vit, ekspertët japin alarmin se ekspozimi ndaj rrezatimit me solar ka bërë që kjo sëmundje të shfaqet edhe tek tëë rinjtë të moshës 15-30 vjeç. 

"Edhe në Shqipëri ne shikojmë që tendenca është në rritje jo vetëm e kancerit të lëkurës në përgjithësi por edhe e melanomas. Një tendencë që vëmë re ne është që melanoma sot po shihet edhe në mosha të reja. Dhe në të gjithë botën është bërë kanceri i dytë në moshat 20-29 vjeçare dhe po rritet shumë edhe në moshat 15-30 vjeç. Rritja është ndoshta edhe nga përdorimi i solarëve në moshat e reja, rrit 70% mundësinë për kancerin e lëkurës, melanomës, solari. Ka disa shenja që quhen shenjat ABCD, se si mund të shikojë se si mund të transforomohet nishani. Pra nëse nishani ndryshon strukturën, ndryshon ngjyrën, ndryshon formën, rritet si madhësi buzët, borduret e saj, tregon që është një alarm që personi duhet të drejtohet tek specialisti." u shpreh Ermira Vasili, shefe e dermatologjisë në QSUT
 
"Fëmijët vërtet duhet të ruhen nga rrezatimi diellor. Është e vërtetë që dielli  mbron lëkurën dhe rrit rezistencën e lëkurës, por duhet marrë në momentet e duhura dielli, në mëngjes deri në orën 10, pasditë pas orës 16:30, dhe vazhdimisht përdorimi i kremërave mbrojtës." përfundoi Vasili

Fëmijët janë një tjetër kategori e rrezikuar, ndaj është më mirë që prindërit të ndjekin këshillat e mjekut.  

Sa i përket gjinisë, mjekët shprehen se meshkujt janë më të prekurit, ndërsa këshillojnë që një krem me faktor mbrojtës, çdo ditë të vitit, mund të jetë shpëtues. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024