Dita botërore e sindromës down
prindërit: Duam vëmendje nga shteti

Dita botërore e sindromës down<br />prindërit: Duam vëmendje nga shteti
Në ditën botërore të sindromës down prindërit e fëmijëve me këtë sindromë kërkojnë më shumë vëmendje nga shteti.
 
Sosjana është mamaja e Eljanës, vajzës 5-vjeçare që trajtohet instensivisht pasi u konstatua që kishte lindur me këtë sindromë.
 
 Ajo shprehet se përveç kujdesit të veçantë prindëror, janë disa shërbime që duhet të mundësohen nga shteti për fëmijët dhe prindërit e tyre.

‘’Të paktën të kishte kurse private që i financon shteti. Shteti nuk vë dorë. Do kishim nevojë për mësuesin mbështetes, që duhet ta ketë Elja edhe në shkollë. Fëmijëve tanë nuk ju takon pagesë për prindërit, që ne të paguhemi që mos të kërkojmë punë por t’ju shërbejmë fëmijëve tanë. Na thonë që sindroma down nuk ka nevojë’’,-u shpreh Sosjana. 
 
Sosjana shprehet se jo rrallë përballet edhe me paragjykimin e njerëzve, që në mungesë të informacionit reagojnë apo shmangen në praninë e tyre.

‘’Ne dalim në kafe dhe bëjmë shëtitje, dhe nuk mund ta mbyllim fëmijëm. Reagime të papara, nga çdo lloj vështimi’’,-vijoi më tej Sosjana.
 
Fëmijët me sindromën down nuk janë ndryshe prej fëmijëve të tjerë, thekson Elisabeta Hoxha, terapiste në fondacionin Down Syndrome Albania.

Sipas saj diagnostifikimi dhe trajtimi sa më herët ndihmon në zhvillimin e tyre.

‘’Orientimet që ne japim janë sigurisht që individi apo fëmija me sindromën down të jetë aty ku janë të gjithë moshatarët e tij. Ai duhet të ndjekë të gjithë hapat e sistemit’’,-u shpreh Hoxha. 

Fondacioni Down Syndrome Albania, në bashkëpunim me departamentin e Shërbimit Social Shtetëror, pranë Ministrisë së Mirëqënies dhe Rinisë, ka siguruar për herë të parë statistikat e plota të individëve me sindromën Down që janë pjesë e skemës së Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Pune.

Aktualisht, në Shqipëri, sipas kësaj skeme jetojnë 643 persona me sindromën Down.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora