Dita Botërore e Talasemisë, Beqaj: Të
nisim depistimin që në adoleshencë

Dita Botërore e Talasemisë, Beqaj: Të<br />nisim depistimin që në adoleshencë
TIRANE- Në ditën Botërore të Talasemisë, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka kërkuar më shumë ndërgjegjësim nga qytetarët dhe diagnostikim të hershëm të kësaj sëmundje. Në një takim të organizuar me shoqatën e Talasemikëve në vendin tonë, ministri Beqaj tha se depistimi për këtë sëmundje duhet të fillojë që në adoleshencë.

Beqaj u shpreh se “kontrolli shëndetësor duhet të jetë detyrim për t’u futur provimin e maturës”.

Duke bërë thirrje që në një ditë të tillë të bëhen edhe më shumë përpjekje për të ndërgjegjësuar sa më shumë që të jetë e mundur njerëzit që të dhurojnë gjak të sigurtë për personat e prekur nga kjo sëmundje, Ministri Beqaj foli edhe për vendimin që pritet të miratohet brenda pak ditësh në Qeveri, i cili do t’i hapë rrugë financimit të disa paketave të shërbimeve shëndetësore spitalore edhe në institucione jo publike.

“Ne po punojmë që në buxhetimin afatmesëm ta kemi të përfshirë. E kemi përfshirë nga viti i ardhshëm, dhe kemi hyrë në kontakte me vende të zhvilluara përëndimore, që transplantin e mëlçisë dhe transplantin e palcës së kockave, që s’e bëjmë dot në Shqipëri, të mund ta financiojnë fillimisht vendet e BE-së. Edhe pse, si Ministër i Shëndetësisë, aq më tepër në Fakultetin e Mjekësisë, duhet të jem më i prirur, që ky lloj specialiteti gradualisht të mund të fillojë të bëhet edhe në Shqipëri", tha ministri Beqaj.
 
Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë tha se do të shtohen medikamentet në listën e barnave të rimbursueshme.

"Unë besoj se ne po bëjmë përpjekjet brenda strukturave të kujdesit shëndetësor, për të qenë sa më pranë të sëmurëve, në rastin konkret ju, por edhe të sëmundjeve të tjera, qoftë me zgjerimin e listës së rimbursueshme, qoftë me zgjerimin e listës esenciale spitalore, por edhe me të tjerë të kujdesit shëndetësor, që lidhen në radhë të parë me barnat, në radhë të dytë, me laboratorin e analizave, në radhë të tretë me pajisjet biomjekësore, dhe në radhë të katërt, me nevojën për të reformuar shërbimin e urgjencës në Shqipëri", tha Beqaj.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024