Dita Botërore Humanitare, Soreca: Vlerësojmë gatishmërinë e Shqipërisë për të siguruar strehim për refugjatët afganë

Dita Botërore Humanitare, Soreca: Vlerësojmë gatishmërinë e Shqipërisë për të siguruar strehim për refugjatët afganë

Çdo vit, më 19 gusht, shënohet Dita Botërore Humanitare. Kjo ditë ka për qëllim të zgjojë vetëdijen për nevojën humanitare që ka në botë dhe kjo thirrje bëhet edhe më e fortë lidhur me situatën e krijuar në Afganistan, ku shumë refugjatë kërkojnë një strehim të sigurt larg vendit të tyre. Për këtë ditë ka reaguar ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, i cili ka vlerësuar gatishmërinë e Shqipërisë për të siguruar strehim për refugjatët afganë.

"Në Ditën Botërore Humanitare 2021 ne vlerësojmë gatishmërinë e Shqipërisë për të siguruar strehim për refugjatët afganë. Në vendet e prekura nga konflikti, mbijetesa e njerëzve shpesh varet nga ndihma humanitare. Populli afgan meriton të jetojë në siguri, siguri dhe dinjitet", shkruan Soreca.

Shqipëria po përgatitet për të pasur në gadishmëri kapacitete për 1500 emigrantë. Report Tv ka mësuar gjithashtu se jo çdo person do të lejohet të strehohet në Shqipëri, por sipas marrëveshjes është specifikuar që do të pranohen vetëm ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të aleancës NATO-SHBA.Qytetarët afganë që do të strehohen në vendin tonë kanë punuar gjatë këtyre viteve me SHBA-në dhe NATO, si dhe aktivistë dhe mendohet se do të jenë shënjestra e hakmarrjes talebane, pasi këta të fundit morën pushtetin, prandaj largimi i tyre është parë si emergjente.

Shqipëria pak ditë më parë mori vendimin se do të strehojë disa qindra afganë që kanë punuar me strukturat amerikane dhe ato të institucioneve të tjera ndërkombëtare në vendin e tyre, pas kërkesës së bërë nga Shtetet e Bashkuara. Kreu i qeverisë, Edi Rama tha se vendi ynë do të shërbejë si tranzit për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë, të cilët destinacion final kanë Shtetet e Bashkuara, ndërsa një vendim i tillë është pritur pozitivisht nga ndërkombëtarët, të cilët kanë vlerësuar vendin tonë si një vend i denjë aleat i NATO-s dhe SHBA-së. 

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI