Dita Botërore kundër HIV/AIDS, 1500 persona të infektuar në Shqipëri, vetëm këtë vit 91 raste të reja! Më të prekur, meshkujt

1 dhjetori është Dita Botërore kundër SIDA-s, ku bota kujton ata që kanë humbur jetën nga sëmundja dhe vendos objektivat e luftës kundër saj. Po ku qëndron Shqipëria në luftën kundër HIV/AIDS?

Raportohet se që nga viti 1993, në Shqipëri janë regjistruar 1500 persona të prekur nga HIV-AIDS. Vetëm këtë vit janë regjistruar 91 raste, nga 81 raste që ishin vitin e kaluar. Meshkujt vijojnë të përbëjnë përqindjen më të madhe të rasteve të prekura.

Dyzet vjet që nga raportimi i rasteve të para të SIDA-s, HIV ende kërcënon botën. Sipas Programi të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara për HIV/AIDS, bota është jashtë rrugës për të përmbushur angazhimin për t'i dhënë fund SIDA-s deri në vitin 2030, jo për shkak të mungesës së njohurive apo mjeteve për të mposhtur SIDA-n, por për shkak të pabarazive strukturore që pengojnë zgjidhjet e provuara për parandalimin dhe trajtimin e HIV.

Në botë janë 37.7 milionë persona që jetojnë me sëmundjen HIV, teksa 680 mijë persona kanë humbur jetën.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja