TIRANË - Në ditën Ditën Botërore kundër Talasemisë, kreu i kësaj shoqate në Shqipëri Musa Zenelaj ka ngritur shqetësimin për mungesën e gjakut për pacientët. Në një aktivitet të zhvilluar në Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” Musa Zenelaj ka thënë se në Shqipëri, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, 80% bartës talasemikë janë nën moshën 20 vjeçare.
Për t’i ardhur në ndihmë talasemikëve Shoqata e Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut e drejtuar nga Dr. Natale Capodicasa ka bërë aktivitetesh sensibilizuese për dhurimin e gjakut.
Në Shqipëri sot regjistrohen rreth 300.000 talasemikë, shifër kjo që po rritet nga dita në ditë.
Talasemia është një nga sëmundjet gjenetike më të përhapura në botë. Talasemia është një çrregullim i trashëguar i gjakut. Ajo shkakton anemi dhe ne rast se nuk mjekohet, zemra dhe organe të tjera në trup mbarojnë së funksionuari, si rezultat i mungesës së oksigjenit. Transfuzioni i rregullt i gjakut është i vetmi mjekim i përshtatshëm deri tani për talaseminë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO