Dita botërore pa duhan, Ministri
teknik i Shëndetësisë:Ja si ta lini

Dita botërore pa duhan, Ministri<br />teknik i Shëndetësisë:Ja si ta lini
Në ditën botërore pa duhan, ministri teknik i Shëndetësisë Arben Beqiri ka bërë sugjerimet për të shtyrë duhanpirësit drejt lënies së duhanit.
 
Një ndër mënyrat, sipas Beqirit është mos lejimi i operacioneve të planifikuara, nëse pacientët kanë konsumuar duhan në 3 muajt e fundit.
 
“Ne akoma nuk kemi një sistem të ndihmës për njerëzit që duan ta lenë duhanin. Ne akoma nuk kemi ndërtuar një sistem që paralajmëron rreziqet që shkakton duhani. Ne duhet të arrijmë në ato nivele të kontrollit të duhanpirjes kur edhe pacientë që planifikohen për kirurgji të planifikuara të mund të mos e bëjnë atë nëse janë duhanpirës. Njerëzit të mos pranohen për kirurgji të planifikuar nëse nuk ka lënë 3 muaj cigaren”, tha Beqiri.
  
Ndërkohë nga ana tjetër, përtej ligjit antiduhan, këtë dimër u vu re që restorantet kishin lejuar përdorimin e cigares në mjediset e brendshme publike.

Kjo ishte edhe një nga vërejtjet që Nazira Artykova, përfaqësuese e organizatës botërore të shëndetësisë bëri në takimin me drejtorët e shëndetit publik dhe ministrit Arben Beqiri.
 
Nga ana tjetër Beqiri deklaroi edhe një herë pozicionin e tij si ministër teknik në zbatimin e ligjit për zgjedhjet.
 
“Detyra ime parësore është respektimi i ligjit të zgjedhjes i plotësuar me vendime të qeverisë të cilat përcaktojnë mospjesëmarrjen e administratës shtetërore në procesin e fushatës elektorale”
, u shpreh Beqiri.
 
Aktualisht 35 % e popullsisë mbi moshën 15 vjeç janë duhanpirës.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë