SHBA dhe Britania, embargo naftës ruse! Moska kërcënon të ndërpresë furnizimin me gaz për Europën! Polonia ofron avionët e saj luftarakë për të ndihmuar Ukrainën!

Ukraina ka hyrë në ditën e 13 të luftës ku duket se sanksionet do të bëhen edhe më të forta ndaj Moskës. SHBA dhe Britania e Madhe kanë vendosur sot të ndalojnë importin e naftës ruse. Presidenti Amerikan, Joe Biden ka konfirmuar ndalim të plotë për importet ruse të naftës, gazit dhe qymyrit. Në një deklaratë për mediat, Biden tha se kjo masë u mor për t'i dhënë një goditje të fuqishme udhëheqjes së Putin.

"Ne nuk do të jemi pjesë e subvencionimit të luftës së Putinit", tha Biden.

Nga ana tjetër, kryeministri britanik, Boris Johnson tha se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të heqë gradualisht naftën dhe produktet e naftës ruse deri në fund të vitit 2022. Kjo periudhë tranzicioni do t'i japë tregut, bizneseve dhe zinxhirëve të furnizimit më shumë se kohë të mjaftueshme për të zëvendësuar importet ruse. BE gjithashtu ka njoftuar sot për lëvizje për të reduktuar varësinë e kontinentit nga gazi rus, duke thënë se synon të ulë kërkesën e tij me dy të tretat deri në fund të vitit. Këto zhvillime vijnë në një kohë kur nga ana tjetër Moska kërcënon se do të ndërpresë furnizimin me gaz për Europën. 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky me një video-lidhje të transmetuar për deputetët nga Dhoma e Përbashkët Britanike tha se populli i Ukrainës do i rezistojë 'pushtimit nazist' njëspj si Europa në të kaluarën.  Ai tha se Ukraina do të luftojë deri në fund.

Teksa koha kalon, palët sa vijnë dhe nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre. Kievi nuk heq dorë nga mbrojtja, e ndërsa Moska ka shtuar kërcënimet deri në realizimin e kërkesave të tyre që janë të qarta: për të anuluar pushtimin, kërkon që Ukraina të ndryshojë kushtetutën e saj për të garantuar se nuk do të bashkohet me NATO-n dhe BE-në. Nëse kjo nuk ndodh, lufta do të vijojë, teksa bisedimet për korridoret humanitare vijojnë. Nga ana tjetër, Moska ka kërcënuar se mund të hakmerret kundër sanksioneve evropiane duke ndërprerë gazin natyror.

Presidenti ukrainas Zelensky, pasi më parë kishte paralajmëruar një skenar të luftës botërore, më pas ka folur për të hapur dialogun. Madje sipas asaj që shkruan corriere ai ka thënë se është i gatshëm të bisedojë për statusin e republikave në zonën e Donbasin si edhe procesin e anëtarësimit në NATO. Një këshilltar i Presidentit Zelensky ka thënë më pas se Ukraina po mendon për ta vënë në diskutim hyrjen e saj në NATO. Kievi dëshiron të vendosë në tryezë një sërë garancish sigurie. Kështu raporton agjencia ruse e lajmeve Novosti. Kjo do të ishte një shenjë e mëtejshme e hapjes për kompromis.

Ndërkohë gjatë natës së kaluar kanë vijuar bombardimet, ku Rusia ka sulmuar një pikë evakuimi të civilëve jashtë Kievit, duke vrarë  8 persona, përfshirë 2 fëmijë , teksa ata u përpoqën të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Frika po rritet për civilët e bllokuar në qytetet e Mariupol, Volnovakha dhe Kiev ndërsa sulmi rus vazhdon. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se presidenti amerikan Joe Biden "mund të bëjë më shumë" për të ndaluar luftën

"Unë jam i sigurt se ai mund dhe unë do të doja ta besoja këtë. Ai është i aftë ta bëjë këtë," tha Zelensky, teksa përsëriti kërkesën për të mbyllur hapësirën ajrore të Ukrainës.

"Nëse një raketë fluturon lart, Unë mendoj se nuk ka përgjigje tjetër ... ata duhet të rrëzohen. Ju duhet të ruani jetë," tha ai.

Zelensky ka pasur edhe një mesazh të fortë duke thënë se për shumë persona lufta mund të duket e largët, por tha se nga "etja" e Putin gjasat janë që të mos shpëtojë askush.

"Të gjithë mendojnë se jemi shumë larg Amerikës apo Kanadasë. Jo, ne jemi në këtë zonë lirie. Dhe kur kufijtë e të drejtave dhe lirive shkelen dhe shkelen, atëherë ju duhet të na mbroni. Sepse ne do të jemi të parët. Ju do të vini i dyti, sepse sa më shumë të hajë kjo bishë, ai do më shumë, më shumë dhe më shumë", përfundoi Zelensky.

Banka Botërore miratoi një financim emergjent prej 723 milionë dollarësh, për të ndihmuar Qeverinë e Ukrainës që të paguajë pagat dhe pensionet e sektorit publik.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
Polonia i vuri në dispozicion avionët luftarak Mig-29, SHBA: Të befasuar nga oferta

SHBA shpreh “befasi” me ofertën e Polonisë për të dorëzuar Mig-29-ët e tyre në bazën amerikane në Gjermani.

"Me sa di unë, ata nuk ishin konsultuar me ne më parë," tha nënsekretarja amerikane e shtetit Victoria Nuland në një seancë dëgjimore në Senat. 

“Mendoj se ishte një njoftim i papritur nga polakët”, shtoi ai.

Ora 22:49
Coca-Cola dhe Starbucks pezullojnë të gjitha aktivitetet në Rusi

Coca-Cola ka njoftuar pezullimin e të gjitha aktiviteteve në Rusi, duke shtuar se “do të vazhdojë të monitorojë situatën”.

Të njëjtin vendim mori edhe Starbucks, i cili njoftoi se do të pezullonte gjithashtu furnizimet me produkte.

Ora 22:41
Zonja e parë e Ukrainës thirrje Perëndimit: Ndaloni Putinin, ose nuk do ketë më asnjë vend të sigurt

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka publikuar një letër të hapur në faqen e saj në Facebook, ku reflekton atë që ka ndodhur me Ukrainën në dy javët e fundit që nga pushtimi rus.

“Pavarësisht nga organet propagandistike të mbështetura nga Kremlini, të cilët e quajnë këtë një ‘operacion special’ – kjo është, në fakt, vrasje masive e civilëve ukrainas. Ndoshta më e tmerrshmja dhe gjëja më shkatërruese e këtij pushtimi janë humbja e jetëve të fëmijëve. Tetë vjeçarja Alice që vdiq në rrugët e Okhtyrka-s ndërsa gjyshi i saj u përpoq ta mbronte. Ose Polina nga Kievi , e cila vdiq në granatimet me prindërit e saj. 14-vjeçari Arseniy u godit në kokë nga rrënojat dhe nuk mundi të shpëtohej sepse një ambulancë nuk mundi t’i afrohej në kohë për shkak të zjarreve intensive“, shkruan ajo.

Zonja e parë e Ukrainës thotë se presidenti rus Vladimir Putin e ka nënvlerësuar rezistencën e ukrainasve.

“Ndërsa propagandistët e Kremlinit mburreshin se ukrainasit do t’i mirëprisnin me lule si shpëtimtarë, ata janë pritue me kokteje molotov,” shkroi ajo.Zelenska gjithashtu i bëri jehonë kërkesave të bashkëshortit të saj për një zonë ndalim fluturimi mbi Ukrainë. “Mbyllni qiellin dhe ne vetë do ta menaxhojmë luftën në terren. Unë dëshmoj dhe i them botës: lufta në Ukrainë nuk është një luftë “diku atje”. Kjo është një luftë në Evropë, afër kufijve të BE. Ukraina po ndalon forcën që mund të hyjë në mënyrë agresive nesër në qytetet tuaja me pretekstin e shpëtimit të civilëve. Nëse nuk e ndalojmë Putinin, i cili kërcënon të nisë një luftë bërthamore, nuk do të ketë vend të sigurt në botë për asnjë prej nesh”, përfundon ajo.

Ora 22:18
Orban: Hungarezët nuk do të paguajnë çmimin e luftës

“Hungaria ka dënuar sulmin ushtarak rus dhe luftën në Ukrainë, por nuk do të lejojë qytetarët hungarezë të paguajnë çminim e asaj lufte”, kështu është shprehur kryeministri i Hungarisë Viktor Orban.

Pas samitit të zhvilluar mes kryeministrit të Grupit të Vishegratit dhe kryeministrit britanik Boris , Orban gjithashtu u shpreh  se efektet e sanksioneve ndaj Rusisë do të ndjehen në të gjithë Europën, përfshirë edhe Hungarinë.

“Përfundimi i kësaj lufte përmes negociatave është në interesin e të gjithëve”, ka thënë më tej ai.

Ora 22:09
Shefat e inteligjencës amerikane: Putin mund të përshkallëzojë konfliktin në Ukrainë pa u shqetësuar për viktimat civile

Inteligjenca amerikane beson se presidenti rus Vladimir Putin e sheh konfliktin në Ukrainë  si një "luftë që ai nuk mund ta humbasë", duke sugjeruar se ai ka të ngjarë të përshkallëzojë konfliktin pa ndonjë shqetësim për numrin e civilëve të vrarë.

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Avril Haines tha në një seancë dëgjimore të Kongresit se inteligjenca amerikane vlerëson se Putini nuk ka gjasa të frenohet nga pengesat me të cilat ushtria ruse është përballur në Ukrainë, duke sugjeruar se ai po dyfishon fushatën e tij për të mbajtur Ukrainën larg nga anëtarësimi në NATO.

Drejtori i CIA-s, William Burns tha se Putini kishte nisur pushtimin "i vendosur për të dominuar dhe kontrolluar Ukrainën" bazuar në një sërë supozimesh se konflikti do të ishte i suksesshëm

Ora 21:17
BBC rifillon shërbimet nga Rusia: Do të jemi të pavarur dhe të paanshëm

BBC rifillon shërbimet e saj nga Rusia, të pezulluara për shkak të ligjeve të reja që përfshijnë përgjegjësi penale për 'lajmet e rreme' mbi forcat e armatosura ruse. "Ne kemi shqyrtuar implikimet e legjislacionit të ri së bashku me nevojën urgjente për të raportuar lajmet nga Rusia. Pas diskutimeve të kujdesshme, ne kemi vendosur të rifillojmë shërbimin nga Rusia në anglisht sonte, të martën 8 mars. Ne do ta tregojmë këtë pjesë të rëndësishme të historisë në mënyrë të pavarur dhe të paanshme, në përputhje me standardet strikte të BBC-së. Siguria e stafit tonë në Rusi mbetet prioriteti ynë numër një”, thuhet në një njoftim të BBC.

Ora 21:02
Zelensky falënderon Biden për ndalimin e importeve ruse të naftës: Goditje në zemër të makinës luftarake të Putinit

1646516324_zelensky3770x439.jpg

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky falënderoi presidentin amerikan Joe Biden për ndalimin e importeve të naftës , gazit natyror dhe qymyrit rus në SHBA. 

“Faleminderit SHBA për goditjen në zemër të makinës luftarake të Putinit, ndalimin e naftës, gazit dhe qymyrit nga tregu amerikan”, shkroi Zelensky në Twitter. 

Ora 20:42
Putin zhvillon bisedë telefonike me kryeministrin izraelit

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett, ka zhvilluar një bisedë të re telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, ku u diskutua për zhvillimet në luftë.

“Presidenti rus dhe kryeministri izraelit kanë rënë dakord të vazhdojnë dialogun për këto çështje”, njofton Kremlini.

Ora 20:41
Polonia vendos avionët e saj luftarakë MiG-29 në dispozicion të Uashingtonit për t'ia ofruar Ukrainës

Polonia tha të martën se ishte gati të vendoste  menjëherë dhe pa pagesë  të gjithë avionët e tyre luftarakë MiG-29 në bazën ajrore Rammstein të Forcave Ajrore të SHBA-së në Gjermani dhe t'i vendoste në dispozicion të Uashingtonit për t'ia ofruar Ukrainës, sipas një deklaratë nga ministria e jashtme polake.

“Në të njëjtën kohë, Polonia kërkon që Shtetet e Bashkuara të na ofrojnë avionë të përdorur me aftësi operacionale përkatëse. Polonia është e gatshme të vendosë menjëherë kushtet e blerjes së avionëve”, shtoi ai.

Qeveria polake në deklaratë u bëri thirrje “aleatëve të tjerë të NATO-s – pronarë të avionëve MIG-29 – të veprojnë në të njëjtën mënyrë”.

Ora 20:30
Rusia shpall armëpushim të ri të përkohshëm nga nesër në mëngjes për të lejuar korridoret humanitare

Rusia ka shpallur një armëpushim të ri të përkohshëm duke filluar nga ora 10 e mëngjesit me orën lokale për të lejuar korridoret humanitare. Kjo është bërë e ditur nga Ministria ruse e Mbrojtjes ruse, e cituar nga TASS. Vetë ministria përmend korridoret humanitare nga Kievi, Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol.

Ora 19:43
McDonald’s mbyll përkohësisht restorantet në Rusi

McDonald’s ka vendosur të mbyllë përkohësisht të gjithë restorantet në Rusi dhe gjithashtu të ndalojë të gjitha operacionet në treg, bëri me dije CEO , Chris Kempczinski.

CNN shkruan se McDonald’s kishte 847 pika në Rusi deri në fund të vitit të kaluar.

Kempczinski gjithashtu theksoi se nuk mund të injorohen vuajtjet e njerëzve që po përballen me luftën në Ukrainë.

Ora 19:39
Kryeministri britanik-Zelenskyt: Ukrainasit janë duke inspiruar miliona njerëz

Në përgjigje ndaj fjalimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky para Parlamentit të Britanisë, kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se ukrainasit janë duke inspiruar miliona njerëz me kurajën e tyre.

Johnson ka thënë se Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët janë të vendosur për të shtuar mbështetjen ushtarake për Ukrainën, që të vendosin sanksione dhe rrisin presionin kundër Rusisë.

Ai ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar do të zbatojë secilën metodë të mundshme derisa presidenti rus, Vladimir Putin të dështojë në përpjekjet e tij dhe që Ukraina të jetë sërish e lirë.

Ora 19:35
27 civilë të vrarë në 24 orët e fundit në Kharkiv, 5 prej tyre fëmijë

27 civilë janë vrarë në 24 orët e fundit në Kharkiv, në verilindje të Ukrainës. Këtë e ka bërë të ditur policia e Ukrainës. Në total, 170 njerëz janë vrarë në rajonin e Kharkiv që nga fillimi i konfliktit.

Ora 19:33
Rusia kufizon importin dhe eksportin e disa lëndëve të para

 

1646564550_d9gktnk8vladimirputinafp650625x30012December21.jpg

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që kufizon importin dhe eksportin e një liste mallrash dhe lëndësh të para "për sigurinë e Federatës Ruse". Këtë e ka bërë të ditur agjencia Interfax, pa specifikuar se për cilin mall dhe lëndë të parë bëhet fjalë.

Ora 18:47
FOTO/ Me armë në duar për të mbrojtur lirinë, 8 marsi ndryshe në Ukrainë

Dita e gruas, 8 marsi vjen ndryshe në Ukrainë. Në një kohë kur gratë në të gjithë botën luftojnë për të forcuar edhe më tej të drejtat e tyre në shoqëri, gratë në Ukrainë po luftojnë për lirinë e tyre, po luftojnë për të mbrojtur familjen dhe popullin ukrainas. Sot gratë kanë marshuar në rrugët e qyteteve për të drejtat e tyre, por një realitet krejt ndryshe na vjen nga Ukraina, gra me veshje ushtarake e me armë në duar në frontin e luftës.

Ora 18:20
Zelensky flet në parlamentin anglez: Ne i rezistojmë nazistëve si ju! Do luftojmë deri në fund

1646566053_zelensky6.jpg

“Nuk duam të humbasim atë që është e jona, pasi në të kaluarën nuk deshe të dorëzoheshe përballë “pushtimit nazist”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në lidhje me pushtimin rus në një adresë të drejtpërdrejtë video-lidhje të transmetuar për deputetët nga Dhoma e Përbashkët Britanike e mbushur plot, të cilët e përshëndetën atë me një ovacion të zgjatur në këmbë.

Ai tha se Ukraina do të luftojë deri në fund.

Fjalimi i plotë:

"Zoti Kryetar, të gjithë deputetë, zonja dhe zotërinj, po i drejtohem të gjithë popullit të Mbretërisë së Bashkuar dhe të gjithë njerëzve nga vendi me një histori të madhe.Po ju drejtohem si qytetar, si president, po ashtu i një vendi të madh, me një ëndërr dhe mundim të madh.“Dëshiroj t’ju tregoj për 13 ditët e luftës, luftën që nuk e nisëm dhe nuk e deshëm, sidoqoftë duhet ta bëjmë këtë luftë, nuk duam të humbasim atë që kemi, atë që është e jona. , vendi ynë Ukrainë.“Ashtu si dikur nuk deshe të humbisje vendin tënd kur nazistët filluan të luftojnë vendin tënd dhe ti duhej të luftoje për Britaninë.Trembëdhjetë ditë të kësaj lufte, ditën e parë në orën katër të mëngjesit, ne u sulmuam me raketa, të gjithë u zgjuan dhe njerëz me fëmijë, e gjithë Ukraina dhe që nga ajo kohë ne nuk kemi fjetur.“Ne të gjithë kemi luftuar për vendin tonë, me ushtrinë tonë.Në ditën e dytë ne kemi luftuar sulmet ajrore dhe ushtarakët tanë heroikë në ishuj janë përpjekur të luftojnë – kur forcat ruse kërkuan që ne të dorëzonim armët, megjithatë, ne vazhduam të luftonim dhe ndjemë forcën e popullit tonë që kundërshtoi deri në fund banorët.Të nesërmen artileria filloi të na luftonte. Ushtria jonë na tregoi se kush jemi”.Ai shtoi: “Në ditën e katërt filluam t’i kapim njerëzit, nuk i kemi torturuar, ne mbetemi njerëzorë edhe në ditën e katërt të kësaj lufte të tmerrshme.Në ditën e pestë po ndodhte terrori kundër nesh kundër fëmijëve, kundër qyteteve dhe granatimet e vazhdueshme po ndodhin në të gjithë vendin, përfshirë spitalet, dhe kjo nuk na thyente dhe kjo na dha ndjenjën e së vërtetës së madhe.Në ditën e gjashtë, raketat ruse ranë mbi Babi Yar – ky është vendi ku nazistët vranë mijëra njerëz gjatë Luftës së Dytë Botërore – dhe 80 vjet pasi rusët i goditën për herë të dytë, madje edhe kishat po shkatërrohen. me granatime.“Në ditën e tetë, ne kemi parë tanke ruse duke goditur stacionin e energjisë atomike dhe të gjithë e kuptuan se ky është terror kundër të gjithëve.Ditën e nëntë, ishte një mbledhje e kongresit të NATO-s pa rezultatin që kërkonim. Po, ne ndjemë se për fat të keq aleancat nuk funksionojnë gjithmonë siç duhet dhe zona e ndalim-fluturimit nuk mund të zbatohet.“Në ditën e 10-të, ukrainasit filluan të protestojnë dhe të ndalojnë mjetet e blinduara me duart e tyre.Në ditën e 11-të, fëmijët dhe qytetet po goditeshin dhe spitalet me raketa dhe granatime të vazhdueshme, dhe atë ditë ne kuptuam se ukrainasit u bënë heronj, qytete të tëra, fëmijë, të rritur.“Në ditën e 12-të, humbjet e ushtrisë ruse i kaluan 10,000 njerëz të vrarë, duke përfshirë edhe gjeneralin, dhe kjo na dha shpresë se do të ketë një lloj përgjegjësie për ata njerëz para gjykatës.“Ditën e 13, në qytetin e Mariupolit që u sulmua nga forcat ruse, një fëmijë mbeti i vrarë, ata nuk lejojnë as ushqim, as ujë dhe njerëzit i ka zënë paniku.Mendoj se të gjithë dëgjojnë se njerëzit nuk kanë ujë mbi 13 ditë nga kjo situatë, janë vrarë mbi 50 fëmijë. Këta janë fëmijët që kanë mundur të jetojnë por këta na i kanë marrë.Ukraina nuk po kërkonte të kishte këtë luftë. Ukraina nuk po kërkonte të bëhej e madhe, por ajo është bërë e madhe gjatë ditëve të kësaj lufte. Ne jemi vendi që po shpëtojmë njerëz pavarësisht se duhet të luftojmë një nga ushtritë më të mëdha në Ne duhet të luftojmë helikopterët, raketat.”Pyetja për ne tani është të jesh apo të mos jesh. Oh jo, kjo pyetje shekspiriane. Për 13 ditë mund të ishte bërë kjo pyetje, por tani mund t’ju jap një përgjigje përfundimtare. Është padyshim po, të jesh.“Dhe dua t’ju kujtoj fjalët që ka dëgjuar tashmë Mbretëria e Bashkuar, të cilat janë sërish të rëndësishme. Ne nuk do të dorëzohemi dhe nuk do të humbasim.Ne do të luftojmë deri në fund, në det, në ajër, do të vazhdojmë të luftojmë për tokën tonë, pavarësisht kostos.Ne do të luftojmë në pyje, në fusha, në brigje, në rrugë.Dua të shtoj se ne do të luftojmë në brigjet e lumenjve të ndryshëm dhe po kërkojmë ndihmën tuaj, për ndihmën e vendeve të qytetëruara.Ne jemi mirënjohës për këtë ndihmë dhe ju jam shumë mirënjohës Boris, ju lutemi rrisni presionin e sanksioneve kundër këtij vendi (Rusisë), ju lutemi ta njihni këtë vend si një shtet terrorist dhe ju lutemi sigurohuni që qiejt tanë të Ukrainës të jenë të sigurt.“Ju lutemi sigurohuni që të bëni atë që duhet bërë dhe atë që përcaktohet nga madhështia e vendit tuaj.“Lavdi Ukrainës dhe lavdi Mbretërisë së Bashkuar”

Ora 18:03
Putin humbet 9 komandantë të lartë, u vranë nga forcat ukrainase

 

Ushtria ukrainase ka deklaruar se ka vrarë më shumë se 12 mijë ushtarë rusë që prej fillimit të luftës, teksa 9 prej viktimave janë gjeneralë të besuar të Vladimir Putin. Sipas Ukrainës, gjenerali i fundit i vrarë është Vitaly Gerasimov, i cili u vra në luftime jashtë qytetit të dytë të Ukrainës, Kharkiv. Po ashtu mes viktimave është edhe nënkoloneli Dmitry Safronov, nënkoloneli Denis Glebov dhe koloneli Konstantin Zizevsky, të cilët drejtuan trupat e sulmit ajror. Safronov dhe Glebov u vranë kur forcat ukrainase rimorën qytetin Chuhuiv, ndërsa Zizevsky u vra në jug të Ukrainës. Po ashtu një nga të vrarët nga snajperët ukrainas është edhe gjeneralmajor Andrei. Gjenerali Magomed Tushaev vdiq kur kolona e tij e forcave speciale çeçene, duke përfshirë 56 tanke, u shkatërrua pranë Hostomelit, në veri-lindje të qytetit. Komandanti i luftës Vladimir Zhonga, i cili drejtoi Batalionin Sparta, një njësi ushtarake neo-naziste që ka mbështetjen e Kremlinit, u vra po ashtu gjatë luftimeve. Dy komandantë të tjerë të lartë rusë të paidentifikuar janë vrarë gjithashtu në luftime.

Ora 17:32
SHBA dhe Britania Embargo ndaj naftës dhe gazit rus! Boris Johnson: Të ndalohen deri në fund të vitit

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka shpallur embargon ndaj hidrokarbureve të prodhuara nga Moska. SHBA dhe Mritania e Madhe kanë shpallur embargon ndaj hidrokarbureve të prodhuara nga Moska. Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar është e angazhuar të çojë furnizimet e saj me gaz dhe naftë nga Rusia në zero deri në fund të vitit 2022.

Ora 17:32
Premier Liga pezullon marrëveshjen e transmetimit me Rusinë

Premier Liga pezulloi marrëveshjen e saj të transmetimit me Rusinë, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Vendimi do të hyjë në fuqi menjëherë, që do të thotë se katër ndeshjet e futbollit, që do të luhen të enjten, nuk do të shfaqen në Rusi.

Vendimi u mor në një takim të 20 klubeve në Londër, që u mbajt të martën.

Premier Liga tha se e dënon pushtimin rus të Ukrainës dhe se klubet e saj kanë rënë dakord unanimisht për këtë veprim.

“Ne bëjmë thirrje për paqe dhe mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur”, tha Premier Liga në një deklaratë.

Premier Liga është niveli më i lartë në sistemin e ligave angleze të futbollit.

Sezonet e kësaj lige zgjasin nga gushti deri në maj.

Ora 16:58
Britania e Madhe në qendër të kritikave: Ka pranuar vetëm 300 refugjatë ukrainas

 

Britania e Madhe ka pranuar vetëm 300 refugjatë ukrainas deri më sot, krahasuar me 18,000 kërkesa të paraqitura. Sipas rregullave të vendit, ukrainasit mund të hyjnë vetëm nëse kanë të afërm të afërt që banojnë në Britaninë e Madhe ose nëse janë "referuar" nga një institucion ose kompani. Dhe, gjithsesi, duhet të kalojnë një proces shumë të vështirë burokratik.

Ora 16:53
Mariupoli, një 6-vjeçare humb jetën nga dehidratimi, mbeti e bllokuar nën rrënoja

Kryetari i bashkisë së qytetit të rrethuar të Mariupolit, Vadym Boychenko, thotë se trupi i një vajze 6-vjeçare të quajtur Tanya u nxor nga rrënojat e një ndërtese banimi të shkatërruar. Ai thotë se ajo kishte vdekur nga dehidratimi.

“Nëna e saj u vra. Nuk e dimë se sa kohë vajza po luftonte për jetën. Nuk mund ta imagjinojmë se sa vuajtje i është dashur të përballojë. Në minutat e fundit të jetës së saj ajo ishte e vetme, e dobët, e frikësuar, e etur.”, tha ai

Kryebashkiaku thotë se historia e vajzës, e përmendur edhe më herët sot nga Presidenti Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij, ishte "një nga shumë histori tragjike të Mariupolit, qyteti që mbijetoi në një bllokadë për tetë ditët e fundit".

 “Pushtuesit rusë në mënyrë cinike e kanë lënë qytetin prej gjysmë milioni pa ujë, dritë, ngrohje dhe komunikim. Të gjitha rrugët për në qytet janë të bllokuara. Të gjitha përpjekjet për të ofruar ushqim dhe ilaçe për banorët e qytetit u bllokuan nga ushtria ruse", tha Boychenko.

Ora 16:53
Inteligjenca amerikane: Rusia nuk dëshiron një konflikt të drejtpërdrejtë  me SHBA

Inteligjenca amerikane vlerësoi se Rusia "nuk dëshiron një konflikt të drejtpërdrejtë me forcat amerikane"

“Rusia kërkon një akomodim me Shtetet e Bashkuara për mosndërhyrje reciproke në punët e brendshme të të dy vendeve dhe njohjen e SHBA-së të sferës së pretenduar të ndikimit të Rusisë mbi pjesën më të madhe të ish-Bashkimit Sovjetik”, thuhet në dokument.

Pohimi vjen pasi tensionet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë arritur pikun e tyre mw tw lartw në dekada në mes të pushtimit rus të Ukrainës.

Moska “i sheh aftësitë e saj bërthamore si të nevojshme për ruajtjen e parandalimit dhe arritjen e qëllimeve të saj në një konflikt të mundshëm kundër Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, dhe sheh një parandalues ​​të besueshëm të armëve bërthamore si garantuesin përfundimtar të Federatës Ruse”, thuhet në raport.

Ora 16:52
Dita e Gruas/ Ish-boksieri bën gjestin e veçantë për gratë që po luftojnë në Ukrainë (VIDEO)

8 marsi i gjeti gratë në Ukrainë në frontin e luftës, por ish-boksieri Wladimir Klitschko ka bërë sot një gjest të veçantë për to. Ai iu ka dhuruar sot grave që po luftojnë për Ukrainën lule.

Klitschko ka shpërndarë videon nga momenti kur iu jep grave në luftë nga një tulipan.

Ora 16:29
Pas SHBA, Britania e Madhe pritet të ndalojë naftën ruse

1565532656_johnson.jpg

Pas SHBA, edhe Mbretëria e Bashkuar do të shpallë një ndalim të importeve të naftës ruse. Kryeministri Boris Johnson pritet të bëjë një njoftim më vonë ditën e sotme, në përputhje me ndalimin për importet e naftës dhe gazit rus. Ndalimi i Mbretërisë së Bashkuar do të zbatohet në faza gjatë muajve të ardhshëm dhe nuk do të mbulojë gazin rus, sipas raporteve në Politico dhe Bloomberg.

Ora 16:11
Stoltenberg: Përgjegjësia jonë është që konflikti të mos përshkallëzohet

NATO ka “përgjegjësi për të siguruar që konflikti të mos përhapet përtej Ukrainës”, tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg këtë të martë.

Duke folur gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Riga me presidentin letonez Egils Levits, Stoltenberg u shpreh se “vuajtja që shohim tani në Ukrainë është e tmerrshme”.

“Ne kemi përgjegjësinë për të siguruar që konflikti të mos përshkallëzohet dhe të mos përhapet përtej Ukrainës. Kjo do të ishte edhe më e rrezikshme, shkatërruese dhe akoma më vdekjeprurëse. Situata mund të dalë jashtë kontrollit”, tha Stoltenberg.

Ora 16:07
Kryebashkiaku i Kharkivit: Sulmet kanë shkatërruar qytetin, por do t’i mposhtim forcat ruse

Kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov është i sigurt se ushtarët ukrainas do t’i mposhtin forcat ruse. Terekhov tha për CNN se Kharkivi është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, por ende po i reziston bombardimeve.

Sulmet ruse kanë shkatërruar qytetin, por Terekhov thotë se do ta përballojnë këtë situatë falë ushtrisë ukrainase.

Gjatë javës së kaluar, forcat ruse kanë shënjestruar zonat e banuara në Kharkiv , duke goditur shkolla, dyqane, spitale, blloqe apartamentesh dhe kisha.

“Qyteti me 1.5 milionë banorë ka nevojë për gjithçka nga ushqimi, ilaçet dhe rrobat e ngrohta”, tha Terekhov.

Kharkiv ka qenë një nga zonat më të bombarduara në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.

"Kur goditen qindra ndërtesa civile, kjo nuk është rastësi. Ky është një sulm i synuar."

Kremlini ka mohuar të ketë shënjestruar civilët në Ukrainë, pavarësisht viktimave të shumta të dokumentuara.

Ora 15:51
SHBA, embargo edhe arit të Rusisë

Jo vetëm embargon e naftës, SHBA po përpiqet të parandalojë Moskën të shesë rezervat e saj të arit për t'i rezistuar sanksioneve dhe kufizimeve të monedhës. Ari mund të përfaqësojë një litar shpëtimi për Rusinë, por një projekt-ligj dypartiak, i nënshkruar si nga demokratët, ashtu edhe nga republikanët, kërkon që çdo transaksion i arit me bankën qendrore ruse të parandalohet.

Ora 15:36
Stoltenberg: 130 avionë të NATO-s në Europën lindore janë në gatishmëri

NATO ka vendosur të forcojë mbrojtjen e saj në kufirin lindor të Evropës.

“Ne kemi 130 avionë në gatishmëri, 200 anije në Mesdheun e Sipërm dhe mijëra trupa shtesë në rajon”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

“NATO ka përgjegjësinë të sigurojë që konflikti të mos përshkallëzohet apo të mos përhapet përtej Ukrainës”, tha ai në një konferencë shtypi në Riga, Letoni.

Ora 15:36
Vatikani telefonatë me Moskën: Ndalni luftën, siguroni korridoret humanitare

Selia e Shenjtë konfirmoi se këtë mëngjes pati një telefonatë midis kardinalit Pietro Parolin, Sekretarit të Shtetit të Vatikanit dhe Ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov.

"Kardinali përcolli shqetësimin e thellë të Papa Françeskut për luftën në Ukrainë dhe ripohoi atë që Papa tha të dielën e kaluar në Angelus ", tha zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni.

 "Në veçanti, ai përsëriti apelin për t'i dhënë fund sulmeve të armatosura, për të siguruar korridore humanitare për civilët dhe për shpëtimtarët, në mënyrë që dhuna e armëve të ndalohet dhe të negociohet.  Sekretari i Shtetit ripohoi vullnetin e Selisë së Shenjtë "për të bërë gjithçka, për ta vënë veten në shërbim të kësaj paqeje", tha Selia e Shenjtë.

Ora 15:04
Biden i thotë po embargos ruse të naftës

1642782314_biden.JPG

Joe Biden po përgatitet të ndalojë importet e naftës ruse pa pjesëmarrjen e aleatëve evropianë tashmë sot. Kjo është raportuar nga agjencia Bloomberg duke cituar disa burime, sipas të cilave ndalimi përfshin edhe gazin natyror të lëngshëm dhe qymyrin.

Ora 15:02
Bota po feston, vajzat dhe gratë në Ukrainë marrin armët dhe luftojnë: Bashkohemi me burrat, do mbrojmë atdheun

Në një kohë kur bota po feston 8 marsin, vajzat dhe gratë në Ukrainë të veshur me uniformën ushtarake po luftojnë për të drejtat dhe lirinë e vendit të tyre.

Në një video që është publikuar orët e fundit shfaqen disa gra, ndërsa njëra prej tyre tha me zë të lartë “Ne jemi gratë e Ukrainës. Jemi këtu për të mbrojtur tokën tonë. Ne i kemi çuar tashmë fëmijët në një vend të sigurt, larg vendit. Ne bashkohemi me burrat dhe ushtrinë ukrainase. Ne do të shkatërrojmë armikun në çdo pëllëmbë të tokës ukrainase në çdo qytet, çdo fshat, pyll dhe fushë. Për çdo fëmijë, grua, plak, shtëpi të rrënuar, rrugë, edhe hambar, do t'ju pushkatojmë si qen të tërbuar. Lavdi Ukrainës! Vdekje armiqve!”

Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës vuri në dukje në Twitter se më shumë se 15 për qind e ushtrisë ukrainase janë gra sipas sondazhit të fundit.

Ora 14:28
OKB: Mbi 1,200 civilë të vrarë ose të plagosur! Mes të vdekurve edhe një gazetar

Në vetëm 13 ditë luftime në Ukrainë mbi 1,200 civilë janë vrarë ose plagosur. Shifra është njoftuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara . Mes të vdekurve është edhe një gazetar.

Ky numër, sipas OKB përfshin 406 njerëz të vrarë dhe 801 të plagosur. Megjithatë, zëdhënësja e Komisionarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Liz Throssell, paralajmëroi se shifrat “mund të jenë shumë më të larta”.

Shumica e lëndimeve janë rezultat i “sulmeve ajrore dhe i të shtënave me armë”, tha OKB-ja. Këto janë shifrat e publikuara nga OKB, pasi sipas autoriteteve në Ukrainë, numri i viktimave dhe të plagosurve është më i lartë.

Ora 14:18
Kombet e Bashkuara: Një milion fëmijë në arrati nga konflikti në Ukrainë

“Ka një milion fëmijë në arrati, është një krizë e pa parë më parë”.

Vlerësimi është bërë nga UNICEF ​​përballë fluksit të vazhdueshëm të të miturve në kufijtë e Ukrainës.

Ora 13:11
Lule blu dhe të verdha, mbretëresha Elizabeth përçon mesazhin e ‘fshehtë’ në mbështetje të Ukrainës

Përmes një vazoje me lule në ngjyrat e flamurit ukrainas, mbretëresha Elizabeth përçoi mesazhin e saj mbështetës ndaj Ukrainës.

Gjatë një vizite të zhvilluar kryeministrin kanadez Justin Trudeau më tryezë u dallua një buqetë bindëse lule të verdha dhe blu.

Mbretëresha, siç e ka zakon, nuk mban qëndrim për faktet politike por këtë herë ka zgjedhur ta bëjë me këtë mesazh “mes rreshtave”.

Ora 12:55
Kina: Sanksionet ndaj Rusisë janë të dëmshme për ekonominë globale, duhet zvogëluar impakti

1646740609_202203081233191646716851.large.jpg

Kina kërkon që liderët globalë të punojnë bashkë për të reduktuar pasojat e krizës në Ukrainë, duke hedhur poshtë sanksionet të cilat sipas tij do të kenë një ndikim negativ në stabilitetin e financave globale, energjinë, transportin dhe zinxhirët e furnizimit, duke zvarritur "ekonominë botërore, e cila është nën ndikimin e rëndë të pandemisë “e COVID-19 dhe” do të jetë e dëmshme për të gjitha palët”.

Kështu deklaroi presidenti Xi Jinping në video-samitin e mbajtur me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Ora 12:52
Rusët nuk mëshirojnë, shpërthejnë spitale dhe ambulanca! OKB: Pamjaftueshmëri pajisjesh mjekësore, oksigjeni dhe gjaku

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi sot se sulmet ndaj spitaleve, ambulancave dhe objekteve të tjera shëndetësore në Ukrainë janë shtuar me shpejtësi ditët e fundit dhe se furnizimet mjekësore po mbarojnë.

Mjekët po përballen me pamjaftueshmërinë e oksigjenit, insulinës, pajisjeve mjekësore, furnizime kirurgjikale dhe gjak.

Ora 12:41
Dhimbja e luftës dhe shpresa për paqe në sy, mijëra ukrainas presin të largohen nga vendi! Rritet numri i refugjatëve çdo ditë (FOTO)

Njerëz që largohen me dhimbjen e luftë mbi kurriz dhe shpresë në sy drejt një vendi ku zhurma e bombardimeve nuk është me një shqetësim, janë grumbulluar në qytetin perëndimore të Ukrainës, Lviv.

Për të shpëtuar nga pushtimi, ata po presin të largohen drejt Polonisë.

Reuters raportoi se shumë njerëz mbetën duke pritur me orë të tëra për të hipur në një tren.

Çdo ditë e më shumë njerëz largohen nga vendi. Kujtojmë se OKB raportoi se më shumë se milionë njerëz kanë ikur tashmë nga Ukraina.

 

Ora 12:40
Lufta në Ukrainë, presidenti italian: Kundërshtimi i agresionit ka kosto, por ajo do të jetë më e madhe nëse nuk e ndalim tani

“Të kundërshtosh agresionin rus ndaj Ukrainës, ka koston e vet”, kjo është deklarata e fundit e presidentit italian, Sergio Mattarella.

Për presidentin, kjo mund të "shkaktojë kosto të mëdha për ekonomitë e vendeve që e kundërshtojnë atë, por ato do të ishin shumë më pak se sa do të paguanin nëse kjo lëvizje nuk do të ndalohej tani".

 

Ora 12:33
Lufta në Urkainë, kompania Shell ndalon blerjen e naftës dhe gazit rus

Kompania britaniko-holandeze Shell ka vendosur të ndalojë pjesëmarrjen në të gjitha projektet e naftës dhe gazit në Rusi.

“Si hap i parë i menjëhershëm, kompania do të ndalojë blerjet e naftës ruse”, thuhet në deklaratë.

Embargoja ndaj naftës së papërpunuar ruse është një nga sanksionet shtesë që shpreson SHBA-ja, masë të cilës Moska ka premtuar t'i përgjigjet duke ndërprerë rrjedhën e gazit në Evropë.

Ora 12:19
Rusia paralajmëron: Ndalojmë gazin nëse vendosni embargo ndaj naftës

Nëse do të ketë një embargo perëndimore ndaj naftës së ardhur nga Rusia, atëherë Moska do ta konsiderojë mundësinë e marrjes së një vendimi për të bllokuar rrjedhjen e gazit rus për në vendet e Evropës.

“Ne kemi çdo të drejtë të marrim një vendim përkatës dhe të vendosim një embargo për pompimin e gazit përmes gazsjellësit Nord Stream 1”, është shprehur sot zëvendëskryeministri rus Aleksandr Novak, sipas raporteve nga BBC, duke komentuar hipotezën e një embargoje ndaj naftës ruse dhe vendimin gjerman për të ngrirë autorizimin e Nord Stream 2.

Ora 12:03
Kievi: Armëpushimi u shkel në Mariupol! Hera e katërt që dështon

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës akuzon rusët se nuk respektojnë korridorin humanitar të Mariupolit. Ata thotë që armëpushimi është shkelur sërish.

Tre armëpushimet e mëparshme (tani i katërti) kishin dështuar gjithashtu pikërisht sepse trupat e Moskës kishin hapur zjarr ndaj objektivave civilë.

Ora 12:00
Zelensky nënshkruan dekretin: Tërheq ushtarët ukrainas nga Kosova për të luftuar kundër Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar një dekret ku u bën thirrje forcave ushtarake që janë jashtë vendit me mision paqeruajtës të kthehen në Ukrainë për të luftuar agresionin rus. Sipas Express këtu përfshihen edhe 40 ushtarët që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it. Zëvendës shefi i Zyrës së Presidentit, Andriy Sibiga ka publikuar dekretin e nënshkruar nga Zelensky.

‘Presidenti i Ukrainës Vladimir Zelensky mori vendimin për të tërhequr paqeruajtësit ukrainas - ushtarakë të lartë profesionistë - nga të gjitha misionet në botë, bashkë me pajisjet e tyre për të forcuar ushtrinë ukrainase tani kundër agresionit rus Lavdi Ukrainës!’- tha shkruar ai.

Ora 12:00
Konflikti në Ukrainë, OKB: Kalon mbi 2 milionë shifra e refugjatëve, 1.2 mln vetëm në Poloni

Numri i njerëzve që janë larguar nga Ukraina që nga pushtimi rus ka kaluar shifrën 2 milionë. Kjo është bërë e ditur nga agjencia e OKB-së për refugjatët. Që nga 24 shkurti i kaluar, data e pushtimit rus, gjithsej 2,011,312 njerëz janë larguar nga Ukraina, sipas përditësimit të fundit të publikuar në faqen e internetit të Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR).  Nga këto, mbi 1.2 milionë mbërritën në Poloni.

Ora 11:22
Te Lufta e Ftohtë? Lavrov: Me SHBA të rikthehemi te parimet e 'bashkëjetesës paqësore'

1634582272_sergeilavrov.jpg

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet t'u kthehen parimeve të "bashkëjetesës paqësore" siç bënë gjatë Luftës së Ftohtë.

Kjo është raportuar nga Phil Stewart, një reporter nga Agenia Reuters, duke cituar agjencinë ruse Interfax.

Ora 11:21
Lufta në Ukrainë, Zelensky jep lajmin e hidhur: Një fëmijë ka humbur jetën nga dehidratimi në Mariupol

Qyteti port i rrethuar i Mariupol, në Ukrainën juglindore, aktualisht po vuan nga mungesa e ujit, ushqimit dhe energjisë.

Mungesat kanë çuar në humbjen tragjike të një fëmije nga dehidratimi, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Siç kemi raportuar më herët, spitalet në qytet po përballen gjithashtu me mungesë të madhe të antibiotikëve dhe qetësuesve, ndërsa nga ana tjetër mjekët po përballen me sfidën për të kryer çdo procedurë pa pasur mjetet e nevojshme.

Ora 11:12
Zelensky: Gati për kompromis për Krimenë dhe Donbasin si dhe anëtarësimin në NATO

1646516324_zelensky3770x439.jpg

Presidenti ukrainas Zelensky, i cili këtë mëngjes kishte paralajmëruar një skenar të luftës botërore, tani kthehet për të hapur dialogun.

"Ne mund të diskutojmë dhe të gjejmë një kompromis se si do të vazhdojnë të jetojnë këto territore": Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha duke iu referuar Krimesë dhe "pseudo-republikat" separatiste të Donbass. “Jam gati për dialog, jo për kapitullim”, theksoi ai.

Ora 10:39
Ish-presidenti pro-rus i Ukrainës thumbon Zelenskyn: Ndal gjakderdhjen dhe lërë mënjanë krenarinë! Heroizmi nuk është show

Ish-presidenti pro-rus i Ukrainës, Viktor Janukoviç, i kërkoi presidentit aktual, Volodymyr Zelensky, të ndalojë gjakderdhjen dhe të lërë mënjanë krenarinë.

Apeli i Yanukovych gjendet në një letër të publikuar nga mediat ruse, sipas "Kyiv Independent".

“Dua t'i bëj një kërkesë presidenciale dhe madje pak atërore, Volodymyr Zelenskyt. Mbase ëndërron të bëhet heto i vërtet, por heroizmi nuk është shfaqje, nuk bëhet duke luftuar deri sa të humbësh edhe ukrainasin e fundit.", tha ai.

Ora 09:52
Ukraina: Kemi vrarë më shumë se 12 mijë ushtarë dhe shkatërruam 300 tanke për 13 ditë lufte

Ukraina deklaroi se kanë vrarë më shumë se 12 mijë ushtarë rusë.

Shërbimi Shtetëror i Komunikimeve Speciale dhe Mbrojtjes së Informacionit të Ukrainës (SSCIP) ka pohuar se më shumë se 12,000 trupa ruse janë vrarë gjatë 13 ditëve të luftës.

Më shumë se 300 tanke janë shkatërruar, si dhe 1036 automjete të blinduara luftarake, shtoi ai.

Ora 09:35
Agresioni rus në Ukrainë, Zelensky: Do të 'shpërthejë' një luftë botërore

"Kjo luftë nuk do të përfundojë kështu. Do të sjell një luftë botërore", kjo ka qenë deklarata e fortë e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një interviste me programin "Wolrd Neës Tonight".

Zelensky më tej thekson se presidenti rus Vladimir Putin është një kriminel lufte.

 "Të gjithë ata që erdhën në tokën tonë, të gjithë ata që dhanë urdhrat ... janë të gjithë kriminelë lufte", u shpreh ai.

Ora 09:15
Pas përpjekjeve të dështuara, Rusia premton sërish: Sot hapim korridore humanitare në disa qytete ukrainase

 

Rusia thotë se ka hapur korridore humanitare nëpër disa qytete të Ukrainës.

Civilët po lejohen të ikin gjatë një armëpushimi të përkohshëm në qytetet Chernihiv, Sumy, Kharkiv, Kiev dhe Mariupol, tha agjencia e lajmeve "Interfax", lajm që sips tyre u dha nga ministria ruse e Mbrojtjes.

Kujtojmë se kjo është dita e katërt që rusët premtojnë hapjen e sigurt të korridoreve humanitare, megjithatë të gjitha herët ka dështuar

Në Irpin,në rajonin e Kievit, një familje u vra nga bombardimet teksa po përpiqeshin të evakuoheshin.

Rusia është kritikuar për hapjen e korridoreve që i çojnë ukrainasit nga një zonë ose në vetë Rusinë ose në aleatin e saj Bjellorusi.

Ora 08:51
‘Nuk e di sa kohë mund të mbijetojmë’, ukrainasi flet nga qyteti i pushtuar nga rusët: S’kemi për të ngrenë, na kanë mbetur vetëm patate në shtëpi

“Nuk e di edhe sa kohë do të mund t’i mbijetoj kësaj”, këto ishin fjalët e Hussain, i cili jeton në Kherson me bashkëshorten dhe vajzën e tij 3-vjeçare.

Kherson, ishte qyteti i parë i madh i cili ra në duart e rusëve. Ai tregoi për BBC si ka ndryshua jeta e tij pas pushtimit rus.

"Gjërat kanë qenë të qeta brenda qytetit, nuk kemi parë asnjë trup ruse gjatë ditës së sotme.”, tha ai.

Por problemi kryesor për qytetarët është ushqimi.

"Unë mendoj se problemi i qytetit nuk është lufta tani, supermarketet tona janë bosh, nuk ka asgjë të ngrënshme”, thotë ai.

 Hussain thotë se i kanë mbetur vetëm patatet e skuqura dhe çokollata në shtëpinë e tij.

“Nuk e di sa kohë mund t'i mbijetoj kësaj”, tha Hussain i frikësuar m shumë për vajzën e tij të vogël.

Ora 08:48
Nënat ruse telefonojnë në Ukrainë: A kemi djemtë gjallë?

'Më falni që ju shqetësova, po ju telefonoj në lidhje me vëllanë tim".

"A keni ndonjë informacion për burrin tim?"

"Përshëndetje, a është ky vendi ku mund të zbuloj nëse një person është gjallë?"...

Këto janë disa nga telefonatat në linjën qeveritare të Ukrainës. Zërat e dëshpëruar nuk kërkojnë të afërmit e tyre ukrainas, janë qytetarë rus të cilët telefonojnë për të mësuar diçka për babanë, vëllanë, kushëririn që e kanë pasur në ushtrinë ruse me frikën se ndonjë prej tyre do të jetë në listën e personave që kanë humbur jetën. 
Linja telefonike, e quajtur "Kthehu gjallë nga Ukraina", u krijua nga Ministria e Brendshme e Ukrainës, e cila ka dekleruar se iniciativa është një mjet humanitar.

Ora 08:47
Banka Botërore miraton mbi 720 milionë dollarë për Ukrainën

Banka Botërore miratoi një financim emergjent prej 723 milionë dollarësh, për të ndihmuar Qeverinë e Ukrainës që të paguajë pagat dhe pensionet e sektorit publik.

Banka tha se paketa përfshin financime nga Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Suedia, Japonia, Danimarka, Letonia, Lituania dhe Islanda.

Banka Botërore po ashtu tha se po punon për të lëshuar 3 miliardë dollarë të tjerë për Ukrainën dhe vendet e saj fqinje, në muajt e ardhshëm.

Ora 08:12
Ukraina vret gjeneralin rus Vitaly Gerasimov

Një gjeneral rus është vrarë në luftimet rreth Kharkiv, ka pohuar inteligjenca ukrainase, duke e bërë atë gjeneralin e dytë që ushtria ruse ka humbur në Ukrainë brenda një jave. Shërbimet e inteligjencës në Ukrainë bëjnë me dije se kanë vrarë gjeneralin rus Vitaly Gerasimov, shefi i shtabit të Ushtrisë së 41-të, gjatë një përplasjeve të fundit ushtarake. Sipas “Kyiv Indipendent” zëvendës komandanti i Forcave të Përbashkëta Ruse u vra gjatë luftimeve në rrethinat e Kharkivit, i cili është në qendër të bombardimeve të ushtrisë armike. Vitaly Gerasimov ishte një figurë e njohur e ushtrisë, i dekoruar nga presidenti Putin për pushtimin e Krimesë. 

Komandanti i fundit i lartë që ka vdekur është gjeneralmajor Vitaly Gerasimov, i cili u vra në luftime jashtë qytetit të dytë të Ukrainës, Kharkiv.

Tre komandantë të tjerë të lartë janë vrarë në luftimet e fundit në Ukrainë. Nënkoloneli Dmitry Safronov, i cili drejtonte një brigadë marine, vdiq së bashku me nënkolonelin Denis Glebov dhe kolonelin Konstantin Zizevsky, të cilët drejtuan trupat e sulmit ajror.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • difre: 09/03/2022 06:32

    O "Loni" Idiot, Analfabet ke merituar me shume, por nuk harxhoj Kohen time te vlefshme per ty. Shko dhe njehere ne shkollen fillore!

    Përgjigju
  • Liberalizimi: 09/03/2022 01:05

    Hapni ndihmat pra fonde Per investitor shqiptar qe do te investojne ne mullinj me erë apo ferma djellore ! Hapini tecin e Vlores nepermjet TAP por kthejenni me gaz nga naft ne gaz dhe TEC Vlora prodhon energji! Kjo pune duhet bere mars- prill - maj që në tetor te kemi drita edhe per te shit ! Rama kemi besim tek ti gjithashtu duhet edhe diçka tjeter linja hekurudhore për të Ul kosto trasport dhe diversifikim! Forca Albania

    Përgjigju
  • Loni: 08/03/2022 12:21

    Per Egon tende Po vdesin mineral vete! Nje gje qe se kontrollon dot hiq dore o moter respektuar president! Injorante te kan bere hero njerezit e shkolluar nuk Jan me ty sepse pasojat I ke krijuar ti me Gon tende prej presidenti! Duhet me ju gjykuar per genocid te dyja palet nga gjykata e hates ato qe Po vrasin kombin e tyre edhe ju qe shkoni me obligim ne lufte! Jep ore doreheqjen edhe te krijohet qeveri me kushte sic do rusia . Se mos hyri Serbia ne kosove edhe se mori! Po eshte me numerik eshte me I avancuar ! Idiotsi Alla lider global!

    Përgjigju
    • Hdkks: 08/03/2022 22:44

      Bobi, po, sidomos kur e di qe te vjen ne dere nje shtet mik i rusise sic eshte shba-ja

    • Bobi: 08/03/2022 15:18

      Me demek me ardh serbi ne shqiperi dhe te na thote skeni per tu futur ne BE atehere duhet te bindemi sipas teje???eshte shtet sovran Ukraina I merr vendimet vete jo tja citojne te tjeret

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja