TIRANE- Kryetari i shoqatës së ish të burgosurve politikë, Skënder Tufa denoncoi në Tv A1 Report dhunën dhe kërcënimet me jetë ndaj tij dhe disa grevistëve nga disa militantë të PD-së me arsyen se duhet të terhiqet nga greva dhe se nuk duhet të flasë për mediat.
“Jam dhunuar fizikisht nga mercenarët e diktatorit Berisha. Më kanë bërë presion mua dhe ato që ndodhen në grevë kundër këtij regjimi diktatorial. Më vjen keq që ky njeri që na quan dhumë me anë të dhumit kërkon të na dënojë përsëri. Ne nuk trembemi por do të vazhdojmë. Dhuna dhe presioni yt nuk na ndal. Jepi të drejtën ose largohu”- deklaroi Tufa në një prononcim për Tv A1 Report, nga çadrat ku po zhvillohet greva e urisë.
Ndërkohë që dy ish të burgosur politikë u shoqëruan sot në mëngjes drejt QSUT për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Sot grevistët shënojnë ditën e 15 të grevës së urisë dhe megjithëse shëndeti i tyre sa vjen e rëndohet ata deklarojnë se nuk do ta ndërpresin deri në plotësimin e kërkesave.
Dy grevistët që paraqitën sot problem shëndetësore janë Agim Kollçaku dhe Ramazan Spahiu. Ata u shtruan në urgjencën e QSUT-së për të marrë mjekimin dhe më pas për tju rikthyer grevës së urisë. Ndërkohë që pas denoncimit në tv A1 Report pranë grevistëve është vendosur një autoambulancë dhe personeli përkatës mjekesor.
Dy ditë më parë kryeministri Berisha akuzoi ashpër grevistët e urisë, duke shtuar dozat e zemërimit tek ish të përndjekurit. Akuzat e kryeministrit për një grevë politike 2 ditë më pas vazhdojnë të mbajnë të nxehta mendjet dhe shpirtat e grevistëve, ata deklarojne se greva nuk ka motive politike por ekonomike.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com