Dita e 16 e grevës, gratë naftëtare nuk 'dorëzohen': Duam rrogat, zoti Rama ky s'është precedent por vendim gjyqi që duhet zbatuar

Sot në ditën e 16 të grevës së urisë gratë naftëtareve janë të vendosura të mos ndalen në rezistencën e tyre.

Thirrja e tyre shkon për kryeministrin Edi Rama që të japë një zgjidhje për pagat që i kanë fituar me procese gjyqësore.

Njëra prej grevisteve e cila 3 ditë në spital për probleme me diabetin dhe tensionin është rikthyer sërish në greve në mbështetje të kolegeve. Ajo shprehet se nuk ka lekë të blejë ilaçet

"Jam shumë e sëmurë nuk flas dot. 3 ditë në spital nga tensionini i lartë. Më doli edhe diabeti. Isha 3 ditë në spital dhe tani më dha këto doktoresha. Do të vazhdoj bashkë me shoqen. Thirrjja jonë dihet duam bukë duam ujë duam drita dhe lekë për ilaçe se skam me çfarë ti marr", tha ajo.

"Kryeministri thotë se nuk ua jap lekët grevistëve të Ballshit. Zoti kryeministër ky nuk është një precedent por vendim gjyqi që duhet zbatuar. Kërkojmë të zbatohet një vednim gjyqi dhe jo një precedent që thotë kryeministri. Familjarët tanë janë vërtet në merak sepse ne kemi fëmijët dhe familjet pas. Ne jemi të vdekur por të paktën të themi të vdesim këtu në shtëpi", shtoi një tjetër.

 

"Në rast se ai nuk është i informuar për kërkesat tona unë dua një venim gjyqi. Të mos e ngatërrojë kauzën tonë me atë të la ligës", vijoi më tej një naftëtar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër