Dita e 19-të e grevës/ Naftëtaret: Kemi fëmijët pa bukë! Kemi punuar si skllevër, duam lekët tona e jo luks (VIDEO)

BALLSH- Dita e 19-të e grevës i ka gjetur naftëtarët edhe më të vendosura për të mos u dorëzuar.

Edhe pse kryeministri Edi Rama thotë se faji nuk është i shtetit, ato nuk mendojnë kështu. Naftëtarët shprehen se faji është i shtetit për aq kohë sa ai i ka sjellë këto firma në vendin tonë. Teksa shtojnë se kërkojnë vetëm bukën e fëmijëve të tyre dhe jo luks. 

"Shteti i ka sjellë këto firma, kemi punuar si skllevër. Kryeministrit nuk i kemi kërkuar lëmoshë, por djersën tonë. Askush nuk interesohet për ne, nuk duam luks, vetëm pagat. Fëmijët i kemi pa bukë", shprehen naftëtarët.

Si çdo ditë në mbështetje të tyre kanë shkuar vazhdimisht çdo ditë mbi 100 naftëtare. Ato ngulin këmbë se nuk do të heqin dorë nga greva derisa të marrin pagat e prapambetura.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja