Në ditën e 20-të të grevës së urisë gjendja shëndetësore e grave naftëtare sa vjen e rëndohet.

Infermieret prej 3 ditesh nuk kanë shkuar për shkak të pandemisë, kësisoj gratë po i shërbejne vetë njëra-tjetrës.

Gratë në mbështetje të grevisteve janë shprehur se heshtjen e kryeministrit Edi Rama nuk e pranojnë por as nga kauza e tyre nuk tërhiqen.

Ata duan 21 rrogat e prapambetura dhe rifillimin e punës.

"Tmerr i vërtet, kur thua ti dita e 20, unë them 20 ditë që i kam kthyer krahët shtëpisë për çfarë ia ktheva për kauzën bukën e gojës. Të gjithë e dinë që ne jemi këtu për bukë dhe jo për parti,  dua të punoj të ushqej fëmijët. Kjo shpresa më ka mbajtur gjallë që lekët ju naftëtarët do ti merrni. Por si kemi marrë akoma. duam bukën  e fëmijëve. Zoti kryeministër ti japë zgjidhje sa më parë. Ne skemi asnjë të ardhur", tha njëra prej tyre.