TIRANË-Për të 23-tën ditë me radhë banorët e Unazës së Re bllokuan rrugën për më shumë se një orë, ndërsa protesta u mbështet si gjithmonë edhe nga deputetët e opozitës. Rruga u bllokua nga ora 17:00- 18:00, ndërsa banorët firmosën një peticion drejtuar Kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku për të liruar nga burgu të arrestuarit dhe ndërprerjen e punimeve.
Deri tani në burg janë tre protestues të Unazës së Re; Dorjan Protoduari, i cili udhëhiqte protestën para Parlamentit, Ilias Sketiraj personi që tentoi të qëllojë Ramën me këpucë te Spitali i Traumës dhe Daniel Drobaj, i cili sipas prokurorisë hodhi kapsollën që plagosi policen Ina Nuka (lexo këtu).
Ndryshe nga herët e fundit, sonte lideri i PD, Lulzim Basha nuk ka qenë i pranishëm, por vetëm deputetët Klevis Balliu dhe Gent Strazimiri. Banorët prej 23 ditësh vijojnë protestën duke bllokuar rrugën në Unazën e Re, pasi kundërshtojnë shembjen e banesave që preken nga projekti. Protesta e mbështetur nga deputetët e opozitës zhvillohet nga banorët që nuk kanë leje për banesat e tyre.
Qeveria ka deklaruar se do të dëmshpërblejë vetëm banorët që kanë leje, ndërsa ata që janë pa dokumente jo. Ndërkohë që Bashkia e Tiranës ka vendosur bonues qiraje 3 vite dhe prioritet për banesat sociale.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1551
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e Astirit/ Balliu pranë Gjykatës së Tiranës: Të bashkohen çështjet në një të vetme, qytetarët po arrestohen nga dëshmitë e efektivëve
21 Dhjetor 2020, 12:44
-
Shtyhet seanca për çështjen e 'Unazës së Re'/ Balliu: Unë s'rri t'i bie samarit, por gomarit dhe ai është Rama! Ka bërë koalicion me COVID-in, e ka vendin te '313'
4 Nëntor 2020, 12:00
-
Banorët e Unazës së Re ndjesë Klevis Balliut: Të kishin zili, Basha të të fusë në listë për deputet
8 Tetor 2020, 10:54
-
Veliaj sfidon Bashën: Pse s’më hedh në gjyq kur them se e le protestën në Astir për makinën 130 mijë euro?
4 Tetor 2020, 19:28
-
Ofendoi policët, shoqërohet në polici 'protagonisti' i protestës së 'Astirit': Nuk trembemi, bëhemi më të fortë
3 Tetor 2020, 20:55
-
Veliaj tjetër akuzë Bashës: Premtove harakiri te Unaza, pse e le protestën? A more një makinë 130 mijë euro nga një nga kontraktorët? (VIDEO)
2 Tetor 2020, 18:51
-
Veliaj akuza të rënda Bashës: Mbylle protestën e rrugës së Kombit dhe Astirit në këmbim të 4 vilave, u pasurove bashkë me kunatin
1 Tetor 2020, 22:03
-
Dosja/ Prokurori Petrit Hysa dy akuza Klevis Balliut, ja dëshmitarët kundër ish-deputetit të PD për bllokimin e rrugëve
18 Prill 2020, 14:37
-
Gjykata Penale e Tiranës kalon dosjen për gjykim/ Balliu dhe 12 banorë të Astirit merren të pandehur (VIDEO)
2 Mars 2020, 13:27
-
PD: Ja foto se si u shpëtua nga shembja shtëpia e prokurores në Astir, 'shpërbleu' Veliajn duke e 'falur' për pishat
19 Shkurt 2020, 11:15
-
Sinjalizime për aksion nga IKMT-ja, Balliu te 'Astiri': I siguroj banorët që PD-ja nuk tërhiqet
17 Shkurt 2020, 08:19
O popull mos u merni me Arta Markun ska gje ne dore ajo I ben vetem blloxhabe Rames vetem kjo eshte detyra e SAJ
Përgjigju