TIRANË-Në ditën e 71-të të protestës një grup banorësh të Unazës së Re kanë bllokuar rrugën si cdo natë duke kërkuar anulimin e projektit. Njëri nga banorët u shpreh se ‘Nesër Rama do të futet në hasmëri me mua dhe cdo banorë të Unazës së Re, ne jemi të përgatitur. Zoti Rama po ta mbajti hajde vetë, mos dërgo ata vëllezërit tanë policë’. Ndërsa një tjetër u shpreh i vendosur se ‘Vetëm të vdekur do të largohemi nga këtu’.
Deputeti i PD, Klevis Balliu kishte një paralajmërim për kryeministrin. “Qeveria të hapë veshët, largohuni nga ky projekt ose në të kundërt do iu pijë e zeza. Nëse do ta provosh me forcë, kanë 100 herë më shumë forcë banorët e Astirit dhe studentët më shumë se ty dhe është ajo forcë e shqiptarëve që do të nxjerrë ty jashtë. Ky kërkon të ndajë shqiptarët në jug dhe veri, demokratë dhe socialistë. Të gjithë bashkë do të përgjigjen për të të rrëzuar ty dhe cfarë ke mbrapa. Tani e ke mbushur kupën, hiq fustanin, vish pantallonat dhe përgjigju si burrë i shtetit, ose këta do të vijnë të të marrin zvarrë për të çuar në prokurori të japësh llogari”.
Mbrëmjen e sotme protestës iu bashkua edhe Sazan Guri, i cili kishte një thirrje për kreun e qeverisë. “Mos guxo, pasi për cdo veprim do të mbash përgjegjësi deri në fund të jetës tënde, pasi po matesh me gra dhe fëmijë. Kryeministri të sjellë sa më shpjet psikologët. Të vijnë të marrin nën kujdes këta fëmijë të traumatizuar. Edhe gjermani në fund të fundit i lajmëroi në mënyrë juridike çifutët. Qytetarët janë në të drejtën e tyre” tha ai.
Një pjesë e banorëve të Unazës së Re që preken nga projekti, por që shtëpitë i kanë pa leje kërkojnë dëmshpërblim të plotë si pjesa tjetër. Një kërkesë e tillë nuk është pranuar, ndërsa qeveria dhe bashkia kanë dhënë si zgjidhje bonusin e qirasë për 3 vite dhe zhvendosjen te banesat sociale në Shkozë. Disa nga banorët e kësaj kategorie, që i kanë banesat pa leje e kanë pranuar, ndërsa pjesa tjetër vijojnë protestën.
Komente


Vellai i motres qe shoi banesat e nje fshati te tere ne vitin 2008, vrau 26 vete dhe la me trauma qindra te tjere, sot ben nje krim tjeter qe quhet kercenim per shkak te detyres.
PërgjigjuAli Fahrri Bajg Balli Bába me 40 hajdutët!
PërgjigjuKeni ngel tu ba presjon kot pa lidhje se nuk ju pjerdh njeri , sa premtimet I keni ba tash 71 dit do e kishi qit fare krejt parlamentin shqiptar .
PërgjigjuPo ky Kazan Guri cfar kerkon rri o ngordhsir se nuk te pjerrdhin ne shtepi as lagje jo do besh politik Ti hajdut si ato kollaregjit miljoner qe bejn sikur po mbrojn te varfrit
PërgjigjuKur u bere trim or Balli . Po ti po behesh hasem me gjithe shqiptaret , per budalleqet qe flet . Shteti eshte per te mbrojtur ligjin dhe jo teveqel si puna dhe atyre te mjereve , qe ndertuan ne token e tirancve me urdher te PD tend
Përgjigju