Bisedimet Moskë-Kiev, raundi i 3 javën e ardhshme! Marrëveshje për korridore humanitare! Sulmi rus shkakton zjarr në centralin bërthamor, Biden telefonon Zelenskyn, Ukraina: Nuk raportohet për rrezatim

Në ditën e 8-të të luftës, Kievi dhe Moska duket se kanë arritur një marrëveshje për krijimin e korridoreve humanitare për lëvizjen e civilëve dhe furnizimin me ilaçe e ushqime. Palët gjithashtu ranë dakord që të vijojnë diskutimet dhe mbajtjen e një tryze të tretë javën e ardhshme. Nga marrëveshjet e arritura sot, Kievi ishte pesimist pasi tha se "nuk u arrit ajo që synonte", ndërsa Moska i cilësoi bisedimet "si progres të mirë".Takimi mes delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë u zhvillua në rajonin e Brestit të Bjellorusisë.

Negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak thotë se palët kanë arritur një mirëkuptim për "sigurimin e përbashkët të korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve paqësorë dhe gjithashtu për furnizimin me ilaçe dhe ushqime në vendet e luftimeve më të ashpra".

Ai shton se ekziston një mundësi, "theksoj, me një mundësi për një armëpushim të përkohshëm për periudhën e evakuimit në sektorë të caktuar".

Më herët presidenti i Ukrainës Zelensky i ka bërë thirrje presidentit rus Putin që të ulen së bashku për të ndalur luftën, por jo 30 metra larg si bëri me presidentin francez Macron. Zelensky gjithashtu i ka bërë thirrje NATO-s që t’i dërgojë avionë luftarakë.

"Nëse nuk keni fuqinë për të mbyllur qiejt të zbatoni një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë], atëherë më jepni aeroplanë," tha ai.

Ministri i Jashtë rus Sergei Lavrov tha sot para gazetarëve se do të gjendet një zgjidhje. Ndërkohë që Moska ka njoftuar se do të lejojë një pushim lufte për të mundësuar largimin e civilëve. Nga ana tjetër Ukraina thotë se nuk do të negociojmë për integritetin territorial!

Sot ka pasur edhe një telefonatë mes Putin e Macronit, ku presidenti rus tha se do të vazhdojë aksionin e tij pa kompromis. Çmilitarizimi i Ukrainës i ka thënë ai do të bëhet, teksa i ka kërkuar që të avakuohen të huajt.  Ndërsa Macron nga ana tjetër i ka thënë Putinit se po bën "një gabim të madh" në lidhje me Ukrainën që do t’i kushtojë shtrenjtë. 

Nga sulmet ruse autoritetet ukrainase raportuan se anija e mallrave estoneze e mbytur në brigjet e Odessa u godit nga dy raketa ruse.

Pavarësisht bisedimeve për paqe sulmet e rusëve nuk kanë ndalur, ku është synuar të merret centaralin bërthamor më të madhë në Europë, atë të Zaporizhzhia. Sipas pamjeve që qarkullojnë në rrjet shihet të ketë flakë pranë tij dhe se kryetari i qytetit të afërt të Energodar, deklaroi se uzina u sulmua nga ushtria e Rusisë. Pas zjarrit presidenti i SHBA, Joe Biden ka telefonuar homologun Zelensku. Sipas raportimeve ushtria ruse ka ndaluar sulmin dhe zjarrfikësit po punojnë për të shuar flakët, ndërkohë sipas autoriteteve nuk ka dëme serioze dhe rrezatimi është në nivele normale.

Mbrëmjen e djeshme, kryebashkiaku i Khersonit njoftoi se qyteti ka rënë në duart e ushtrisë së Moskës. Duket se edhe qyteti i Mariupol do të ketë të njëjtin fat. Sipas nënkryetarit të kësaj bashkie, qindra njerëz dyshohet se kanë vdekur në portin jugor të Mariupolit pas granatimeve të vazhdueshme, megjithatë nuk ka ende një shifër të saktë. Qyteti i dytë më i rëndësishëm i Ukrainës, Kharkiv është goditur nga bombardimet, teksa po ashtu Kievi vazhdon të jetë në shënjestër të raketave. Presidenti rus, Volodymyr Zelensky premtoi rezistencë të ashpër kundër forcave ruse, teksa tha se do t'i largojnë ata nga Ukraina të 'çnderuar'. Ai i bëri thirrje ushtrisë së Moskës që të tërhiqet, teksa tha se ata nuk janë  luftëtarë të një superfuqie, por fëmijë të hutuar.

Sipas autoriteteve ukrainase, më shumë se dy mijë civilë u vranë në një javë lufte, teksa raportohet se një milion persona kanë lënë Ukrainën dhe janë zhvendosur në shtetet fqinje. Uji dhe ushqimi janë të pakta, por forcat e armatosura dhe popullsia vazhdojnë të rezistojnë, teksa Moska pranon se ka humbur 500 ushtarë gjatë luftimeve në Ukrainë.

Ja çfarë ka ndodhur sot në Ukrainë:

Kievi dhe Moska kanë arritur marrëveshje për armëpushim të përkohshëm dhe krijimin e korridoreve humanitare

Zelensky i bën thirrje Putinit të ulen së bashku të dialogojnë, por jo 30 mera larg si bëri me Macron

Raketat ruse fundosin anijen estoneze të mallrave, shpëtohet ekuipazhi nga marina ukrainase

Forcat ruse kanë marrë nën kontroll qytetin port kyç të Khersonit , në jug të Ukrainës. Është qyteti i parë i madh që është pushtuar nga trupat ruse

Më shumë se një milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit të enjten e kaluar, thotë OKB, me më shumë se 500,000 prej tyre që kanë shkuar në Poloninë fqinje.

Një hetim mbi krimet e mundshme të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Ukrainë është nisur nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) në Hagë.

Disa qytete janë nën bombardime intensive, duke përfshirë Mariupolin - ku kryetari i bashkisë ka paralajmëruar se të plagosurit nuk mund të ndihmohen për shkak të bombardimeve të vazhdueshme.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka thënë se një luftë e tretë botërore do të ishte bërthamore, por ai thotë se kjo nuk është diçka që rusët po mendojnë.

Kryeqyteti, Kievi, mbetet nën kontrollin e qeverisë, megjithëse ka pasur disa shpërthime të mëdha dhe një autokolonë e madhe e blinduar ruse është afër, teksa SHBA thonë se ka ngecur për shkak të mungesës së karburantit.

Në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 05:10
Disa orë nën rrënoja, trajnerja e Ekipit Kombëtar të Notit në Ukrainë: Jam Gjallë

Ukrainë- Aijna Morozova, trajnerja e ekipit kombëtar të notit të Ukrainës fatmirësisht është nxjerrë e gjallë nga rrënojat për shkak se ndërtesa e saj është goditur një raketë, gjatë sulmeve ruse.

Morozova mbeti e bllokuar në rrënoja për disa orë, teksa u shpëtua nga një vullnetar i cili dëgjoi thirrjet e saj për ndihmë.

Në një mesazh drejtuar Federatës së Notit në Ukrainë, Morozova ka njoftuar se është gjallë , ndërsa ka publikuar edhe një foto të sajën, ku shihet se ka dëmtime në fytyrë.

“Unë jam gjallë, pjesërisht e sigurt dhe shumë e mërzitur. Kam qenë në godinën e HODA-s, ku kam punuar si vullnetare, duke rregulluar ushqimet për ushtarët dhe do të vazhdoj ta bëj. Nuk mund të qëndroj mënjanë, ky është vendi im. Isha e mbyllur për dy orë, iu luta të gjithë perëndive, në të gjitha gjuhët që di. Nuk mund të lëvizja dhe qava duke menduar se do të vdisja e varrosur për së gjalli”, shkruhet në mesazhin e saj.

Ora 02:19
E mbani mend Ruslanën? Fituesja e EUROVISION: Na ndihmoni, apo dëshironi një Çernobil të dytë?

Këngëtarja ukrainase Ruslana nëpërmjet videove në Instagram ka vënë në dukje ngjarjet në vendin e saj, fituesja e EUROVISION në 2004 kërkoi mbrojtje nga presidenti amerikan dhe pyeti nëse bota dëshironte një përsëritje të katastrofës bërthamore të Çernobilit.

“Si ambasadore e vendit tim, si fituese e Eurovisionit, tani flas në emër të të gjithë popullit tim. Ne i kërkojmë Presidentit Joe Biden dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg të mbrojnë qiejt tanë. Ushtria ukrainase do të mbrojë Evropën nëse na mbroni. Merrni një vendim për sigurinë e gjithë botës”, tha ajo.

Ora 01:38
Wladimir Klitschko: Mos largoni shikimin, Ukraina ka 4 termocentrale bërthamore, mund të përsëritet tragjedia e Çernobilit

Wladimir Klitschko, kampioni botës në Boks dhe vëllai i kryebashkiakut të Kievit, ka thënë se centralet bërthamore të Ukrainës po kërcënohen nga pushtimi rus, duke paralajmëruar për një përsëritje të mundshme të fatkeqësisë së Çernobilit të vitit 1986.

Klitschko shkroi sot në Tëitter: "Ukraina ka 4 termocentrale bërthamore dhe ushtria ruse po gjuan raketa dhe bombardon pikërisht pranë saj. Mos e largoni shikimin, Ndaloni pushtimin rus TANI!!!"

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Rafael Grossi në një deklaratë sot u bëri thirrje të gjitha forcave ushtarake që veprojnë rreth Enerhodarit që të përmbahen nga dhuna pranë termocentralit.

Të mërkurën, ai tha se termocentralet bërthamore të vendit "duhet të jenë në gjendje të vazhdojnë funksionimin pa asnjë kërcënim sigurie apo sigurie. Çdo aksident i shkaktuar si rezultat i konfliktit ushtarak mund të ketë pasoja jashtëzakonisht të rënda për njerëzit dhe mjedisin, në Ukrainë dhe më gjerë". .

Më herët forcat ruse morën kontrollin e centralit bërthamor të mbyllur të Çernobilit, ndërkohë zyrtarët ukrainas raportuan se nivelet e rrezatimit ishin "tejkaluar" në një numër vendesh në zonë për shkak të lëvizjes së mjeteve të rënda.

Ora 01:03
SHBA zgjat lehtësimin e imigracionit për ukrainasit në Amerikë, përfitojnë 30 mijë vetë

Departamenti i Sigurisë Kombëtare do të lejojë ukrainasit që janë në Shtetet e Bashkuara të qëndrojnë në vend pwrmes njw programi pwr ndihmw humanitare.

Lehtësimi, i njohur si Statusi i Mbrojtur i Përkohshëm, ose TPS, vlen për njerëzit që do të përballeshin me vështirësi ekstreme nëse do të detyroheshin të ktheheshin në atdheun e shkatërruar nga konflikti i armatosur ose fatkeqësitë natyrore. Si të tilla, këto mbrojtje janë të kufizuara për njerëzit tashmë në Shtetet e Bashkuara.

“Sulmi i paramenduar dhe i paprovokuar i Rusisë ndaj Ukrainës ka rezultuar në një luftë të vazhdueshme, dhunë të pakuptimtë dhe ukrainas të detyruar të kërkojnë strehim në vende të tjera”, tha Sekretari i DHS, Alejandro Mayorkas në një deklaratë duke njoftuar masën. "Në këto kohë të jashtëzakonshme, ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen dhe mbrojtjen tonë për shtetasit ukrainas në Shtetet e Bashkuara."

Rreth 30,000 ukrainas me viza mund të përfitojnë nga ky status i mbrojtur, sipas  Institutit të Politikave të Migracionit , një institut kërkimor jopartiak. Zgjerimi i TPS-së për ukrainasit të cilëve u janë lëshuar viza të përkohshme do t'i mbronte ata nga dëbimi kur të skadojnë ato viza. Individët duhet të kenë banuar vazhdimisht në SHBA që nga 1 marsi për t'u kualifikuar. Emërtimi TPS do të jetë në fuqi për 18 muaj.

Ukraina i bashkohet një liste prej 12 vendeve, përfshirë Sudanin e Jugut dhe Venezuelën, që janë caktuar gjithashtu për TPS.

Ora 00:20
Lufta në Ukrainë, Presidentja e Gjeorgjisë: Putin po shkatërron të gjithë vendin

Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili tha për CNN se ajo nuk beson se presidenti rus Vladimir Putin po synon vetëm të marrë rajone të caktuara të Ukrainës, por se ai "po shkatërron të gjithë vendin".

"Nuk duket më se ai thjesht synon të aneksojë disa rajone. Tani duket se ai po shkatërron të gjithë vendin. Është një luftë e shkatërrimit në masë në një farë mënyre," tha Zourabichvili.

Ajo shtoi, "Kam dëgjuar deklaratat e tij sot se e gjithë kjo po shkon sipas planeve, nuk jam aq e sigurt se është sipas planeve ... Ai nuk po planifikonte rrugën që Ukraina të rezistonte. Ai pati një sulm masiv që ishte shumë psikologjik me forcat e tij që përdoreshin nga të gjitha anët. Dhe nuk funksionoi. Sigurisht ushtarakisht ai ka epërsi, e cila një ditë apo tjetrën do të shfaqet. Por vendosmëria dhe rezistenca e popullit dhe lidershipit ukrainas është me të vërtetë shumë e admirueshme."

Ora 23:45
Ish-ministri i Jashtëm rus: Lufta në Ukrainë "një akt barbar"

Ish-ministri i Jashtëm rus, Andrei Kozyrev në një intervistë për CNN, e ka quajtur luftën në Ukrainë “barbare”

“Është një akt barbar. Nuk mund ta imagjinoja kur isha ministër i Jashtëm, ishte krejtësisht jashtë diskutimit. Por më vonë, fillova të kuptoj, ata ndihen të pandëshkueshëm, si brenda dhe jashtë vendit. Dhe kjo është një lloj rritjeje e oreksit, jo për ndërtimin e Rusisë. Tani me këtë luftë vëllavrasëse po shkatërrojnë të ardhmen e të gjithë njerëzve vëllazërorë”, u shpreh Kozyrev.

Ai paralajmëroi se sanksionet që synojnë presidentin rus Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm Sergej Lavrov janë “si të mos bësh pothuajse asgjë, sepse asgjë nuk është në emrat e tyre... Nuk mund t'i gjesh asetet e tyre. Është e gjitha në emër të njerëzve të tjerë”

Kozyrev ishte ministri i parë i jashtëm i Rusisë nën Boris Jelcin pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Ora 23:31
FOTOLAJM- Nga sallat e baletit në fushën e betejës

Ukrainë- Mes luftëtarëve joprofesionistë është edhe Oleksiy Potyomkin. Balerin profesionist, ai u regjistrua pëe të luftuar dhe për të mbrojtur vendin e tij. 

Ora 23:09
FOTO/ Anija luftarake ukrainase e mbytur në Detin e Zi, eksperti i armëve: E qëllimshme

Eksperti i armëve, Joseph Dempsey, ka postuar në rrjetet sociale një luftanije të mbytur ukrainase në portin e Mykolaiv, një qytet afër Detit të Zi, për të cilën thotë se është akt i qëllimshëm.

Sipas Joseph Dempsey, shkatërrimi i Frigatës ‘Krivak III Hetman Sagaidachny’,  mund të jetë bërë nga ukrainasit, të cilët mund të sabotojnë asetet e tyre për të mos rënë në dorë të rusëve.

Ora 22:56
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës: Shkatërruam 20 automjete ushtarake ruse pranë bazës ajrore Hostomel

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se shkatërroi gjithsej 20 automjete ushtarake ruse pranë bazës ajrore Hostomel.

Në llogarinë në Twitter të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet: Gjithsej, gjatë ditës, forcat speciale shkatërruan 20 automjete luftarake të armikut në Hostomel. Beteja po zhvillohet nga një grup i kombinuar i forcave speciale të udhëhequra nga GUR e ministrisë së mbrojtjes të Ukrainës dhe grupeve lokale të rezistencës.

Ora 22:38
Ish presidenti ukrainas i veshur ushtar: Putin mund të na rrethojë, por nuk vret dot shpirtin ukrainas

Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko i tha BBC-së se "i gjithë kombi po e mund Putinin", ndërsa ai u kërkon bashkëqytetarëve të tij që të mos dorëzohen kurrë.

“Së pari besoni se ne nuk e kemi humbur Marupol, nuk kemi humbur Kharkiv,  nuk e kemi humbur Kievin, Putin ta harrojë këtë gjë. I gjithë shteti është duke luftuar Putin, ai mund të na rrethojë. Ai mund të na lejë në errësirë dhe në të ftohtë, por nuk mund të vrasë shpirtin ukrainas. Ai ka frikë të hyjë në qytete pasi i të gjithë e urrejnë Putin. Ai po kryen krime lufte dhe do të mbajë përgjegjësi në Hagë, Ukraina nuk do të dorëzohet kurrë”, tha Poroshenko

Poroshenko ishte president i Ukrainës për pesë vjet, derisa Volodymyr Zelensky fitoi një rezultat të madh në zgjedhjet e vitit 2019.

Ora 22:37
Kryebashkiaku i Khersonit bën thirrje për ndalimin e vjedhjeve të ushqimeve

Kryetari i qytetit ukrainas të Khersonit, Ihor Kolykhaiev, u bëri thirrje njerëzve të ndalojnë plaçkitjen dhe vjedhjen e furnizimeve ushqimore.

"Qyteti ka nevojë për produkte ushqimore dhe industriale. Kjo është veçanërisht për shtresat më të pambrojtura të popullsisë. U bëj thirrje të gjithë pronarëve të supermarketeve, dyqaneve të mëdha, magazina, dyqane ushqimore dhe këdo që e sheh këtë mesazh të dobishëm. Qyteti është gati të pranojë kontrollin e shpërndarjes së produkteve tuaja të mbetura. Ne garantojmë se do të arrijë aty ku pritet më së shumti tani - spitale, jetimore, pensionistë, nevojtarë, familje me shumë fëmijë, kategori sociale, etj", tha Kolykhaiev në një postim në Facebook.

Ndërkohë, Yaroslav Kontsevyi, një banor i Khersonit, thotë për CNN se pushtuesit rusë kanë vendosur pika kontrolli dhe pika snajperash në vendet kryesore të qytetit.

Ora 22:21
VIDEO/Deputetët mblidhen fshehurazi në parlamentin e Ukrainës, këndojnë himnin

Deputetët ukrainas janë mbledhur në Parlamentin e Ukrainës fshehura në një kohë që alarmi për bombardime bie në Kiev. Ata janë shfaqur të bashkuar duke kënduar himnin kombëtar.

Video është bërë publike nga deputetja e Ukrainës e cila shkruan se pavarësisht se bombat ruse sulmuan Kievin, ata patën një seancë sot në parlament për të votuar ligjet thelbësore.

Ora 22:12
'Lufta po i merr fëmijërinë', nëna ukrainase: Si t'i shpjegoi të vegjëlve të mi se po i bombardohet qyteti?

"Lufta po i merr fëmijërinë fëmijëve të mi", ka qenë kjo deklarata e një nënë ukrainase.

Në një kohë kur raketat ruse po shpërthejnë në Ukrainë, Olena Gnes po mundohet t'i shpjegoi fëmijëve të saj, njëri prej të cilëve 5-muajsh, se çfarë po ndodh në vendin e tyre.

Ajo i tha për BBC në fund se vendosi t'i tregonte fëmijëve të saj se babai i tyre ishte bashkuar me njësinë e mbrojtjes të Ukrainës.

Olena na thotë se pushtimi i "u ka hequr fëmijërinë", por se është e rëndësishme që ata të dinë të vërtetën.

Ora 22:02
BE-ja pranon njëzëri t'u japë refugjatëve ukrainas qëndrim të përkohshëm

BE-ja ka rënë dakord t'u japë qëndrim të përkohshëm ukrainasve që ikin nga lufta, deri në tre vjet. Ministrat e BE-së u dhanë dritën jeshile planeve në një takim sot në Bruksel.

BE ‘ndezi’ një mekanizëm , që nuk është përdorur kurrë më parë , për t'u lejuar shtetasve ukrainas dhe familjeve të tyre të drejtën për punë, arsim dhe mirëqenie. BE thotë se ata që kanë qëndrim afatgjatë ose status refugjati në Ukrainë do të mbulohen gjithashtu qoftë nga direktiva ose nga rregullat kombëtare. Dhe se punëtorët ose studentët e përkohshëm, të cilët nuk kanë të drejtë, do të ndihmoheshin të kthehen në shtëpi.

Raportet e mëparshme nga Hungaria sugjeruan se qeveria atje nuk i mbështeti planet. Megjithatë, Komisioni e cilësoi vendimin e sotëm si “unanim”, pas disa modifikimeve.

Ora 21:28
SHBA do financojë ukrainasit me të ardhurat nga asetet e sekuestruara ruse

Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të forta ndaj disa miliarderëve rusë, me qëllim të ngrirjes ose sekuestrimin e aseteve të tyre. Disa në SHBA po kërkojnë edhe më shumë sanksione që synojnë aleatët e liderit rus Vladimir Putin.

Si pjesë e kësaj përpjekjeje, një grup ligjvënësish amerikanë prezantoi të enjten një projekt-ligj unik që do të fuqizonte administratën Biden të përdorë të ardhurat nga asetet e sanksionuara për të ndihmuar Ukrainën.

"Në mënyrë tipike, asetet e sanksionuara ngrihen, nuk konfiskohen përgjithmonë, një mbrojtje e përshtatshme në rrethana më normale," tha Përfaqësuesi Tom Malinoëski, i cili është bashkë-sponsorizues i legjislacionit.

"Por në këtë rast të jashtëzakonshëm, ne mendojmë se do të ishte e përshtatshme dhe e drejtë të përdorej pasuria që ka mbështetur Putinin për të ndihmuar vendin që ai po shkatërron."

Ora 21:27
Britania e Madhe: Do t’i shkaktojmë dhimbjen më të madhe ekonomike Putinit

Britania e Madhe është e vendosur që t’i shkaktojë Putinit dhimbjen më të madh e ekonomike përmes sanksioneve të vendosura, ku së fundi ka sanksionuar dy oligarkë të tjerë rusë - Alisher Usmanov dhe Igor Shuvalov duke i përshkruar ata si "bashkëpunëtorë të Kremlinit"

Kryeministri Boris Johnson tha se "Për sa kohë Putini vazhdon sulmin e tij barbar ndaj ukrainasve të pafajshëm, ne do të vazhdojmë të ushtrojmë çdo fuqi që kemi për t'i shkaktuar dhimbjen maksimale ekonomike Putinit dhe makinës së tij të luftës."

Sipas rregullave të reja, Usmanov dhe Shuvalov do të kenë të ngrira asetet e tyre dhe do t'u ndalohet të udhëtojnë në Britaninë e Madhe.

Ora 21:21
Arabia Saudite ofrohet të ndërmjetësojë bisedimet Rusi-Ukrainë

Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman është ofruar, gjatë një bisede telefonike me liderin rus Vladimir Putin, që të ndërmjetësojë bisedimet Rusi-Ukrainë.

Në një deklaratë për mediat, Bin Salman tha se vendi i tij mbështet “përpjekjet që çojnë në një zgjidhje politike që çon në përfundimin e luftës dhe që garanton sigurinë dhe stabilitetin.

Ai trajtoi gjithashtu shqetësimet rreth energjisë sa i përket situatës në Ukrainë, duke riafirmuar angazhimin e vendit të tij ndaj marrëveshjes OPEC +, një pakt i bërë nga 10 prodhuesit kryesorë të naftës bruto dhe Rusia për të pompuar gradualisht më shumë naftë në treg për të përmbushur kërkesën.

Arabia Saudite, e cila e konsideron Rusinë si partnerin e saj kryesor në aleancën OPEC+, tha të martën se “mbështet përpjekjet ndërkombëtare për de-përshkallëzimin e situatës në Ukrainë”.

Ora 21:17
Hynë tanket në Zaporizhzhia, sulmojnë termocentralin bërthamor

Forcat ruse hapën zjarr në Energodar, pranë termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, pasi hynë në qytet me tanke. Lajmin e ka bërë me dije për mediat këshilltari i Ministrisë së së Brendshme të Ukrainës Anton Herashchenko.

Ora 21:16
Paralajmërim për sulme ruse, bien sirenat e luftës në Kiev

Ukraine-the-capital-Kiev-placed-under-curfew-until.jpg" style="height:438px; width:780px" />

Në këto momente po bien sirenë e luftës në kryeqytetin ukrainas, Kiev. paralajmërimin se do të ketë sulme ruse e kanë bërë mediat lokale.

Ora 20:55
Kasparov kundër Putin: Ashpërsoni sanksionet! Përjashtoni Rusinë nga Interpol, ndaloni fluturimet e avionëve rusë mbi Ukrainë

Garry Kasparov, kampioni rus i shahut dhe aktivisti i të drejtave të njeriut, u ka bërë thirrje fuqive botërore të mbajnë një qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë, duke e përjashtuar atë nga Interpoli dhe duke vendosur një zonë ndalim fluturimi në Ukrainë për të parandaluar bombardimet nga qielli. 

Ora 20:36
Hapën zjarr pranë termocentralit në Enerhodar, tanket ruse hynë në qytetin ukrainas

Forcat ruse hapën zjarr në Enerhodar, pranë termocentralit më të madh në Evropë, pasi hynë me tanke në qytetin ukrainas. Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i ministrisë së brendshme të Ukrainës, Anton Herashchenko

Ora 20:27
SHBA 'godet' oligarkë dhe njerëz pranë Putinit: Sanksione për 19 persona të tjerë dhe familjarët e tyre

rusi.JPG" style="height:419px; width:780px" />

SHBA "godet" sërish oligarkët rusë!

Shtëpia e Bardhë ka vendosur sanksione të reja ndaj oligarkëve rusë dhe bashkëpunëtorëve të kreut të Kremlinit. Ndër të tjera, zëdhënësi i Presidentit Putin, Dmitry Peskov dhe Alisher Burhanovich Usmanov, një nga njerëzit më të pasur në Rusi, u prekën. 

Është vendosur ndalimi i vizave për 19 oligarkë të tjerë dhe dhjetëra familjarëve të tyre. Ndërkohë, Franca ka sekuestruar katër anije dhe një jaht nga miliarderë të tjerë të lidhur me presidentin rus.

Ora 20:22
Rusia vendos GPS në godinat e ambasadave në Kiev për ti sulmuar? Ambasadori i BE në Ukrainë: Do kemi më shumë 'viktima diplomatike'

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Ukrainë, Matti Maasikas shkruan se Ambasade sllovene në Karkiv është goditur me raketë, ndërsa në muret e godinës u zbulua një shenjë që mund të jetë përdorur si GPS nga rusët për ta vendosur si objektiv. Përmes një fotoje, Maasikas tregon se në ambasadat diplomatike në Kiev janë vendosur disa shenja që mund të paralajmërojnë se ambasadat do të jenë pjesë e sulmit me raketa.

"Më shumë 'viktima diplomatike' do të regjistrohen? Shenja si këto gjenden në më shumë se një ndërtesë të misionit diplomatik në Kiev", shkruan Maasikas.

Ora 20:06
Banka Aziatike e Investimeve me bazë në Kinë pezullon aktivitetet në Rusi dhe Bjellorusi

Banka Aziatike e Investimeve në Infrastrukturë (AIIB), një bankë zhvillimi shumëpalëshe me bazë në Kinë, ka pezulluar të gjitha aktivitetet që lidhen me Rusinë dhe Bjellorusinë, tha AIIB në deklaratë. Projektet janë aktualisht "nën shqyrtim".

Kina kontrollon 26% të fuqisë votuese të AIIB, sipas faqes së internetit të bankës. Rusia ka 6%. Kina udhëhoqi themelimin e AIIB për të rivalizuar Bankën Botërore me bazë në SHBA në 2016.

Ora 20:05
Zelensky kërkoi ndalim-fluturimin e avionëve rusë mbi Ukrainë! BE: Kjo e pamundur! SHBA: Ndërhyrja do na çonte në luftë

Ukraine-Flags-Cracked-Concrete-Wall_News.jpg" style="height:594px; width:780px" />

SHBA dhe BE janë në një linjë lidhur me kërkesën e Zelenskyt për të ndërhyrë NATO në ndalimin fluturimet ruse mbi territorin ukrainas.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha ndalimi i avionëve rusë mbi Ukrainë do të ishte e tepër nga NATO dhe me shumë rrezik për përshkallëzimit e situatës dhe shpërthimin e luftës së retë botërore.

“BE nuk është në luftë me Rusinë. Realiteti është se Rusia ka nisur një luftë të egër kundër Ukrainës. Ukraina nuk është anëtare e NATO-s dhe për këtë arsye ne duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të kujdesshëm. Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur, por duke marrë parasysh se Rusia ka armë bërthamore dhe është shumë e rëndësishme të shmangim një luftë të tretë ndërkombëtare”, tha ai për CNN.

NATO nuk po shqyrton mundësinë për ndërhyrjen e ndalim-fluturimit për të kundërshtuar agresionin rus në Ukrainë, tha ambasadori i SHBA në BE, Julianne Smith.

"Ne nuk besojmë se NATO duhet të jetë palë e këtij konflikti në këtë pikë. ", tha ai.

Presidenti ukrainas më herët kishte kërkuar që NATO të ndalonte fluturimin e avionëve rusë mbi Ukrainë.

"Është e rëndësishme për ne që të vendosim ndalimin e avionëve rusë mbi Ukrainë, ata kanë bombarduar kisha"

Ora 19:52
Sa refugjatë janë larguar nga Ukraina dhe ku kanë shkuar?

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët ka raportuar se mbi një milion njerëz janë arratisur në vendet fqinje që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, numër që vjen duke u rritur çdo orë.

Numri më i madh i njerëzve kanë kaluar kufirin për në Poloni - rreth 550,000

Më shumë se 133,000 kanë shkuar në Hungari – e cila ka ndryshuar politikën e saj ndaj refugjatëve që nga viti 2015 kur ndërtoi një gardh me tela brisk për të ndaluar një valë refugjatësh që vinin nga Siria dhe më gjerë.

Moldavia ka pritur rreth 100,000 njerëz - e cila vetë nuk është anëtare e NATO-s dhe është nervoze nga pushtimi i Rusisë. 

Më shumë se 72,000 njerëz kanë kaluar në Sllovaki. 

Autoritetet rumune kanë thënë sot për Sky News se rreth 150,000 njerëz kanë kaluar kufirin e tyre nga Ukraina.

Ndërkohë, rreth 90,000 kanë shkuar në vende të tjera evropiane.

Ora 19:34
BE: Plan emergjent nëse sulmohen termocentralet në Ukrainë

Komisioni Evropian po punon për një "plan emergjence" në rast se Rusia sulmon termocentralet bërthamore në Ukrainë, e cila ka 15 reaktorë operacionalë në katër termocentrale, përveç Zonës së Çernobilit, ku ka katër reaktorë të mbyllur.

"Rregullatori ynë bërthamor po përgatit një plan emergjence kundër kërcënimit të mundshëm të sulmit të ushtrisë ruse ndaj centraleve bërthamore të Ukrainës. Siç e dini, ata tashmë përdorin Çernobilin si një strehë për armët e tyre të rënda", tha Kadri Simson, komisioneri evropian për Energjinë.

Në Ukrainë ka 15 reaktorë bërthamorë në katër termocentrale bërthamore, duke përfshirë Zaporizhia, një nga më të mëdhenjtë në Evropë dhe tani nën kontrollin e ushtrisë ruse.

Ora 19:32
Kiev-Moskë, raundi i tretë i bisedimeve javën e ardhshme

Raundi i tretë i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës do të zhvillohet në fillim të javës së ardhshme në Bjellorusi. Kjo u njoftua nga kryenegociatori i Kievit, cituar nga TASS.

Ora 19:02
Palët do mbajnë një takim të 3-të dialogu! Kievi: Nuk u arritën rezultatet e pritshme! Moska: Progresi thelbësor

Kievi thotë se bisedimet "nuk kanë arritur rezultatet e pritura". Moska në vend të kësaj flet për "progres të konsiderueshëm"

Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord të mbajnë së shpejti një raund të tretë bisedimesh, tha një negociator ukrainas.  

Ora 18:56
Bisedimet Moskë-Kiev, arrihet marrëveshje për krijimin e korridoreve humanitare

Rusia dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje për krijimin e korridoreve humanitare. Këtë e ka raportuar këshilltari i Zelensky.

Edhe Reuters raporton se është arritur një marrëveshje për krijimin e korridoreve humanitare dhe një armëpushim të mundshëm të përkohshëm në këto zona.

Ora 18:30
Putin: Forcat ruse po ia dalin me sukses me qëllimet e tyre ushtarake, po krijohen korridore të sigurta për civilët nga ushtria jonë

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë kombëtare, Putin e cilëson luftën në Ukrainë si një “operacioni special" , ndërsa shton se “rusët po i arrijnë qëllimet me sukses."

"Ushtria jonë ofron korridore të sigurta për civilët", por "neo-nazistët ukrainas e parandalojnë këtë dhe po i trajtojnë civilët si mburoja njerëzore". Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin

Ora 18:24
Snajperi ukrainas ekzekuton gjeneralin e lartë rus

Gjenerali rus i vrarë

Daily Mail shkruan se gjeneralmajori Andrey Sukhovetsky është vrarë nga forcat ukrainase, pasi këto të fundit zmbrapsën ofensivën ruse. Vrasja e tij nuk është konfirmuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes, por sipas Daily Mail, ekzekutimi i gjeneralit u konfirmua në mediat sociale nga kolegu i tij, Sergey Chipilyov, dhe u raportua gjerësisht në disa media ukrainase, madje edhe ruse.

Një burim ushtarak për Daily Mail, ka konfirmuar se ai është vrarë nga një snajper ukrainas. Deri tani, Andrey Sukhovetsky është figura më e lartë e ushtrisë ruse e vrarë në Ukrainë.     

Ora 18:04
Putin: Nuk e tërheq deklaratën! Rusët dhe ukrainasit janë një popull

Presidenti rus Vladimir Putin tha se Ukraina dhe Rusia janë një popull. Putin theksoi se nuk do të tërhiqet asnjëherë nga kjo deklaratë, të cilën e ka bërë disa herë ndër vite.

"Unë nuk do ta tërheq kurrë deklaratën time se Rusia dhe Ukraina janë një popull", tha ai.

Ora 17:30
Zelensky kërkesë NATO-s: Na dërgoni aeroplanë! Nëse Putin nuk ndalet, Zot na ruaj do arrijë deri në Berlin

Presidenti i Ukrainës Zelensky ka dhënë një konferencë shtypi - ku i bëri thirrje Perëndimit që t'i dërgojë avionë luftarakë.

"Nëse nuk keni fuqinë për të mbyllur qiejt [të zbatoni një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë], atëherë më jepni aeroplanë," tha ai.

“Nëse do të zhdukeshim, Zoti na ruajt, atëherë radha do të jetë e Letonisë, Lituanisë, Estonisë etj... Deri në murin e Berlinit, më besoni”, tha Zelensky.

Këto vende janë pjesë e aleancës mbrojtëse të NATO-s, që do të thotë se nëse Rusia do të pushtonte një të tillë, do të ishte në luftë me të gjithë anëtarët.

Së shpejti do të kemi më shumë linja nga Zelensky. 

Ora 17:21
Në Bjellorusi për të vendosur paqen ose luftën, kontrasti i delegacionit rus me atë ukrainas! Mbrojtësit e atdheut me veshje ushtarake, pushtuesit civilë

Raundi i Dytë i bisedimeve mes Kievit dhe Moskës nuk ka shumë që ka filluar. Po cilët janë figrat politike që po përfaqësojnë Ukrainën dhe Rusinë?

Delegacioni rus

BORIS GRYZLOV, ambasadori rus në Bjellorusi

ALEXANDER FOMIN, zëvendës ministri i Mbrojtjes rus

Andrei Rudenki, zëvendës ministri i Jashtëm rus

VLADIMIR MEDINSKY, shef i delegacionit rus

LEONID SLUTSKY, kreu i politikës së jashtme në Duma

Delegacioni i Ukrainës

OLEKSII REZNIKOV, shefi i delegacionit 

DAVYD ARKHAMIA, kryetar partie

MYKHAILO PODOYLAK, këshilltar i presidentit Zelenski

MYKOLA TUCHYTSKYI, ambasador i Ukrainës në BE dhe MB

Ora 17:18
 Moska: Gati të vazhdojmë negociatat për të shmangur vdekjet e mëtejshme

Rusia "është e gatshme të vazhdojë të negociojë me Ukrainën për të shmangur gjakderdhjen e mëtejshme," tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova ndërsa një raund i dytë negociatash po zhvillohet në Bjellorusi.

Ora 17:17
Zelensky: Rusët sollën krematorium për të fshehur viktimat

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzon ushtrinë ruse se ka sjellë me vete "një krematorium" për të djegur trupat e ushtarëve dhe "nuk është dashur t'ua tregojë nënave të tyre". "Ushtarët rusë po vdesin dhe askush nuk po i numëron trupat," tha ai në një konferencë shtypi, duke akuzuar Moskën se dëshiron të fshehë numrin e vdekjeve ushtarake në mënyrë që populli rus të injorojë koston e vërtetë të konfliktit

Ora 17:11
Zelensky thirrje Putinit: Le të flasim për të ndaluar luftën! Uluni me mua vetëm jo 30 metra larg si me Macronin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ishte i gatshëm për një dialog të drejtpërdrejtë me atë rus, Vladimir Putin.

"Ejani të flasim për këtë, është e nevojshme të ndalet lufta", tha ai në një intervistë për CNN.

"Uluni me mua. Vetëm jo 30 metra larg si me presidentin francez Emmanuel Macron," shtoi ai.

Ai iu referua takimit të Putin me Macron një muaj më parë, ku ishin ulur në një tryezë 30 metra larg njeri- tjetrit. 

Ora 17:02
Save the Children: 400 mijë fëmijë që ikin nga Ukraina

Të paktën 400,000 fëmijë janë detyruar të largohen nga Ukraina dhe të kërkojnë siguri diku tjetër dhe janë në rrezik nga uria, sëmundjet, trafikimi dhe abuzimi pasi numri i njerëzve të detyruar të ikin nga operacioni ushtarak rus në Ukrainë ka arritur në një milion.

Sipas Save the Children, të paktën 40% e refugjatëve që kanë mbërritur në Rumani, Poloni, Moldavi, Hungari, Sllovaki dhe Lituani për të shpëtuar veten janë fëmijë, dhe ka nga ata që nuk kanë asgjë tjetër përveç rrobave të pakta që veshin.

Ora 17:01
Raketat ruse fundosën anijen estonese, shpëtohen 6 anëtarët e ekuipazhit

Të gjashtë anëtarët e ekuipazhit të anijes së mallrave estonese, që u mbyt në Detin e Zi, u shpëtuan. Këtë e ka bërë të ditur ministri ukrainas i transportit.

Ekuipazhi përbëhej nga 4 ukrainas, një rus dhe një bjellorus  

Ora 17:00
Në errësirën e luftës dhe me ushqim të kufizuar, gruaja nga Kherson tregon si ka ndryshuar jeta e saj nën pushtimin rus: Jemi të frikësuar gjithë kohës

Pa drita, në errësirën e luftës, "jetë" me orar të kufizuara dhe ushqim të pamjaftueshëm, janë këto kushtet e reja nën të cilat po jetojnë qytetarët ukrainas në Kherson, pas pushtimit rus. Kherson është qyteti i dytë më i madh në Ukrainë.

Sveta Zorina, e cila jeton atje, ka qëndruar në shtëpinë e gjyshes së saj që nga fillimi i pushtimit.

"Situata është e vështirë, sepse ushtarët ruse janë në të gjithë qytetin. Kufizimet janë shumë të vështira. Nuk na lejohet të dalim nga shtëpia kur është errësirë. Nuk duhet të ndezim dritat në mbrëmje.", u shpreh ajo.

Ajo gjithashtu thotë se nuk ka mjaftueshëm ushqim apo ilaçe në qytet.

“Kishte një moment kur mendova se nuk mund të duroja më, por tani kam filluar të nidhem më mirë", shtoi ajo.

Sveta është përpjekur të punojë nga shtëpia si përkthyese për një gazet kanadez. Ajo dhe gjyshja e saj kanë furnizime të mjaftueshme për disa javë - megjithëse një dyqan aty pranë i ka mbetur pa ushqim.

"Unë mendoj se ne jemi të frikësuar gjatë gjithë kohës, megjithëse po përpiqemi ta luftojmë atë ndjenjë. Por në përgjithësi ajo është e guximshme dhe më frymëzon. Ne kujdesemi për njëri-tjetrin."

Ora 16:54
Tragjike, shkon në 33 numri i viktimave nga bombardimi në Chernihiv! Sulmuan shkolla dhe shtëpi (VIDEO)

 

Shkon në 33 numri i personave të vdekur nga sulmi ajror që goditi dy shkolla dhe disa shtëpi në Chernihiv të Ukrainës.

Ora 16:25
Zelensky: Kam frikë për familjen time

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky protagonisti i qëndresës dhe heroizmit ukrainas kundër sulmeve ruse, është shprehur se ka frikë për familjes e tij.

Në një intervistë televizive, Zelensky zbuloi se e takoi familjen e tij vetëm një herë në këto ditë të luftës për Ukrainën.

Ora 16:22
Ukraina: Nuk negociojmë për integritetin territorial

Ukraina nuk do të negociojë me Rusinë për integritetin e saj territorial. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Kievit, Dmytro Kuleba. Kjo çështje "është jashtë çdo diskutimi", shtoi ministri, sipas raporteve nga TASS.

Ora 16:18
'Më shumë gjak fëmijësh në duart e Putin'! Babai qan mbi trupin e pajetë të djalit të tij, u vra nga bombardimet ruse! Fotografia thyen zemra

"Më shumë gjak fëmijësh në duart e Putin"...ky është përshkrimi i fotos së dhimbshme, ku babai përqafon trupin e pajetë të djali të tij, jeta e cilit u pre në mes nga bombardimet ruse në Ukrainë.

Lotët i kanë mbaruar...dhe ende s'mund ta besoj që edhe djali i tij është mes qindra civilëve që nuk i shpëtuan dot sulmeve ruse në Mariupol.

Serhii, babai i adoleshentit u fotografua duke përqafua trupin e djalit, të mbuluar nga një carcaf të larë nga gjaku i tij.

Mariupoli, i cili është tërësisht i rrethuar nga forcat ruse, është bombarduar prej mëngjsit të djeshëm në përpjekje për të detyruar qytetin t'i nënshtrohen forcave të Putin.

Ora 16:03
Negociatat Kiev-Mosk, nis raundi i dytë i bisedimeve, delegacionet shtrëngojnë duart

 

Ka nisur raundi i dytë i bisedimeve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. Kështu ka bërë të ditur në profilin e tij në Twitter këshilltari i presidentit ukrainas, Mikhailo Podoliak.

 "Ne po fillojmë të flasim me përfaqësuesit rusë - shkruan fotoja e publikuar nga takimi -. Në rendin e ditës është një armëpushim i menjëhershëm, armëpushim dhe korridore humanitare për largimin e civilëve nga fshatrat dhe qytetet e shkatërruara ose të bombarduara vazhdimisht".

Delegacionet shihen teksa shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin. Qëllimi minimal i Kievit është të krijojë korridore humanitare – rrugë për civilët për t’i shpëtuar zonave të goditura nga konflikti, sipas negociatorit ukrainas Davyd Arakhamia, i cili më herët postoi një përditësim të shkurtër në Facebook, para helikopterit me të cilin u nis drejt Bjellorusisë.

Ndërkohë, Rusia sipas ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov ka tre kërkesa të qarta:

Ukraina duhet të “çmilitarizohet” dhe “denazizohet” (të bëhet neutrale)

Krimea – gadishulli jugor i Ukrainës i aneksuar nga Moska në 2014 – të njihet nga Kievi si pjesë e Rusisë

Dy rajone separatiste në Ukrainën lindore – Republika Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut – të njihen zyrtarisht

 

Ora 15:45
Rusia mbyll TV e pavarur Dozhd

Televizioni i pavarur rus Dozhd ka pezulluar punën e tij sot. Këtë e ka bërë të ditur menaxherja e përgjithshme e saj, Natalia Sindieieva.

Prokurori i Përgjithshëm rus kishte kërkuar mbylljen e këtij televizioni.

Ora 15:43
'Anija e mallrave estoneve u godit nga 2 raketa, ka viktima në ekuipazh'

Këshilltari i Ministrit të Brendshëm ukrainas Anton Gerashenko raportoi anija e mallrave estoneze e mbytur në brigjet e Odessa u godit nga dy raketa ruse.

“Ka viktima në ekuipazh”, ka shkruar Gerashenko sipas të cilit 4 marinarët e zhdukur do të ishin mbytur me anijen. “Operacioni i shpëtimit është i pamundur, sepse gjiri është nën zjarr nga Marina Ruse”.

Ora 15:33
Sulm rus në shkolla dhe shtëpi, 9 të vdekur

ukraine-russia_5692812.jpg" style="height:439px; width:780px" />

Nëntë persona humbën jetën në sulmin ajror që goditi dy shkolla dhe disa shtëpi në Chernihiv të Ukrainës. Këtë denoncim e ka bërë Guvernatori i rajonit të Chernihiv.

Ora 15:20
Macron ia thotë në sy Putinit: Po bën një gabim të madh, po gënjen veten! Rusisë do t'i kushtojë shtrenjtë

Emmanuel Macron i tha Vladimir Putinit se ai po bën "një gabim të madh" në lidhje me Ukrainën dhe presidentin e saj, se gjoja Ukraina është një regjim nazist. Macron i ka thënë Putinit se po gënjen veten.

"Kjo që po bëni do t'i kushtojë shtrenjtë vendit tuaj, Rusia do të izolohet, dobësohet dhe do t'i nënshtrohet sanksioneve për një periudhë shumë të gjatë", i ka thënë Macron Putinit, thonë burimet franceze për mediat e huaja.

Ora 15:08
Delegacioni i Ukrainës mbërriti për bisedimet e paqes me Rusinë

Zyrtarët ukrainas kanë mbërritur në Bjellorusi për bisedime me palën ruse, sipas TASS. Një raund i dytë i bisedimeve të paqes është planifikuar për sot, me Ukrainën që shpreson se mund të sigurojë një armëpushim. Megjithatë, zyrtarët perëndimorë kanë qenë të kujdesshëm ndaj motiveve të Rusisë.

Ora 15:06
VIDEO/ Po protestonin se ju pushtua qyteti, ushtarët rusë hapin zjarr ndaj civilëve në Melitopol

Banorët e Melitopol, një qytet në Ukrainën jugore, u mblodhën për të protestuar kundër mbërritjes së trupave ruse një ditë më parë, ndërsa Moska vazhdon pushtimin e saj ushtarak për të tetë ditë. Në një video amatore dëgjohen të shtëna në Melitopol, ndërsa një prej tyre mbetet i plagosur. Një protestues tjetër dëgjohet të thotë: “Po përpiqen të na frikësojnë”. Të shtënat duket se janë qëlluar në ajër nga forcat ruse, në një përpjekje për të shpërndarë protestën, ndërsa demonstruesit mbeten sfidues.

Ora 14:53
Ambasadori i Rusisë në OKB: Furnizimi me armë i Kievit nuk ndihmon në zgjidhjen e situatës

Duke furnizuar Ukrainën me armë, BE dhe SHBA nuk po ndihmojnë në zgjidhjen e situatës pas pushtimit rus. Kështu deklaroi ambasadori rus në OKB në Gjenevë, Genadi Gatilov.

Ora 14:48
Frikë, Estonia anëtare e NATO-s! Mbytet një anije mallrash estoneze në brigjet e Ukrainës pranë Odessa, 4 të zhdukur

Një anije mallrash në pronësi të Estonisë është fundosur në brigjet e Ukrainës pas një shpërthimi. Anija besohet se ka hasur në një minë dhe katër anëtarë të ekuipazhit janë ende të zhdukur.

Dy të tjerë janë në një gomone në det pas shpërthimit pranë Odessa.

Estonia është anëtare e NATO-s, gjë që çon në frikën se fundosja mund të ndezë edhe më tej konflikt në Evropën Lindore. "Anija më në fund është fundosur," tha Ilves. “Dy nga ekuipazhi janë në një gomone mbi ujë dhe katër të tjerë janë të zhdukur. Nuk e di ku janë për momentin.'

Ora 14:40
Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Rusia do të sulmojë territorin e saj për të na fajësuar

Ministri i Jashtëm i Ukrainës pretendon se Rusia mund të jetë gati të sulmojë veten në një operacion "të rremë". Dmytro Kuleba, ministri i jashtëm i Ukrainës, thotë se ka raporte se Rusia mund të përgatitet të kryejë një operacion të rremë duke sulmuar territorin e saj dhe për të fajësuar Ukrainën. Këto pretendime nuk janë verifikuar ende.

 

Ora 14:25
Inteligjenca amerikane: Forcat ruse po përgatiten të zbarkojnë në Odessa, duan të nisin sulmin nga deti

Forcat ruse janë rrugës për në Odessa dhe po përgatiten të zbarkojnë. Sipas burimeve të inteligjencës amerikane, në Krime tashmë ka disa anije që janë në pritje të mbërritjes së trupave tokësore për të nisur sulmin nga deti. Autoritetet e Odessa - sipas të njëjtave burime - u kanë kërkuar qytetarëve të fshihe në një strehë për shkak të rrezikut të afërt të një sulmi.

Ora 14:23
Zbardhet telefonata midis Macron dhe Putin, presidenti rus: Evakuoni të gjithë të huajt! Do të vazhdojmë luftën pa kompromis dhe do të rrisim kërkesat ndaj Kievit

Presidenti rus Vladimir Putin i ka bërë presion presidentit francez Emmanuel Macron që të bëjë gjithçka që është e mundur që të gjithë të huajt të evakuohen nga Ukraina. Këtë e ka raportuar Tass duke iu referuar përmbajtjes së bisedës së tyre në telefon. Vladimir Putin tha se do të vazhdojë luftën e tij kundër nacionalistëve në Ukrainë "pa kompromis". Vetë presidenti rus i tha Emmanuel Macron, duke shtuar se ai gjithashtu mund të rrisë kërkesat e tij ndaj Kievit.

Ora 14:05
Trupat ruse marrin ndërtesën e administratës shtetërore në Kherson

Trupat ruse kanë pushtuar plotësisht ndërtesën e administratës shtetërore rajonale Kherson, ka raportuar në Facebook kreu i administratës, Hennadiy Lahuta.

"Ne nuk kemi hequr dorë nga detyrat tona. Stafi operativ rajonal, të cilin unë drejtoj, vazhdon të punojë dhe të trajtojë çështje urgjente për të ndihmuar banorët e rajonit. Ne jemi në pritje të ndihmës humanitare. Ju lutem mos u frikësoni”, shkroi ai.

Ora 13:49
Moska: Gati korridoret humanitare për popullatën

Ushtria ruse është e gatshme të krijojë korridore humanitare për të evakuuar popullsinë ukrainase. Këtë e ka bërë të ditur Ministria ruse e Mbrojtjes.

"Pala ruse ka krijuar tashmë të gjitha kushtet e nevojshme për evakuim të sigurt. Ne jemi të gatshëm të krijojmë korridore të përshtatshme humanitare në çdo drejtim në çdo kohë".

Kjo u raportua nga kreu i Qendrës së Kontrollit të Mbrojtjes Kombëtare Ruse, Mikhail Mizintsev në një konferencë për mediat.

Ora 13:48
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës: NATO pjesërisht përgjegjëse për vdekjet e civilëve

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës thotë se NATO është pjesërisht përgjegjëse për vdekjet e civilëve në vend, pasi refuzoi të vendoste një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.

Për BBC, Olha Stefanishyna tha "është çnjerëzore të dish që popullsia civile dhe fëmijët do të vriten duke mos marrë këtë vendim".

"Gjaku i atyre civilëve, duke përfshirë nënën dhe babanë e dy fëmijëve që lindën dje dhe vetëm sot humbën prindërit e tyre në një granatim, nuk është vetëm në duart ruse."

Zëvendëskryeministrja ukrainase kërkoi falje që nuk ishte diplomatike në me gjuhën e zgjedhur, por tha se po fliste ndërsa ishte ulur në një strehë për t'u mbrojtur nga bombat.

Anëtarët e NATO-s kanë refuzuar të krijojnë një zonë ndalim-fluturimi pasi janë të shqetësuar se kjo do të përshkallëzonte konfliktin duke i vënë forcat perëndimore në luftime të drejtpërdrejta me fuqinë ajrore ruse.

Ora 13:36
Dërguan lule në ambasadën e Ukrainës në Moskë, arrestohen disa fëmijë në Rusi! Shpërthejnë në lot (VIDEO)

 

Fëmijë të shkollave fillore janë arrestuar nga policia e Moskës pasi vendosën lule para ambasadës së Ukrainës dhe mbajtën në duar pankarta që shkruanin “Jo luftë”. Imazhet tregojnë fëmijë me oficerët pas hekurave metalikë, të futur në një automjet policie, dhe më pas në një komisariat. Kremlini duket se po merr masa gjithnjë e më drastike në përpjekje për të mbajtur nën kontroll rusët që janë kundër luftës në Ukrainë. Arrestimi i fëmijëve është konfirmuar nga gazeta nobeliste Novaya, e cila shkruan se më pas fëmijët janë lënë të lirë.

1646311483_page.jpg

Ora 13:35
FOTOLAJM/ Delegacioni ukrainas me helikopter drejt Bjellorusisë, me shpresën se kthehet me paqe

Delegacioni ukrainas fluturoi në Bjellorusi për negociata me delegacionin rus. Negociatat tashmë pritet të fillojnë nga momenti në moment dhe të gjithë presin rezultatet.

Ora 13:19
Pas telefonatës me Macron, Putin ka planifikuar një sërë bisedash me liderët ndërkombëtar! Mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Presidenti rus, Vladimir Putin do të zhvillojë sot një sërë bisedash telefonike me disa lider ndërkombëtar, pas asaj me Emmanuel Macron, teksa sulmet në Ukrainë janë ndalur përkohësisht, për t'i dhënë mundësi civilëve të largohen. Lajmi u bë me dije nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas të cilit Putin do të mbledhë sot edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Ora 13:11
6 vajza sfidojnë Lukashenkon, protesta kundër luftës edhe në Bjellorusi

Edhe një Bjellorusi, shteti pro Rusisë, ku pritet të zhvillohen diskutimet ndërmjet dy delegacioneve, po protestojnë kundër luftës.  6 vajza, dy të veshur me të kuqe dhe 4 me të bardha po marshojnë në Minsk, me ‘lule dielli’ dhe me flamurin e Ukrainës në krahë.
 

Ora 12:57
Franca bllokon një super jaht në pronësi të kreut të gjigantit shtetëror rus të naftës

Jahti i bllokuar

Zyrtarët francezë të doganave kanë marrë kontrollin e një jahti gjigant në pronësi të shefit ekzekutiv të Rosneft , Igor Sechin, si pjesë e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë. Lajmi u bë me dije nga Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire. Jahti 'Amore Vero' u konfiskua gjatë natës në portin mesdhetar të La Ciotat, pranë Marsejës, në Cote d'Azur francez, ndërsa po përgatitej për një nisje urgjente, sipas Ministrisë Franceze të Financave.

Ora 12:55
Bashkimi Europian i prerë: Duhet armëpushim i menjëhershëm në Ukrainë


Bashkimi Evropian po bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë.

"Kjo luftë duhet të ndalet tani. Unë bëj thirrje për një armëpushim të menjëhershëm. Unë bëj thirrje për krijimin e menjëhershëm të korridoreve humanitare," shkroi kryediplomati i BE-së Josep Borrell.

Borrell shtoi se blloku po qëndron në krah të Moldavisë, e cila po pret më shumë se 20,000 fëmijë refugjatë që ikin nga lufta.

Ora 12:43
Rusia njofton 'armëpushim' për t'i lënë mundësi civilëve të largohen nga Ukraina

Ministria ruse e Mbrojtjes, sipas TASS, ka njoftuar një pushim të shkurtër të luftimeve, për t'i dhënë mundësi civilëve të largohen nga Ukraina përmes “korridoreve humanitare”.

Ora 12:41
I lanë mbrapa nga ushtarët rusë, Ukraina zbulon plane të fshehta të Putinit! Kishte planifikuar një luftë 15-ditore

 

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se forcat e saj të armatosura kapën planet e betejës që trupat ruse kanë lënë pas. Ministria tha se dokumentet sugjeronin se lufta e Rusisë me Ukrainën do të zgjaste 15 ditë.

Dokumentet e sekuestruara u postuan në Facebook nga ministria dhe tregonin planet e luftës të një prej njësive të grupit taktik të batalionit të Brigadës së Këmbësorisë Detare të Gardës 810 të Flotës Ruse të Detit të Zi, tha ministria.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, në dokumente kishte një hartë pushtimi, një tabelë me shenja thirrjesh dhe një listë të personelit.

Postimi i ministrisë në Facebook pasoi një zbulim të ngjashëm në faqen e mediave sociale nga Operacioni i Forcave të Përbashkëta të Ukrainës.

“Falë veprimeve të suksesshme të një prej njësive të Forcave të Armatosura të Ukrainës, pushtuesit rusë po humbasin jo vetëm pajisjet dhe fuqinë punëtore”, tha ministria e mbrojtjes. “Në sulme paniku, ata po lënë dokumente të klasifikuara”.

Ora 12:26
Proteston kundër luftës në Ukrainë, arrestohet në Rusi pensionistja që i mbijetoi rrethimit të Leningradit

 

Mijëra qytetarë rusë kanë protestuar kundër luftës në Ukrainë. Në Shën Petërsburg policia ka ndërhyrë sapo protestuesit u mblodhën, ndërsa janë publikuar edhe pamje nga momenti i arrestimit të një pensonisteje, të quajtur Yelena Osipova. Kjo e fundit i ka mbijetuar rrethimit të Leningradit nga nazistët, që nga koha kur u riemërua në Shën Petërsburg.Gjatë përplasjeve policia arrestoi 350 protestues. Sipas organizatave për të drejtat e njeriut që nga fillimi i protestave janë arrestuar mbi 7600 persona.

1646306803_ARRESTI.JPG

Ora 12:16
FOTO/ 'I përdorur, por funksional', ukrainasit 'shesin' tanket ruse në eBay

 

Një imazh ka qarkulluar në mediat sociale që supozohej se tregonte një njoftim bë eBay për një tank të përdorur rus që ishte sekuestruar nga njerëzit në Ukrainë dhe që ishte në shitje. Çmimi i vendosur ishte 400 mijë dollarë, ndërsa në përshkrim shkruhet: 'tank i përdorur rus T-72, funkional'. Sigurisht që ky tank nuk është në listën e vërtetë të shitjeve në e-Bay, por foto është e modifikur për batutë.

E teksa kjo nuk është e vërtetë, në fakt ka raportime se ukrainasit kanë marrë disa tanke ruse që u braktisën gjatë sulmeve. Një sërë videosh janë shpërndarë në rrjet që tregonin traktorë bujqësorë duke tërhequr tanke.

Ora 12:09
Putin tjetër telefonatë me Macron, teksa bisedimet Moskë-Rusi pritet të fillojnë për 1 orë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është duke zhvilluar një tjetër bisedë telefonike me Emmanuel Macron, teksa pritet që në Brest të Bjellorusisë të fillojnë bisedimet mes Kievit dhe Moskës.

Macron dhe Putin ishin dëgjuar në telefon për 90 minuta - edhe para raundit të parë të bisedimeve; Kremlini dhe Pallati Elisee  ishin dhënë rrëfime shumë të ndryshme të bisedës (Paris tha se Moska kishte siguruar se nuk kishte ndërmend të synonte civilët, ndër të tjera: një premtim i paplotësuar kryesisht në orët dramatike pas asaj interviste).

Ora 12:07
Volkswagen ndalon prodhimin në Rusi, eksportet ndërpriten menjëherë

Volkswagen mbyll prodhimin në Rusi. Kjo është bërë e ditur nga vetë grupi.

“Për shkak të luftës së zhvilluar nga Rusia, garnizoni i grupit ka vendosur të ndalojë prodhimin e automjeteve në Rusi”. Eksportet “do të ndërpriten menjëherë”.

Ora 11:59
Lufta kundër Rusisë në Ukrainë,  Zelensky:  16 mijë vullnetarë të huaj të gatshëm për të luftuar për Kievin

Gjashtëmbëdhjetë mijë vullnetarët e parë të huaj janë gati të luftojnë në Ukrainë, së bashku me trupat e Kievit kundër atyre ruse që kanë pushtuar vendin. Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij në një video. Zelensky u kishte bërë thirrje të huajve që t'i bashkohen rezistencës ndaj forcave të Moskës, duke u siguruar atyre një regjim pa viza. Një njësi e veçantë e të huajve u formua në vend, Legjioni Ndërkombëtar i Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës.

Ora 11:42
BE: Do ndërmarrim masa shtesë kundër Rusisë nëse situata në Ukrainë përkeqësohet

Bashkimi Evropian do të ndërmarrë hapa shtesë kundër Rusisë nëse situata në terren në Ukrainë përkeqësohet, tha sot presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Blloku po përgatitet gjithashtu në rast të hakmarrjes ruse, duke përfshirë diversifikimin e furnizimeve energjetike të bllokut.

“Qëllimi ynë është të shkurtojmë kapacitetin e Kremlinit për të bërë luftë me fqinjët e tij”, tha von der Leyen pas një takimi me presidentin rumun Klaus Iohannis.

“Ne duhet të bëhemi të pavarur nga gazi, nafta dhe qymyri rus. Vendosmëria jonë për të ecur përpara në këtë rast është më e fortë se kurrë,” shtoi ajo.

Ora 11:35
Si e bëni gjumin kur e dini që vriten fëmijë në Ukrainë? Ja si përgjigjet ministri i Jashtëm rus Lavrov

Gjatë një konference për shtyp me gazetarët e huaj, ministri i Jashtëm rus është pyetur nga një gazetar në lidhje me vrasjen e civilëve në Ukranë.

Gazetari: Si e ndjeni veten kur vriten fëmijë në Ukrainë nga lufta dhe ju i keni duart e’ përlyera me gjak’ në këtë çështje?

Në përgjigje të tij, Lavrov tha se "gratë, fëmijë dhe të moshuar janë vrarë me mijëra në rajonin Donbas të Ukrainës lindore”. 'Nuk mund të them asgjë më shumë sesa këto që thashë'. Ai i referohet vdekjeve gjatë konfliktit midis separatistëve pro-rusë dhe forcave ukrainase në Donbas midis 2014 dhe 2022, jo vdekjeve gjatë pushtimit aktual rus të Ukrainës.

Ora 11:34
Pas Moldavisë, Çekia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për përballimin e fluksit të madh të refugjatëve ukrainas

Qeveria çeke ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në pritje të një fluksi të madh refugjatësh ukrainas që po ikin nga pushtimi i vazhdueshëm rus.

"Ne po e zbatojmë atë thjesht për arsye teknike, kështu mund të përballojmë fluksin e refugjatëve," tha kryeministri çek Petr Fiala gjatë një konference për shtyp.

“Në asnjë mënyrë kjo nuk do të prekë qytetarët çekë,” shtoi ai.

Gjendja e jashtëzakonshme është caktuar të zgjasë 30 ditë, por ajo mund të zgjatet nga qeveria nëse është e nevojshme.

Ora 11:26
Ylli ukrainas i tenisit rikthehet në vendin e tij për të luftuar: Kam një armë dhe jam gati ta përdor (VIDEO)

Tenisti ukrainas Sergiy Stakhovsky thotë se është kthyer në vendin e tij për të luftuar kundër pushtimit rus. Duke folur për Radio 5 Live , ai tha se nuk ka përvojë luftimi, por 'do të mbroj atë që është e jona, të mbroj vendin tonë".

"Unë kam një armë dhe jam i përgatitur ta përdor", tha ai.

Ora 11:11
Moska: Bisedimet me Ukrainën do të zhvillohen në Bjellorusi në orën 13:00

Negociatat ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase do të zhvillohen në rajonin e Brestit të Bjellorusisë pasditen e sotme rreth orës 15:00 (13:00 me orën shqiptare). Këtë e ka bërë të ditur kryenegociatori rus Vladimir Medinsky.

Ora 11:04
I vetëm dhe me flamurin në duar, ukrainasi i del përballë mjeteve të blinduara ruse (VIDEO)

 

Pa frike, një qytetar shfaqet i vetëm për të valëvitur flamurin ukrainas përballë mjeteve të blinduara ruse. Ngjarja u regjistrua në Kherson, qyteti në jug të Ukrainës, ku pushtuesit rusë arritur deri në sheshin qendror. Por gjatë natës ka pasur përleshje në disa vende, me raketa.

Ora 10:51
Lukashenko: Perëndimi dëshiron që Bjellorusia të futet në luftë

1646146019_Lukashenko.jpg

Perëndimi dëshiron të çojë Bjellorusinë në luftë me Ukrainën, për të zgjeruar konfliktin edhe me vendet e tjera kufitare me Ukrainën. Kështu tha presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko gjatë një ceremonie shtetërore, sipas raporteve të Tass.

Ora 10:47
Krim lufte, Rusia përdor ambulancat për transportimin e armëve në Ukrainë (VIDEO)

Teksa ka intensifikuar sulmet në Ukrainë, Rusia duket se nuk ka ndërmend të respektojë asnjë rregull në luftë. Pamjet e shpërndara tregojnë se si ushtarët rusë përdorin ambulancat për transportim e armëve në Ukrainë, fakt ky që përbën krim lufte. Këto zhvillime vijnë në një kohë që Gjykata e Hagës ka hapur një hetim mbi krimet e dyshuara të luftës të kryera nga rusët.

Ora 10:46
Inteligjenca britanike: Kolona ushtarake ruse drejt Kievit ka ngadalësuar marshimin

Pak përparim është bërë në tre ditët e fundit nga kolona e gjatë e forcave ruse që po i afrohen Kievit, sipas një vlerësimi të inteligjencës ushtarake britanike.

Kolona ushtarake, e cili po i afrohet kryeqytetit nga veriu i tij, "mbetet mbi 30 km nga qendra e qytetit duke u vonuar nga rezistenca e fortë ukrainase, prishja mekanike dhe bllokimi".

Përditësimi i ministrisë së mbrojtjes shton gjithashtu se qytetet Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol mbeten nën kontrollin e Ukrainës.

Në shifrat e viktimave të Rusisë, Britania e Madhe parashikon se shifrat aktuale janë "konsiderueshme më të larta" se 498 të vrarë dhe 1,597 të plagosur të deklaruara deri më tani nga Moska.

Ora 10:37
Kievi: 9000 ushtarë rusë të vrarë dhe 217 tanke të shkatërruara

Ukraina pretendon se ka vrarë 9000 ushtarë rusë, ka shkatërruar 217 tanke, 90 artileri, 900 automjete të blinduara dhe 42 raketahedhës. Gjithsej 30 avionë u rrëzuan .Kjo raportohet nga gazeta Kyiv Independent.

Ora 10:35
2 fëmijë dhe 6 të rritur vdesin nga bombardimet në një banesë në Kharkiv

 

Gjashtë të rritur dhe dy fëmijë u  vranë në një ndërtesë banimi pas një sulmi rus në qytetin Izyum në distriktin Kharkiv.

Kjo është raportuar nga faqja online ukrainase 'Kyiv Independent'.

Ora 10:35
Bisedimet me Ukrainën, ministri i Jashtëm rus: Do të gjendet një zgjidhje për situatën! Perëndimi ka në mendje luftën bërthamore

1646300264_1349527.jpg

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka shprehur besimin se do të gjendet një zgjidhje për krizën ukrainase dhe vuri në dukje se kërkesat e Moskës janë "minimale". Ai shtoi se Rusia nuk mund të lejojë që Ukraina të përbëjë një kërcënim për sigurinë e vendit. Kryediplomati rus tha më tej se negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës do të zhvillohen dhe janë planifikuar të zhvillohen më 3 mars. Ai tha se Kievi nuk po vepron në mënyrë të pavarur në negociata.

"Përsëri, ekipi ukrainas gjeti një pretekst për të shtyrë këto negociata. Sigurisht që ata po marrin udhëzime nga Uashingtoni, nuk ka dyshim për këtë. Ky vend absolutisht nuk është i pavarur", tha Lavrov.

Ministri i Jashtëm shprehu besimin se po përgatiten planet për luftë kundër Rusisë. Lavrov paralajmëroi se Lufta e Tretë Botërore do të jetë një luftw bërthamore.

"Biseda për luftën bërthamore tani është duke u zhvilluar. Unë ju kërkoj të shikoni me shumë kujdes deklaratat që janë bërë dhe personazhet që kanë bërë këto deklarata. Së pari, zoti Stoltenberg [...] Pas kësaj, z. Zelensky filloi të deklarojë se ai do të hiqte dorë nga statusi i një shteti jobërthamor. Vini re faktin se një luftë bërthamore po zhvillohet vazhdimisht në kokat e politikanëve perëndimorë dhe jo në kokat e rusëve”, shtoi Lavrov.

Lavrov tha se një dialog midis Moskës dhe NATO-s do të rifillojë. Diplomati shtoi se Kremlini është gati për këtë.

Ora 10:24
Zelensky: Mbrojtja jonë po qëndron kundër sulmeve ruse! Nuk kemi asgjë për të humbur përveç lirisë sonë

Mbrojtja ukrainase po qëndron kundër sulmit rus, tha Presidenti Volodymyr Zelensky në videon e tij të fundit: "Ne nuk kemi asgjë për të humbur përveç lirisë sonë" dhe shtoi se Ukraina po merr furnizime të përditshme me armë nga aleatët e saj ndërkombëtarë. "Kanë kaluar dy vjet që kur Ukraina regjistroi rastin e parë të Covid-19. Ka kaluar një javë që nga sulmi i një virusi tjetër," tha ai duke iu referuar pushtimit rus.

Ora 10:23
Lufta në Ukrainë/ Franca: Më dhe keqja nuk ka ardhur ende

Është "e mundur që më e keqja nuk ka ardhur ende" në konfliktin në konflikt.

Kjo ka qenë deklaratë e ministrit të Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, duke folur për France 2 në lidhje me situatën në Ukrainë.

"Ne mund të kemi frikë nga një logjikë rrethimi", me të cilin "rusët janë mësuar", paralajmëroi kreu i diplomacisë, duke iu referuar përkatësisht qyteteve në Siri dhe Çeçeni, të mbrojtura nga bombat ruse në dekadat dhe fundit.

Ora 10:21
FOTOLAJM/ Me flamuj në duar, mijëra ukrainas në qytetin e Energodar i dalin para pushtuesve rusë

Me flamuj nëpër duar, të patrembur, mijëra ukrainas në qytetin Energodar i kanë dalë përpara pushtuesve rusë, në tentativë për t'i bllokuar. Foto është postuar në Twitter nga Ministri i Jashtëm ukrainas, duke treguar edhe njëherë vendosmërinë e popullit ukrainas për t'i rezistuar pushtimit rus.

Ora 10:13
VIDEO/ Gazetari raporton mes predhave, pamje nga Donbas

Një gazetar në Ukrainë, pranë ushtrisë ruse, po raporton mes predhave. Pamjet janë nga Donbas nga sulmi i forcave ruse kundrejt forcave ukrainase, ku një grup trupash po përparon drejt qytetit të Mariupol.

Ora 10:12
Rusia: Gati për dialog me Perëndimin për çështjet e sigurisë

Rusia është e gatshme për dialog me Perëndimin për garancitë e sigurisë dhe çështjet e stabilitetit strategjik.

Zëvendësministri i Jashtëm Sergej Ryabkov tha për RBC ruse, sipas raporteve nga Tass:

"Ne jemi të gatshëm për dialog për këto çështje, si dhe për çështjet që lidhen me stabilitetin strategjik. Na vjen keq që kolegët tanë në Uashington kanë marrë një vendim - dhe ata e njoftuan disa ditë më parë - për të pezulluar këto kontakte”.

Ora 10:08
Rusia propagandë me nxënësit: Do të mësojnë pse ‘misioni çlirimtar në Ukrainë është domosdoshmëri’

Ministria e Arsimit e Rusisë ka njoftuar se nxënësve të shkollave në mbarë vendin do t'u jepet një mësim virtual se ‘pse misioni çlirimtar në Ukrainë është një domosdoshmëri’. Nxënësit do të mësohen ‘për rrezikun që NATO përfaqëson për vendin e tyre" dhe "përse Rusia u ngrit për mbrojtjen e civilëve të Republikave Popullore të Donetsk dhe Luhansk’.

Ora 10:04
Sulmet ruse/ Ukraina: 34 civilë të vrarë në rajonin e Kharkivit

Sulmet e Rusisë në popullatën civile vranë 34 civilë në rajonin lindor të Ukrainës, në Kharkiv në mes të datave 2 dhe 3 mars. Kështu thanë shërbimet e emergjencës të enjten, më 3 mars.

Përveç kësaj, lideri i rajonit lindor të Donetskut tha se qyteti port i Mariupol, një nga objektivat e para të pushtimit rus, ka mbetur pa furnizim me ujë dhe energji elektrike.

Ora 10:00
Delegacioni i Kievit propozon të zhvendosin vendin e bisedimeve

Kievi ka kërkuar zhvendosjen e vendit të raundit të dytë të bisedimeve me Moskën nga Bjellorusia në një nga vendet fqinje. Kjo u raportua nga Yury Voskresensky, një analist bjellorus i afërt me organizatorët e takimit.

Ora 09:56
VIDEO/ Tanku rus i shkrumbuar nga flakët

Pamjet shkatërruese në shumë vende të Ukrainës, janë shtuar tashmë. Ushtria e Ukrainës i ka vënë flakën një tanku të ushtrisë ruse. Siç shihet nga pamjet mjeti ushtarak është shkrumbuar nga flakët.


 

Ora 09:41
Lufta në Ukrainë, Rusia bombardon 3 shkolla dhe katedralen e Khrakiv

1646297226_1646293805Screenshot3.jpg

3 shkolla dhe një Katedralja janë godituar pas sulmeve ruse me raketa, në qytetin në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës. CNN thotë se të paktën tre shkolla u goditën në bazë të fotove dhe videove të publikuara në rrjetet sociale. Njëra ndodhet në lagjen veriore të Saltivka-s dhe dy të tjerat janë pak më shumë se një kilometër larg në zonën industriale në pjesën juglindore të qytetit. 

Ora 09:39
Franca thirrje qytetarëve të saj: Largohuni nga Rusia nëse nuk e keni të domosdoshëm qëndrimin

1646296888_franca1717x450.png

Qeveria franceze i ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të largohen nga Rusia nëse prania e tyre atje nuk është e domosdoshme. Kjo thirrje e qeverisë franceze vjen në kohën kur në Ukrainë sulmet ruse po rriten ndjeshëm. Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar këshillon gjithashtu këshillon shtetasit e vet që të largohen. Edhe Departamenti Amerikan i Shtetit po këshillon gjithashtu të njëjtën gjë.

Ora 09:13
Situatë kritike në qytetin port të Mariupolit, kryebashkiaku: Sulme të pandalshme, nuk marrim dot as të plagosurit nga rrugët

Qyteti port i Mariupolit në bregun e Detit të Zi vazhdon të jetë nën sulme të vazhdueshme. Kryebashkiaku i qytetit, nëpërmjet një video, ka thënë: “Të plagosurit nuk i nxjerrim dot as nga rrugët, nga banesat, pasi sulmet nuk ndalen”. Ministria ruse e Mbrojtjes u ka kërkuar civilëve që të largohen nga qyteti përmes të ashtuquajturit "korridori i gjelbër".  Sot, një zëdhënës i rebelëve pro-rus tha se ata do të ndërmarrin "sulme të synuara" kundër qytetit nëse forcat ukrainase atje nuk dorëzohen.

Ora 09:12
Gjermania do t'i dorëzojë Ukrainës 2700 raketa të tjera kundërajrore

Gjermania do t'i dorëzojë Ukrainës 2700 raketa të tjera kundërajrore. Kjo u raportua nga një burim qeveritar, duke deklaruar se Berlini "ka miratuar mbështetje shtesë për Ukrainën". Raketat janë të tipit Strela të prodhimit sovjetik, të cilat janë përdorur në ish-Gjermaninë Lindore.

Ora 08:51
Goditet nga raketa, shpërthen në flakë depoja e naftë në Chernihiv në Ukrainë (VIDEO)

Një depo nafte në qytetin Chernihiv, në veri të Ukrainës u godit nga sulme ajrore mëngjesin e sotëm, sipas Shërbimit Shtetëror të Ukrainës për Emergjencat. Fotot nga Chernihiv tregojnë re tymi të dendur të zi nga ato që duket të jenë rezervuarë nafte.

Ora 08:28
Rusia dhe Bjellorusia ndalohen të garojnë në Lojërat Paralimpike Dimërore të 2022

Atletët nga Rusia dhe Bjellorusia nuk do të lejohen të garojnë në Lojërat Paraolimpike Dimërore 2022 në Pekin. Kështu ka bërë me dije Komiteti Ndërkombëtar Paralimpik, vendim i marrë pas pushtimit të Ukrainë nga Rusia dhe mbështetjes që po i jep kësaj të fundit Bjellorusia.

Ora 08:08
Më shumë se 7600 arrestime në Rusi që nga fillimi i protestave

Më shumë se 7600 persona janë arrestuar në Rusi gjatë protestave kundër luftës në Ukrainë. Faqja e të drejtave civile Ovd-Info bwn me dije se vetëm dje u arrestuan të paktën 780 persona në 34 qytete ruse, duke e çuar totalin në 7623 që nga fillimi i protestave. Të paktën 353 persona u arrestuan në Shën Petersburg, në Moskë të paktën 304.

Ora 07:56
Gjermania i sekuestron oligarkut rus jahtin 600 milionë dollarësh

1646293978_page.jpg

Jahti i çmuar mbi 150 m i gjatë i miliarderit rus Alisher Usmanov është sekuestruar nga zyrtarët gjermanë pas sanksioneve të vendosura nga BE, raportoi Giacomo Tognini i Forbes.

Ndaj miliarderit rus Alisher Usmanov u vendosën sanksione nga Bashkimi Evropian ditën e hënën. Dy ditë më vonë, Forbes ka mësuar nga tre burime në industrinë e jahteve se një nga pasuritë e tij të çmuara – jahti 156 m Dilbar, i vlerësuar në afro 600 milionë dollarë – është sekuestruar nga autoritetet gjermane në qytetin verior të Hamburgut.

Anija ka qenë në kantieret detare të Hamburgut të firmës gjermane të ndërtimit të anijeve Blohm+Voss që nga fundi i tetorit për një riparim. Burimet që folën për Forbes thanë se qeveria gjermane ngriu asetin dhe se, me gjasë si rezultat, punonjësit e Blohm+Voss që kishin punuar në jaht nuk u paraqitën në punë të mërkurën. Përfaqësuesit e Blohm+Voss dhe Usmanov nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.

Usmanov e bleu Dilbar në vitin 2016 për një kosto të raportuar prej 600 milionë dollarësh nga ndërtuesi gjerman i anijeve Lürssen, i cili e ndërtoi jahtin për oligarkun rus për 52 muaj. Firma e quan atë “një nga jahtet më komplekse dhe sfiduese të ndërtuara ndonjëherë, si për nga dimensionet ashtu edhe për nga teknologjia”. Me 15,917 tonë, është jahti motorik më i madh në botë për nga tonazhi bruto, dhe zakonisht drejtohet nga një ekuipazh prej 96 personash. Dilbar krenohet me pishinën më të madhe të instaluar ndonjëherë në një jaht, si dhe me dy helikopterë, një sauna, një sallon bukurie dhe një palestër. Brendësia e saj prej pellushi ka më shumë se 1000 jastëkë divanesh dhe mund të presë deri në 24 persona në 12 suita.

Ora 07:53
FOTO/ Imazhet satelitore tregojnë shkatërrimin e shkaktuar nga sulmet ruse në zonat në veri të Kievit

 

Imazhet e reja satelitore të zonave në Ukrainë të goditura nga sulmet ushtarake ruse tregojnë sa është dëmtuar vendi në pesë ditët e para të pushtimit. Pamjet u kapën më 28 shkurt nga Maxar Technologies. Që atëherë, mbulimi i dendur i reve ka penguar shumicën e satelitëve të vëzhgojnë çdo gjë në tokë në të gjithë vendin.

Imazhet tregojnë shtëpi të djegura, në fshatin Rivnopillya në rajonin Chernhiv, afërsisht 80 kilometra në veri të kryeqytetit, Kiev.

Në Chernihiv, një urë mbi lumin Stryzhen duket se është shkatërruar, ndërsa ndërtesat e banimit dhe një fabrikë aty pranë duket se kanë pësuar dëmtime. Një autokolonë ushtarake ruse u pa gjithashtu në një rrugë aty pranë. Imazhet satelitore tregojnë gjithashtu mbetjet e djegura të automjeteve ushtarake ruse në një zonë banimi në Bucha, një qytet jashtë Kievit.

Ora 07:46
Gjykata Ndërkombëtare Penale nis hetimet për krime lufte nga Rusia në Ukrainë

 ‘Kam vendosur të nis hapjen e një hetimi për situatën në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur’, është kjo deklarata zyrtare që erdhi nga Karim Khan kreyprorkuroi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale. 

Karim Khan tha se synonte të kërkonte autorizim nga presidenca e gjykatës për të hapur hetimin, por një referim nga Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria dhe 36 vende të tjera në gjykatë do të thotë se ai tani zyrtarisht do të nisë menjëherë hetimin.

‘Deklarata e parë e paraqitur nga Qeveria e Ukrainës referonte krimet e dyshuara të kryera në territorin ukrainas nga 21 nëntor 2013 deri më 22 shkurt 2014. Deklarata e dytë e zgjati për të përfshirë krimet e pretenduara në territorin e Ukrainës nga 20 shkurt 2014 e në vazhdim’, argumenton kryeprokurori i Gjykatës.

 “Asnjë individ në situatën e Ukrainës nuk ka licencë për të kryer krime brenda juridiksionit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale,” tha Khan.

Më tej ai garanton se personalisht do të vijojë të ndjekë nga afër zhvillimet në terren në Ukrainë, dhe ripërsërit thirrje për përmbajtje dhe respektim të rregullave të së drejtës  ndërkombëtare humanitare.

Ora 07:36
Sulmi ushtrisë ruse në antenën televizive në Kiev, humb jetën operatori i parë në luftën në Ukrainë

Një operator ka mbetur i vrarë nga një sulm ajror i Rusisë në antenën televizive në Kiev. Yevhenii Sakun, i cili punonte për TV LIVE, u vra së bashku me katër të tjerë, konfirmoi policia ukrainase të mërkurën. Gazetarët ukrainas dhe korrespondentët e huaj që mbulonin luftën i bënë homazhe Sakun në rrjetet sociale.

Ora 07:34
Grupi hakerëve Anonymous: Shërbimet sekrete ruse paralajmëruan Kievin për komplot për vrasjen e Zelensky

Shërbimet sekrete ruse zbuluan informacione që paralajmëronin Ukrainën për një komplot për të vrarë Presidentin Zelenskiy. Kjo u bë me dije nga grupi i hakerëve Anonymous të cilët shkruan në një postim në Twitter: "Informacionet e rrjedhura nga shërbimet sekrete ruse paralajmëruan Ukrainën për një komplot për vrasjen e presidentit Volodymyr Zelensky. Tani, ne mund të presim një luftë të brendshme për pushtet në Kremlin për të përmbysur regjimin e Putinit. Ndërkohë, ne vazhdojmë me sulmet", thuhet në Twitter të publikuar nga ata.

/er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/03/2022 01:20

    /B.R.S.S/,sipas jush,Ukraina duhet t'ia shiste shpirtin /SHEJTANIT TE RUSISE/qe te mbijetonte,keshtu thua ti?!Nese ke dy fije respekt per veten,nuk mund t'a shesesh,se atehere vertet do te kesh <<paqe>>,por behesh nje komb pa dinjitet,kjo do ishte nje arsye qe te mos beje hije mbi faqe te dheut,por ukrainasit nuk jane fataliste,jane trima,e duan atdheun dhe po japin dhe jeten per te,gje qe disa nga ne s'kemi per t'a bere kurre,po ndodhi nje situate e ngjashme.Sa per Berishen,jam dakord qe duhet te mbaje pergjegjesi per shkaterrimin e ushtrise,megjithese me tekno.moderne ne fushen ushtarake,kallashet dhe armet e tjera sovjetike e kineze qe kemi, duken jashte kohes.Gjithashtu dyshoj ne se kemi trimerine me vepra,ashtu sic e kemi me fjale(gjykuar nga fjalet kapitulluese te disa komentuesve per ukrainasit,dhe nuk dua as te mendoj se si do te reagonin per Shqiperine).Edhe Rama eshte problem me pergjigjen e tij per gjendjen e bunkereve e fortifikimeve,kur tha se i privatizoi Saliu.Shpresoj qe te jape nje pergjigje me serioze,me dinjitoze e me kopetente per postin qe mban,nese larg-qofte ndodh dicka,jo te beje deklarata te tilla pa vend.Nejse,nga artikulli i mesiperm me terhoqi vemendjen qe Rusia i ka vene ne shenjester ambasadat e huaja ne Ukraine,ne rast se i sulmon,a nuk konsiderohet sikur ka sulmuar nje territor te huaj dhe nese ndonje nga keto ambasada te sulmuara,perfaqesojne ndonje vend te NATOS,a nuk do ishte kjo nje arsye per te justifikuar nje sulm te NATO-s??

    Përgjigju
  • B.R.S.S.: 04/03/2022 00:49

    SOT DEL E NEVOJSHME TE ARRESTOHET SALI BERISHA ,,,,SI SHKATARRUES I USHTRISE SHQIPTARE NE 1997 ME HAPJEN E DEPOVE TE USHTRISE,,,,KY MASKARA DUHET TE DENOHET PER KETE KRIM SHTETEROR,,PO ASHTU PER GERDECIN DHE VJEDHJET QE I BERI ARKES TE SHTETIT,,,DOSJA E KETIJ HORRI ESHTE PLOT ,,,ASHTU SIC ESHTE E ILIR METES,,DHE EDI RAMES,,QE VJEDH PARET E POPULLIT NE P.P.P. DHE KONCESIONE,,,,DHE NUK I VE NE SHERBIM TE USHTRISE DHE POLICISE,,,,PER TE BLERE TANKE,,AVIONE,HELIKOPTERE,,,ANIJE,,,RAKETA,,MUNICIONE,,ARME,,,KURSE UKRAINA TE ULET NE BISEDIME ME RUSINE DHE TE PRANOJE NEUTRALITETIN,,PRA TE MOS KERKOJE TE HYJE NE NATO PER 400 VJET,,,DHE TE CARMATOSET,,TE NJOHE KRIMENE DHE REPUBLIKAT E LINDJES,,,SEPSE KA TE BEJE ME RUSINE QE KA DHE ARME BERTHAMORE,,,UKRAINA E KA FAJIN VETE PER KETE QE PO NDODH SOT,,,,E PARA NUK DUHEJ TE RREZONTE ME DHUNE PRESIDENTIN E UKRAINES NE 2014,,,,QE ISHTE PRO-RUS,,,,TE HYNTE NE BISEDIME ME RUSINE PER NJE AUTONOMI PER KETO 2 REPUBLIKAT NE LINDJE ,,SAPO NISEN LUFTIMET ATJE,,,KJO ESHTE ZDERVJELLTESI NE DIPLOMACI,,,TE MOS BENTE STERVITJE USHTARAKE ME NATON NE TERITORIN UKRAINAS,,,TE MOS KERKONTE ANETARESIM NE NATO ,,PA U KONSULTUAR FILLIMISHT ME RUSINE,,,,E NJETA GJE DHE ME KERKESEN PER TU ANETARESUAR NE BE....PRA TE MOS BENIN TE FORTIN ME RUSINE,,,C'DO GJE PARA SE TA MENDONIN DUHEJ TE BISEDONIN ME RUSINE,,,,KY ESHTE GABIMI,,,,,DHE PER KETE GABIM PO PAGUAN SOT POPULLI UKRAINAS,,,,PRANDAJ DUHEN ZGJEDHUR NE POLITIKE NJEREZ PROFESIONISTE DHE DIPLOMATE......JO KAQOLA SI ZHELINSKI,,,QE I KA TRUPAT RUSE NE UKRAINE DHE KERKON TE ANETARESOHET NE BE,,,,KJO ESHTE SI PUNA E GOMARIT QE PO E HANTE UJKU NGA BYTHET DHE THONTE JAM NE ENDERR,,NUK ESHTE E VERTETE.....JEP DOREHEQJEN O MUT PRESIDENT ,,,,SE E MORE UKRAINEN NE QAFE......

    Përgjigju
  • hes: 03/03/2022 23:21

    ore xhacka ku esht se ka ca dit qe sdihet ku esht? mbase eshte te gjallica duke numeruar paret e popullit

    Përgjigju
  • Alb: 03/03/2022 18:12

    Vetume ne shqiptare nuk kena fetyre me kritiku ken. E harrute 97 si u vran me mija, dhe hala edhe sote nuk ka dhan kush llogari para ligjite

    Përgjigju
    • Loni: 03/03/2022 23:18

      Zelevsky jep ore doreheqjen. per nje ego tenden Po vdesin mineral vete te pa fajshem per nje ego te Usa-s edhe Rusise qe tregojne dhembet edhe Mish per top populli ukrahinas shpeto kombin o dyliiiiii mos u merr me skenare politike absurde

  • KASAEM ISLOMI [ GOGOLI ]: 03/03/2022 15:07

    O hiku riku po ti qeke i pa cip po të paktën Ukrainasi po lufton për tokēn e tij me jetën e vet. Çfar ti bëj ai Putinit psikopat që vret fmi e gra të pa fajshme ta lej të boj çtë doi ai IDJOT Putin. Kurse ti u kënaqke me fatkeqësin e njē populli të vuajtur. Po ti spaske din e iman o KATRAN

    Përgjigju
  • hiku: 03/03/2022 08:03

    hahahaha, rusia i ka mor te gjitha ky thote do ti perzej, ska faj, eshte si puna e asaj shprehjes, sa ne shume te rrah aq mlshum te trashet lekura

    Përgjigju
    • Afa: 03/03/2022 08:49

      Ti hiku te vejn per te qeshur duke shkruajtur aty rehat nga divani i shtepise. Sikur te kishe pak ndergjegje dhe te vleresoje qe sot jeton ne nje shtet ku mund te shkruash si te doje tr..i online. Por kuptohet qe ti nuk ke as 1/1000 e bo..ve qe ka ai i ukraines, i cili kur i vjen nje ushtri 10 here me e madhe, thote do rri ketu te bej rezistence.

    • Biku: 03/03/2022 08:42

      He ambasada ca behet sot? Po gezoni he? Bq shkuresh

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja