Dita e Alfabetit, Kuvendi i Shqipërisë i dhuron Muzeut fotot e ditëve të Kongresit të Manastirit! Spiropali reciton 'Gjuha shqype' të Gjergj Fishtës

Me rastin e Ditës së Alfabetit, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në emër të Kuvendit, i dhuroi Muzeut të Kongresit të Manastirit disa foto nga ditët e Kongresit, të përzgjedhura nga vetë ajo, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme e Arkivave. Ndër të tjera Spiropali ka recituar edhe disa vargje të shkëputura nga Gjuha shqype', shkruar nga figura më e madhe dhe e letërsisë shqiptare të gjysmës së parë të shekullit të njëzetë, Atë,Gjergj Fishta.

“Kongresi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe është një prej ngjarjeve më madhore të historisë tonë që lidhet pazgjidhshmërisht me identitetin tonë kombëtar, kulturën, artin, arsimin, dhe dijet në përgjithësi.

 Kongresi i Manastirit kurorëzoi rrugën e gjatë e të mundimshme drejt shkrimit me Alfabet latin të Shqipes, gjuhës sonë të bukur, të shenjtë, të mirë e të dlirë.

 51 fotove dhe 58 dokumenteve të Muzeut të Kongresit të Alfabetit në Manastir, të cilat na dëshmojnë këtë rrugëtim epik, po u shtohen edhe këto 10 foto, një dhuratë modeste që Kuvendi i Shqipërisë i bën këtij Muzeu, në prag të 22 nëntorit, Ditës së Kongresit të Manastirit, e cila me vendim të qeverisë shqiptare kremtohet në Shqipëri si Dita e Alfabetit Shqip.

Ja si i këndoi Shqipes Homeri ynë, Kryetari i Kongresit të Manastirit, At Gjergj Fishta

Porsi kanga e zogut t'verës,

qi vallzon n'blerim të prillit;

porsi i ambli flladi i erës,

qi lmon gjit e drandofillit;

porsi vala e bregut t'detit,

porsi gjàma e rrfès zhgjetare,

porsi ushtima e nji tërmetit,

ngjashtu a' gjuha e jonë shqyptare.

Dhe ja Naimi ynë,

 Gjuha jonë sa e mirë!

Sa e ëmbël sa e gjerë

Sa e lehtë sa e lirë!

Sa e bukur sa e vlerë!”-shkruan znj. Spiropali.

.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore