Dita e botërore e autizmit, Opera
në Sydney shndërrohet në blu

Dita e botërore e autizmit, Opera <br />në Sydney shndërrohet në blu
AUSTRALI - Shtëpia e Operës në Sydney është shndërruar në ngjyrë blu për të shënuar Ditën Botërore të Autizmit.

Autizmi, çrregullimi bioneurologjik i trurit, prek një në 110 Australianë duke e bërë atë një çështje problematike për shëndetin publik sipas studimit të fundit.

Dita botërore e autizmit 2 Prilli është caktuar nga OKB-ja në vitin 2007 për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës rreth kësaj sëmundjeje, që prek dhjetëra njerëz.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon në mesazhin e tij me rastin e kësaj ditë tha se kjo vëmendje ndërkombëtare është e domosdoshme për të ndërgjegjësuar shoqërinë, për të përmirësuar kualitetin e jetës së personave me autizëm, t'u bëhet diagnostikimi dhe të kenë të drejtën e edukimit dhe mbrojtjen shëndetësore.

Aktivitetet e 2 Prillit ndihmojnë në rritjen dhe zhvillimin e njohurive botërore për autizmin dhe për të dhënë e shpërndarë informacion mbi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe trajtimit të hershëm.

Statistikat e fundit tregojnë se përafërsisht 2 milionë fëmijë lindin autik, por nga trajtimi i hershëm 10 % e tyre mund të shërohen plotësisht dhe 90 % kanë përmirësime.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi