Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar homazhe te Varrezat e Dëshmorëve për 78-vjetorin e Ditës së Çlirimit, teksa ka dhënë dhe një mesazh për të rinjtë.
“E rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Është një ditë krenarie për sakrificat e pakufishme të asaj gjenerate të re dhe patriotike që sakrifikoi jetën dhe dha gjithçka për lirinë e atdheut. Është një ditë mirënjohje për të gjithë ata që kundërshtuan pushtimin që në 7 prill 1939 dhe deri në ditën e çlirimit të atdheut dhe që e rreshtuan Shqipërinë në koalicionin e madh fitimtar kundër nazi-fashizmit. Sot është njëkohësisht një ditë reflektimi për t’u angazhuar të gjithë më shumë, e sidomos të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë sot për një betejë po kaq të rëndësishme që është forcimi i Shqipërisë, i pozitës së saj, i garantimit të së ardhmes së saj si një vend europian, demokratik, si një vend ku qytetarët e saj jo vetëm janë të lirë dhe të barabartë, por edhe janë plot besim dhe optimizëm për të ndërtuar të ardhmen pikërisht në këtë vend, pasi për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi është derdhur gjaku i djemve dhe vajzave më patriotë, më atdhetarë, më të ndershëm dhe kjo sakrificë nuk mund të çohet dëm”, deklaroi Meta.
Lajmi kryesor:
78-vjetori i Çlirimit, ‘Gjermani i fundit’ ndan sërish PS-në dhe PD-në! Begaj, Nikolla, Veliaj dhe ambasadorët homazhe te Varrezat e Dëshmorëve
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vrasja e policit, a rrezikon të përshkallëzohet konflikti Kosovë-Serbi?
-
Po
56.3%
-
Jo
33.3%
-
Nuk e di
10.4%
Vota total: 96
Lajme të tjera
-
Hiqjani dekoratat nënës time!
29 Nëntor 2022, 11:04
-
Shkodër/ Vendosja e yllit dhe nderim me grusht në 78 vjetorin e çlirimit të vendit, bashkia bojkoton ceremoninë
29 Nëntor 2022, 10:49
-
Mes 28 dhe 29 nëntorit, kur Shqipëria çlirohej
29 Nëntor 2022, 09:54
-
78-vjetori i Çlirimit, ‘Gjermani i fundit’ ndan sërish PS-në dhe PD-në! Begaj, Nikolla, Veliaj dhe ambasadorët homazhe te Varrezat e Dëshmorëve
29 Nëntor 2022, 07:29
-
Dëmtohen disa varre në Varrezat e Dëshmorëve në Korçë
25 Mars 2022, 11:39
-
SPECIALE /29 nëntori nga sytë e partizanëve! Veteranët e LANÇ mesazh ballistëve: Pajtohemi me kusht
29 Nëntor 2021, 20:20
-
Për ata që tallen me ndjenjat kombëtare
29 Nëntor 2021, 13:14
-
Athina ‘vishet’ kuqezi për Festën e shqiptarëve, Veliaj falënderon kryebashkiakun Bakoyanis
29 Nëntor 2021, 10:28
-
Sot 29 Nëntori, përkujtohet 77-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë! Rama, Meta dhe Nikolla homazhe te Varrezat e Dëshmorëve
29 Nëntor 2021, 07:27
-
Përkujtohen në një ditë Pavarësia dhe gafa e Bashës: Flamuri i Kastriotëve u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre më 28 nëntor 1944 (VIDEO)
30 Nëntor 2020, 07:41
-
Nostalgjikët e komunizmit vendosin lule te Varrezat e Dëshmorëve, përshëndesin me grusht: Lavdi Enver Hoxhës
29 Nëntor 2020, 13:27
-
Kryemadhi 'ndahet' me Bashën në ditën e Çlirimit! Mbledh 'grumbull' partinë te 'Varrezat e Dëshmorëve' dhe shkel përsëri masat anti-COVID
29 Nëntor 2020, 11:16