Dita e dëshmorëve/ Komunistët “rrëmbejnë” skenën: Lavdi shqiptarit të madh Enver Hoxha!

5 maji është dita e Dëshmorëve të Atdheut. Qindra njerëz mblidhen çdo vit për ta kujtuar këtë ditë të shënuar në Varrezat e dëshmorëve në Tiranë, të cilat me këtë rast, sivjet janë restauruar nga bashkia e kryeqytetit.

Në pritje që policia e shtetit të bëjë homazhë në orë 9 e 30, presidenti i Republikës Ili Meta në orën 10:00 dhe kreu i opozitës Lulzim Basha në orën 11:00, skenën e kanë rrëmbyer për momentin disa nostalgjikë të pakët komunistë, të cilët si çdo vit janë shfaqur me pankarta në nder të diktatorit Enver Hoxha dhe figurave të tjera kyçe të Luftës së Dytë Botërore.

Në njërën prej pankartave të tyre shkruhet: “Lavdi shqiptarit të madh Enver Hoxha”.

Në pankartat e komunistëve, përveç Enver Hoxhës, dallohen edhe figurat e Mysym Pezës, Qemal Stafës, Hysni Kapos, etj.

Prania e tyre në aktivitete të tilla ka shkaktuar shpesh polemika. Dy vitet e fundit garda e Republikës ishte munduar që ta pengonte praninë e tyre pranë përfaqësuesve kryesorë të shtetit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Silvia: 05/05/2018 11:44

    Lufta e shqiptareve kunder pushtuesve nuk ka qene dhe as do te mbetet ne histori si ekskluzivitet i komunisteve dhe aq me teper i enver hoxhes! Shqiptaret kane luftuar per patriotizem dhe te drejta themelore te individit dhe jo per filozofine komuniste apo fashiste apo gjermane. Protaginistet kryesore re luftes jane shume atdhetare shqiptare dhe kurresesi enver hoxha. Ai qe thjesht nje marionete e komunisteve sllave staliniste dhe nje kriminel lufte e pas lufte. Historia e vertetoi. Sot qeverisja demokratike shqiptare duhet te nxjerre jashte ligjit cdo parti apo shoqate me status e aktivitet direkt apo indirekt te nje permbajtjeje ideologjike komuniste. Komunizmi eshte nje e keqe po aq e njejte sa dhe fashizmi e nazismi.

    Përgjigju
    • Silvia: 05/05/2018 14:50

      Komunizmi eshte akoma prezent perderisa ne Shqiperi nuk njihen dhe respektohen te drejtat baze te individit. Shoqata e veteraneve te kerkoje falje publike te vrareve antikomuniste! Pasi lufta clirimtare per demokraci ne bote vazhdoi nga Anglia e America kunder komunizmit ndersa te ne ndaloi ne heronj fals si enver hoxha!

    • Silvia: 05/05/2018 14:43

      Gjuha vulgare dhe etiketimi i njerezve me propogande nuk nderon asnje qe i thote vetes patriot i vendit ku ka lindur. Edhe qeverite e vende e te tjera ballkanike si Kroazia, Mali i zi i ofruan aleance mbretit te Italise dhe gjithe qeverive anti fashiste, antinaziste e antikomuniste te europes pikerisht sepse kuptuan se keto rregjime ishin kunder te drejtave themelore te njeriut dhe besimit ne zot. Shqiperia qe nje vend dhe shtet i vogel si ne gjeografi ashtu edhe ne ushtri dhe per kete u be shesh beteje nga italia (lufta Italo-Greke kur musolini sulmoi Greqine dhe Gjermanisr kur hitleri sulmoi beogradin dhe Rusise kur Staluni sulmonte edhe Ballkanin.

    • Gege Pezaku: 05/05/2018 14:03

      O Silvia,Lufta nuk ka qene ekslusivitet e askujt pervec se patrioteve.Tani ska pse ti ngelet hatri askujt qe Shumica e patrioteve ishin Komuniste..sa per ata kelyshet qe goditen disa pleq te them qe ata nuk jane gje tjeter vec se disa qelbesira pinjolle te tradhtareve dhe spiuneve qe bashkepunuan me Okupatorin...Poshte Fashizmi, rrofte kujtimi i Patrioteve..

  • Ilo: 05/05/2018 11:23

    Jane keta plehra politikane qe na kane qeverisur keta 28 vite me hajduteri me krime dhe tash se fundi me kete te gjatin qe zbatimin e ligjit nuk e fillon nga vetja Likja Berisha Lulushi dhe Lali Eri qe po mbush Tiranen me Kulla abuzive po me qytetaret e thjeshte qe po rrisin nostalgjine per Enver Hoxhen

    Përgjigju
  • Faik: 05/05/2018 10:54

    RROFTË ENVER HOXHA ! VDEKJE HAJDUTËVE ,PARAZITËVE , HORRAVE , TRADHTARËVE , KUSARËVE , BANDITËVE , DOBIÇAVE të ShkërLLatoKracisë së DEGJENERUAR 28 Vjeçare ! Ju Krimba që shani ENVER HOXHËN , ju Shkërdhefsha pragun e robtë ! Jeni HAJDUTË dhe ÇAKEJ që për LEK QYL shisni ÇUPAT , MOTRAT dhe GRATË !!!!! PLAÇI gjithë ju TRADHTARËT ZOGISTË dhe gjithë ju HAJDUTËT e Ballit Kombëtar , që flinit në KOTECET e PULAVE ! LAVDI Veprës ENVER HOXHËS!! VDEKJE dhe KANCER HAJDUTËVE të SHTETIT dhe HORRAVE që kanë VJEDHUR POPULLIN këto 28 VJET Degjenerim.

    Përgjigju
  • Lilo Labia: 05/05/2018 10:04

    Mos e masni ate kohe me keta 5 pleq te matufjepsur por mateni me kriminelet e politikes se ketyre 30 vjeteve.Une nuk e dua ate kohe nuk kam as nostalgji madje por kur shoh se ne cgjendje jemi katandiaur me vjen keq.Kur thoje Shqiperi dikur te tere masnin bythen mire perpara se te flisnin por jo si sot ku Europa tallet me shqiptaret.Fabrika ,uzina ,mjeksi,kombinate,exsporte toka te mbjella super prodhim po tani asgje vec shkaterrimit.Ajo kohe vertet na la me te prapambeturit por pa shikoni tani Enveri vrau 500 ja nje mije tani vriten 500 e burgosen dyfishi cdo vit.Te sqarohemi kurre mos ardhte me ajo kohe por dhe kjo kohe me politikan bandit duhet te zhduket sa me pare.Ne gjermani Hitleri eshte i ndaluar te reklamohet apo te duhet por historite e tij te keqia sot jepen ne cdo tv gjerman per te kuptuar te verteten.Ne duhet te kuptojme te verteten askend mos te bejme me faj.Ajo kohe iku nuk kthehet me pas 45 vjet diktatur sot 30 vjet torture .E duan shqiperine si gjithe europa kjo thenie duhet te vleje prap sot si dikur me shpresen lart se po shkojme drejt humneres i njerez.!Deshmoret duhen respektuar se kur ata luftoni nuk kishte parti ajo u krijua me vone dhe abuzoi me te vraret ne lufe.Kur laberia hodhi dy here ne det italianet fashist partia komuniste nuk ishte krijuar apo jo.Ndaj respekt per te renet ne lufte per kombin

    Përgjigju
  • One: 05/05/2018 09:56

    Keta duan qe te ngrihen ata qe jane vrare e persekutuar dhe te djegin dhe zhdukin fotot dhe keta qe i mbajne fotot. S’kane faj keta se ne fakt krimet e ketij plehres dhe shpures se tij asnjeher s’u denuan. Dhe kjo sepse gjate gjithe kohes e kane kontrolluar pushtetin ne Shqiperi. Shoqeri imorale dhe pa ndergjegje qe as ndjese nuk di te kerkoje.

    Përgjigju
    • Silvia: 05/05/2018 11:47

      Sakte! Morali i nje shoqerie qendron ne njohjen e gabimeve , krimeve perkatese dhe preliminare e faljes publike dhe mos lejimjn e perseritjes ! Shqiptaret duhet te kthehen ne identitetin e tyre kristiano europian te Gjergj Kastriotit vetem keshtu do njohin dhe mbrojne veteveten!

  • Hasani: 05/05/2018 09:54

    Kjo tregon se sa me shume kalojne vitet aq me shume po i rritet vlera Enver Hoxhes. Pushtetaret e sotem te majte e te djathte po i lepijne prapanicen Greqise duke i falur bregdetin si e si te hyjne ne BE apo opozita Rusise qe te vije ne pushtet kurse Enver Hoxha ja trgoi vendin serbeve ruseve grekeve. Prandaj e meriton te quhet SHQIPTARI i MADH.

    Përgjigju
  • Ave: 05/05/2018 09:34

    ..po normale me duket. .duam apo s'duan neo fashistet. ..Enver Hoxha ishte UdheHeqesi Komandanti i LANC

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë