12 ditë karantinë/ Qytetarët sërish të pandërgjegjshëm për të ruajtur distancën (VËZHGIMI)

Shqipëria është sot në ditën e 12 të karantinimit për shkak të emergjencës së koronavirusit. Qytetarët ndryshe nga ditët e para duken më të ndërgjegjësuar pavarësisht se nuk mungojnë rastet e grumbullimit në masë të njerëzve, duke u bërë vatër infeksioni. Edhe sot, ashtu si e hëna, por që deri në një urdhër të dytë do të vijojë deri të premten, afati për lëvizjen e lirë të qytetarëve është nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 13:00 të mesditës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:25
Sot u shënua rasti i parë në Berat! Qytetarët të gjithë brenda nga frika (VIDEO)

Sot në Berat u shënua rasti i parë me koronaviurs, duket se kjo ka ndikuar te qytetarët që të respektojnë maksimalisht karantinën duke mos dalë nga shtëpia. Report Tv sjell pamjet nga qyteti i Beratit pasditen e sotme, ku nuk ka asnjë qytetar jashtë.

Ora 13:16
Durrsakët kufizojnë lëvizjet edhe në oraret e lejuara, në rrugë me masa mbrojtëse

Më në fund një situatë e qetë në qytetin e Durrësit edhe pse në orarin e lëvizjes. Duket se qytetarët tashmë janë bindur dhe ndërgjegjësuar të qëndrojnë në shtëpi duke respektuar masat e vendosura nga qeveria. Të paktë janë qytetarët të cilët kanë dalë për të kryer shërbimet që ju nevojiten për familjet e tyre dhe duket që kanë marrë edhe masat mbrojtëse.

Vihet re që prania e punonjësve të policisë është kudo në çdo hyrje, si në tregun e qytetit ashtu edhe në dyqanet ushqimorë apo dhe institucione të tjera. Ata shprehen që dita e sotme në krahasim me ditët e tjera ka qenë më e qetë dhe se nuk ka patur dyndje qytetarësh ndërkohë që kryenin shërbimet e nevojshme.

Ora 12:42
Kontrolle të shumta në Vlorë, policia bllokon shtatë automjete që lëviznin pa autorizime

Policia e Vlorës ka bllokuar shtatë automjete ditën e sotme, të cilët lëviznin në rrugët e qytetit pa autorizime. Shumë uniforma blu populluan rrugët të cilët sot kishin një lëvizje të shtuar në krahasim me ditët e tjera të karantinës.

Për këtë arsye policia ka bërë kontrolle të shumta ku ka rezultuar se shtatë automjete lëviznin në rrugë pa autorizme. Si rrjedhojë policia ka marrë masat duke i bllokuar, ndërsa shoferëve iu është hequr patenta.

Ndërkohë përsa i përket situatës në Vlorë ajo shfaqet si një nga qytetet e rregullta të kufizimit të lëvizjes kur përfundon afati i vendosur nga autoritetet, por ku qytetarët kanë të drejtë të lëvizin atëherë rastet e mosrrespektimit të masave janë të shumta.

Edhe sot qytetarët gjatë kohës që kanë dalë për të kryer shërbimet e tyre nuk kanë respektuar masën e sigurisë si dhe kanë qenë të pambrojtur. Nuk mungojnë as rastet kur qytetarët që nuk kanë asnjë masë mbrojtëse.

Ora 11:27
Lëvizje të pakta në Lushnje, qytetarët të përgatitur për t'u izoluar edhe në afatin e lëvizjes

Lëvizjet në qytetin e Lushnjës mëngjesin e sotëm kanë qenë të pakta edhe pse autoritet kanë lënë si afat orën 13:00. Qytetarët duken se i kanë marrë masat dhe po qëndrojnë në shtëpitë e tyre, duke iu dhënë hapësirë kështu pak prej atyre të tjerëve që ende nuk e kanë bërë.

Ora 11:05
Në radhë dhe të ndërgjegjësuar për COVID-19, qytetarët korçarë shfaqin reflektim

Gjatë orarit të lejuar të lëvizjes së këmbësoreve në qytetin e Korçës vihen re lëvizje normale të qytetarëve, të cilët kryesisht kanë dalë për një arsye nga shtëpitë e tyre. Ata janë drejtuar për tek supermarketet, furrat e bukës, farmacitë, bankat apo tek pikat e operatorëve telefonikë. Pranë këtyre subjekteve gjen qytetare të cilët presin në radhë dhe të ndërgjegjësuar individualisht ata ruajnë distancën e sigurisë. Korça çdo ditë e më shumë po shfaq reflektim për situatën në lidhje me COVID-19.

Ora 11:03
Beratasit pa maska dhe doreza, lëvizin si pa të keq në rrugët e qytetit

Qytetarët e Beratit nuk ndryshojnë nga ata të Vlorës dhe Fierit. Mëngjesin e sotëm shumë prej tyre kanë populluar rrugët kryesisht për të kryer disa shërbime të nevojshme, por pa respektuar distancën  e sigurisë. Shumë prej qytetarëve nuk kanë as masat mbrojtëse si maska apo doreza.

Ora 10:44
Fieri vijon problematik, qytetarë të shumtë popullojnë rrugët për të bërë xhiro

Fieri ashtu si Vlora është një nga ata qytetet problematike në momentin kur lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve. Radhë e qytetarëve dallohet në njësitë tregtare të frutave parimeve, por edhe të bankat pavarësisht se disa prej tyre përpiqen të ruajnë distancën e sigurisë. Edhe rrugët duken të populluara ku shumë prej tyre duket se më shumë kanë dalë xhiro se sa për të blerë ushqime apo për të kryer ndonjë nevojë.

Ora 10:30
Vlonjatët neglizhojnë sërish masat e sigurisë, dynden në rrugë e dyqane pa ruajtur distancën

Vlora ditët e fundit ka qenë një qytet model që respekton afatit e kufizimit të lëvizjes, në bazë të orarit të përcaktuar nga autoritetet, por problemi i qytetit bregdetar qëndron gjatë periudhës kur lejohet lëvizja e lirë. Edhe sot qytetarët gjatë kohës që kanë dalë për të kryer shërbimet e tyre nuk kanë respektuar masën e sigurisë si dhe kanë qenë të pambrojtur. Nuk mungojnë qytetarët që nuk kanë asnjë masë mbrojtëse.

Ora 10:22
Bora në Shkodër ‘pengon’ qytetarët të mbajnë distancë para një banke

Temperatura të ulëta dhe dëborë janë regjitruar mëngjesin e sotëm edhe nbë qytetin e Shkodrës. Kjo gjë ka bërë që të ketë më pak lëvizje në qytet, por ka dhe anën negative pasi në radhën përpara një prej banke nuk po respektohet distance në tentativë për t’u futur poshtë një strehe për t’iu shmangur dëborës.

Ora 08:29
Prej orës 05:00 të mëngjesit, radhë kilometrike makinash te tregu agro-ushqimor i shumicës, Report Tv sjell pamje me dron

Radhë kilometrike e automjeteve është krijuar në autostradën Tiranë- Durrës, pranë tregut agro-ushqimor, prej orës 05:00 të mëngjesit kur nis edhe lejimi i qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve.

Për shkak të shkurtimit të afatit që u lejohet tregjeve të pakicës të operojnë, tek ai i shumicës është krijuar një kaos total, një radhë e madhe të tregtarëve që presin të furnizohen me frut –perime. Report Tv sjell pamje me dron nga tregu monopol i shumicës në kryeqytet, që sjell grumbullime të mëdha njerëzish në çdo periudhë të vitit, por në ditët e sotme ai është shndërruar në një rrezik serioz për përhapjen e koronavirusit, duke qenë se nuk respektohet asnjë masë mbrojtëse. 

Tregjet janë shndërruar në një nga pikat më problematike sa i përket respektimit të distancës. Teksa në supermarkete, furra buke apo banka, biznese këto që qëndrojnë të hapura  edhe në këtë kohë koronavirusi, respektohet distanca, në tregje aspak. Njerëz të papajisur me mjete mbrojtëse si maska apo doreza, por mbi të gjitha as nuk ruhet distanca, për këtë arsye herë pas herë është dashur ndërhyrja e policisë dhe ushtrisë për të këshilluar qytetarët .

1585035586_1585035562TREGU.jpg

Pamje me dron nga tregu ushqimor i shumicës
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dr Flamur Topi: 24/03/2020 10:57

    O kafshe o ndyresira ju merrni vesh vetem me dajak a e shikoni se c po ngjet ne Itali Spanje etj ku po vdesin nga 700 800 vete ne dite nga koronavirusi?

    Përgjigju
    • edrom lubashi: 24/03/2020 11:18

      zoti Topi permbahuni i nderuar. Jane thjesht nehadertal te vonuar!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur