Pogradec - Vijon nëpër Shqipëri edicioni i nëntë i Rally Albania, një eveniment ky mjaft i rëndësishëm për të apasionuarit pas sporteve ekstremeve dhe garës me motora. Në ditën e dytë të këtij evenimenti sportiv, 130 garues nga e gjithë bota, kanë përshkruar itenerarin nga Golemi i Durrësit për të kaluar më pas nga Peshkopia, e shumë zona të tjera dhe për të mbërritur më pas në Pogradec.  
 
I pari që ka mundur ta mbyllë këtë garë dhe të mbërrijë në finish ka qenë 27 - vjeçari nga Republika Ceke, Anderi Kremsiv.
 
"Unë quhem Andrei Kremsiv, jam 27 vjec dhe vij nga Cekia . E kam për herë të parë që vij në shqipëri dhe që marr pjese në këtë garë. Më pëlqen jashtë mase ,unë garoj me motorr . Ajo cka kam parë gjatë gjithë atyre kilometrave ka qënë dicka fantastike, një terren mjaft i vështirë,  por majft i bukur. U rrëzova dy herë,  por munda që serish të vij i pari. Tani pas kësaj gare shpresoj të bëhem pjesë e Rally Dakar, por shpresoj të gjej një sponsor.”
 
Organizatorët  e këtij edicioni tregojnë ndërkohë eksperiencën e tyre në turin e rradhës nëpër Shqipëri.
 
“Ishte një ditë shumë e vështirë. Rreth 30 % e tyre nuk ja kanë dalë dot as ta vazhdojnë garën dhe janë tërhequr. Terreni ishte shumë i bukur dhe kishte shumë emocione. Ata që kanë mundur t’ia dalin kanë qenë shumë të gëzuar dhe kanë parë një garë ndryshe, jo si ato që bëhen çdo ditë”, u shpreh organizatori Endri Prespa.
 
Rally Albania nuk përfundon këtu. Pas garës së Pogradecit , sportistët do t’i drejtohen Voskopojës. Por, krahas pasionit, ky lloj kompeticioni synon të nxjerrë në pah edhe vlerat kulturore e natyrore të Shqipërisë.

(v.gj/shqiptarja.com)