Udhëheqësit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian vendosin sot për propozimin e Këshillit të Ministrave, që blloku, në muajin Janar, të fillojë negociatat e pranimit me Serbinë.
 
Sipas mediave serbe, pritet që shefat e shteteve dhe qeverive të caktojnë 21 Janarin e vitit të ardhshëm si datë për konferencën e parë ndërqeveritare.
 
Në konkluzionet e BE-së për Serbinë, thuhet se para hyrjes së saj në BE, ajo duhet të nënshkruajë një dokument obligues ligjor për rregullimin e raporteve me Prishtinën.
 
Në Bruksel vazhdon sot dita e dytë e samitit të BE-së.
 
Redaksia online
(bg/ shqiptarja.com)