Dita e Hemofilisë, sensibilizim në
 Tiranë përmes notave muzikore

Dita e Hemofilisë, sensibilizim në<br /> Tiranë përmes notave muzikore
TIRANE - Dita botërore e Hemofilisë është kujtuar nëpërmjet notave muzikore të një koncerti realizuar nga Orkestra Rinore Shqiptare me pjesëmarrjen e dhjetë muzikantëve italianë nga Konservatori Cherubini i Firences.

Ky koncert qëllimi i të cilit ishte sensibilizimi për më shumë vëmendje dhe nevojën për të siguruar pacientëve hemofikikë mjekim është drejtuar nga maestro italian Guido Corti.

Repertori i koncertit përfshiu performancën e Suitës së Tretë të Antiche danze ed arie per liuto nga Respighi, të Casa del Diavolo nga Boçherini, të Simfonisë së Parë të Bethovenit dhe Ouverture nga Barbiere di Siviglia e Rossini-t etj.

KONCERT PER HEMOFILINE

KONCERT PER HEMOFILINE

KONCERT PER HEMOFILINE

I pranishëm në këtë event sensibilizues ishte edhe Ambasadori Italian Massimo Gaiani, i cili përshëndeti koncertin dhe inciativën e Instituti Italian i Kulturës me Fondacionin Idea, Orkestrën Rinore Shqiptare Ambasada italiane në Tiranë për këtë nisëm.

KONCERT PER HEMOFILINE

Në fjalën e saj përshëndetesë Zv.ministrja e Shëndetësisë Milva Ikonomi theksoi rëndësinë për kujdesin ndaj kësaj sëmundje.

“Lajmi i parë i gëzuar është se nga mesi i Marsit të këtij vitit ne kemi ngritur pranë qendrës spitalore universitare, “Shërbimin e Hemofilisë” . Kemi një qendër të dedikuar hemofilisë ku shërbejnë mjekë dhe infermier që ndjekin nga afër këta pacient. Sot është dita Botërore e Hemofilisë që përkon me ditën Kombëtare të Hemofilisë ku ka një moto, duhet të jemi të gjithë së bashku për të qenë afër njerëzve që kanë nevojë”, - theksoi Ikonomi.

KONCERT PER HEMOFILINE
 
KONCERT PER HEMOFILINE
 
Ndërkohë maestro Corti nuk la përmendur edhe bashkëpunimin mes Orkestrës rinore dhe muzikantëve italianë.
 
“Kur njoftova klasën time në konservator që të vinin dhe të performonin në Shqipëri tre studentët serbë u ngritën në këmbë dhe thanë njëzëri, "profesor në do të vijmë patjetër",- u shpreh maestro Corti.

KONCERT PER HEMOFILINE
 
Që prej vitit 1989 kujtohet Dita Botërore e hemofilisë, për nder të ditëlindjes së themeluesit të Federatës Botërore të Hemofilisë Frank Schnabel. Hemofilia është një sëmundje e trashëguar që shkakton një insufiçencë të rëndë në koagulimin e gjakut.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia