Dita e Jetimëve, Manastirliu: 13 fëmijë janë rikthyer te familjet biologjike gjatë këtij vit, me Fondin Social do të ngremë shërbime të reja për fëmijët

Dita e Jetimëve, Manastirliu: 13 fëmijë janë rikthyer te familjet biologjike gjatë këtij vit, me Fondin Social do të ngremë shërbime të reja për fëmijët

Foto ilustruese

Në Ditën Botërore të Jetimëve, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në facebook shkruan se gjatë këtij viti janë 13 fëmijë që janë rikthyer në familjet e tyre biologjike. 

Manastirliu shkruan se me Fondin Social do të mbështeten strukturat vendore për fuqizimin dhe krijimin e shërbimeve të reja për fëmijët pa kujdes prindëror për të mbështetur familjet biologjike për të rimarrë fëmijët në gjirin e tyre, në interesin më të lartë të fëmijëve. 

Përmes Fondit Social për vitin 2021 do të pilotohen në Korçë dhe Vlorë shërbime të reja si: Fuqizimi i familjes; Kujdesi në shtëpi për mbështetjen e prindërve me probleme të shëndetit mendor; Kujdestaria Alternative Profesionale; Aftësimi Prindëror i akredituar.
Gjatë këtij viti janë birësuar 13 fëmijë, ndërkohë që 9 fëmijë janë vendosur në familje kujdestare nga IPSH, 13 fëmijë janë vendosur në familje kujdestare me lidhje gjaku. 

Ne Institucionet publike të përkujdesit për fëmijë ofrohen shërbime psiko-sociale (këshillim, punë grupi, terapi, aktivitete kulturore, sportive, integruese, formuese, argëtuese, etj), shërbim shëndetësor (kontrolle mjekësore, vaksinim, dieta etj, shërbim mbështetës (përkujdesje, ushqim, veshmbathje etj) dhe shërbim edukues (arsimim, kurse kualifikuese, mësim).

Postimi i ministres Manastirliu: 

13 fëmijë të institucioneve tona të kujdesit social janë rikthyer në familjet e tyre biologjike gjatë këtij viti 

Me Fondin Social, po mbështesim strukturat vendore për ngritjen dhe fuqizimin e shërbimeve të reja për fëmijët pa kujdes prindëror, me synim mbështetjen e prindërve dhe familjeve biologjike, për të rimarrë fëmijët në gjirin e tyre, në interesin më të lartë të fëmijëve. 
#FëmijëtTëParët

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:50
Meta viziton jetimoren në Elbasan, kujton thënien e Nënë Terezës: Dashuria s’mund të mbetet vetëm

1621507917_18870228740429453090850457458988236409036796n.jpg

Në ditën e jetimëve, presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë në jetimoren “Misionaret e Bamirësisë Motrat e Nënë Terezës”. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Meta theksoi se kjo qendër ka shërbyer me dashuri dhe përkushtim ndaj fëmijëve të braktisur pas lindjes.

"Dashuria s’mund të mbetet vetëm. Nuk ka kuptim. Dashuria duhet të vendoset në veprim dhe ky veprim është shërbimi”. - Shën Nënë Tereza. Me rastin e Ditës Kombëtare të Jetimëve vizitova sot jetimoren "Misionaret e Bamirësisë Motrat e Nënë Terezës" në Elbasan, këtë qendër të rëndësishme sociale, që prej 30 vitesh, ka vënë në jetë mesazhet e Shenjtores sonë dhe të gjithë njerëzimit, duke u shërbyer me dashuri dhe përkushtim fëmijëve të braktisur pas lindjes, atyre me probleme shëndetësore dhe me aftësi të kufizuara. Duke i falenderuar me mirënjohje Motrat për ndihmat e vyera dhe të pakursyera të dhëna për dekada për fëmijët pa kujdes prindëror të Elbasanit dhe jo vetëm, i lumtur të ndanim së bashku vlerësimin se humanizmi dhe solidaritetit njerëzor janë në themel të vlerave tona si shqiptarë dhe se jo rastësisht ne jemi kombi i Shën Nënë Terezës", shkruan Meta.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale