Dita e katërt e përmbytjeve, situata
 në qarkun e Fierit e pandryshua

Në Qarkun e Fierit situata ka mbetur në staniacion, ku ujërat përmbytën rreth 864 banesa dhe 5530 hektarë tokë.
 
Një pjesë e mirë e tyre vijojnë të jenë ende nën pushtetin e ujërave të lumit Vjosa. Shqetësuese situata vijon në fshatrat e komunave të Darëzezës dhe Ferras.
 
Në këto fshatra rreth 50% e banesave janë ende nën ujë, dhe banorët e evakuuar janë strehuar nga prefektura në konviktin e shkollës “Rakip Kryeziu”.
 
Aktualisht janë rreth 126 familje të evakuuar nga zonat e përmbytura, ndërsa qytetarë të shumtë nga Fieri janë afruar për të strehuar familjet e përmbytura.
 
Disa prej familjeve të përmbytura vijojnë të jetojnë në banesat e pushtuara nga uji, ata nuk pranojnë të largohen për shkak të frikës se mund tu grabiten banesat.
 
Në disa zona janë bllokuar barinj së bashku së bagëtitë e tyre, ndërsa bëjnë apel për ushqim kryesisht për bagëtitë.
 
Forca të shumta të ushtrisë janë në terren për tu ardhur në ndihmë banorëve dhe gjithashtu po shpërndajnë ndihma ushqimore.
 
Ndërkohë kanë vijuar reshjet e shiut me intensitet mesatar gjatë ditës sotme.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti