Dyluftimet Izrael-Hamas, Dritan Tërshana nga Be'er-Sheva për Report Tv: Këtu jemi 60 shqiptarë! Kur po kthehesha nga puna u lëshuan 10 raketa, s'kam frikë

Në ditën e katërt vijon dyluftimi mes Izraelit dhe Hamasit. Sulmet i ka përjetuar edhe shqiptari Dritan Tërshana i cili jeton në Be'er-Sheva, që ndodhet në pjesën jugore të Izraelit.

Në një lidhje me Skype për për “Studio Live” në Report Tv ai rrëfen se teksa po kthehej nga puna ditën e sotme, janë lëshuar 10 raketa të cilat janë asgjësuar në ajër.

“Qyteti ku jetoj Beer Sheva  ndodhet afro 40 km larg gazës. Që dje është bërë ndërprerja me ujë, energji, karburant, ushqim e shumë gjëra të tjera. Para 10 minutash ishte bombardimi në Ashkelon për momentin s’ka të dhënë për të vrarë ose të plagosur. Është vënë bllokadë totale në rripin e Gazës”.

"Unë nuk kam frikë, nga ora 4 u ktheva nga puna, ranë 10 raketa por që u asgjësuan në ajër. Ka një manual sesi duhet të mbrohesh. Sa dëgjoj sirenat zbatoj manualin. Qyteti ku jam unë e ka, në momentin që ta kap mund të shtrihesh barkas. Po thuajse çdo shtëpi çdo apartament e ka një të tillë, manual”, tha ai në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj.

Në këtë qytet ai tha se jetojnë 20 familje shqiptare.

“Rreth 20 familje shqiptare jemi në Beer Sheva. Jemi kushërinj takohemi shpesh, jemi rreth 60 persona në total. Izraelitët kur kam ardhur unë nuk e njihnin shumë Shqipërinë, por në vitet e fundit me hapjen e turizmit që kanë ardhur tani kanë filluar ta njohin Shqipërinë.”

Ky sulm nga Hamasi, sipas Tërshanës e gjeti të pa përgatitur Izraelin, por megjithatë shpreson se do ta fitojë.

“Izraeli duhet ta fitojë luftën. Ka qenë dhe një festë këtu dhe kanë shfrytëzyuar këtë moment dhe ishte më e madhe sesa duhej dhe se sa ishte parashikuar ndonjëherë. Patën menduar se mund ta kalonin më lehtshëm. Mendonte se e kishtë nënkontroll Gazën. Kjo nuk duhet të zgjasë më shumë se dy tre javë.”

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mark: 10/10/2023 21:02

    aty rri,,raketen tjeter do e kesh ne koke...hajvan..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet

Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet