TIRANË - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mori pjesë sot paradite në ceremoninë e Ditës së Kujtesës, ku nderoi sakrificat sublime dhe heroizmin e ushtarëve dhe civilëve britanikë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilët prehen në Parkun Kombëtar të Tiranës.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nicholas Cannon Obe, përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në vendin tonë, anëtarë të qeverisë, Kuvendit të Shqipërisë, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, etj.
Pas shërbesës fetare, Kreu i Shtetit shqiptar u përul me respekt duke nderuar veprën heroike të të rënëve britanikë, në kujtim të të cilëve u vendos edhe një kurorë me lule në Memorialin kushtuar ushtarakëve dhe civilëve britanikë, që dhanë jetën në shërbim të lirisë dhe vlerave më të mira perëndimore.
Redaskai Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com