Dita e sotme është shumë e gjallë, pasi i është kushtuar vetëm nënave më fëmijët e tyre të shëtisin në rrugët bosh të të gjithë vendit, pas izolimit prej COVID-19.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në Facebook disa foto ku shfaqen fëmijë të shoqëruar me mamatë e tyre që zbukuruan sot sheshet kryesore të qyteteve.

Kujtojmë që ditën e djeshme hapësirat publike ishin dedikuar të gjitha për gjyshet e gjyshërit.

Nisur nga kjo e shtunë dhe e dielë, ku në qytet dolën vetëm të moshuarit, fëmijët të shoqëruar nga mamatë e tyre, kryeministri Rama shkruan se do ishte vërtet bukur nëse ky shembull ndiqej edhe në muajt në vazhdim, pra edhe pasi t’i kthehemi rutinës së përditshme.

Një e shtunë e diel pa makina do ishte vërtet diçka e bukur për qytetin shkruan kryeministri.

Postimi i plotë:

Sa bukur do ishte sikur gjithnjë më pas të kishim fundjava pa makina fare dhe të mbanim mend, se për hir të gjyshërve e të fëmijëve së paku, jetohet edhe pa zhurma e pa bori të shtunave e të dielave, të paktën nga shtatori në prill kur s’ka nisur ende koha e plazhit. 

Ora 12:49
Dita e lirisë për nënat dhe fëmijët, Rama: Sa bukur do të ishte sikur gjithnjë të kishim një fundjavë pa makina
5/0