TIRANE - Në ditën botërore të luftës kundër HIV/AIDS raportohet nga Instituti i Shëndetit Publik se numri të prekurve në vendin tonë ka rënë ndjeshëm krahasuar me një vit më parë. Kështu viti 2013 ka numëruar 124 raste, ndërsa për vitin 2014 numërohen 75 raste të reja prej të cilëve 5 janë fëmijë. Totali i të prekurve me HIV/AIDS në Shqipëri ka shkuar në 775, ku sipas specialistes së ASHR, Vasilika Sulçe, pjesa më e madhe e tyre janë meshkuj.
Me qindra të rinj të organizuar nga Kryqi i kuq kanë bërë sensibilizim të qytetarëve nëpërmjet një marshimi nga “Pallati i Kongreseve” tek sheshi “Nënë Tereza”. Gjatë aktivitetit janë shpërndarë broshura informuese, fjongo të kuqe dhe kondom.
Tek “Piramida” dhe tek parku “Rinia” gjithashtu janë vendosur çadra për të bërë sensibilizimin e qytetarëve. Sipas raportimeve grupmoshat më të prekura janë 25 deri në 45 vjeç. Ndërkohë që rasti i parë i raportuar me HIV/AIDS në Shqipëri daton në vitin 1993, por lajmi i mirë për të gjithë është se me trajtime dhe mjekime ky person ka arritur që të përballet me virusin deri më sot.
1 Dhjetori, dita botërore e luftës kundër HIV/AIDSData 1 dhjetor përkon me ditën ndërkombëtare për mbrotjen kundër sëmundjes vdekjeprurëse të shekullit HIV/AIDS. "Ky vit ka rënie të rasteve të të prekurve nga HIV/AIDS krahasuar me një vit më parë që ka qenë 124 këtë vit ka rënë në 75,”-është shprehur Vasilika Sulçe specialiste e shëndetit në ASHR.
Sipas statistikave të një viti më parë në vendin tonë është rritur numri i të prekurve duke shënuar edhe vitin me më tepër të prekur.
Sipas raporteve tregohet se grupmosha më e prekur është nga 25 deri ne 45 vjec, 8.9% të rasteve që rezultojne të prekur nga HIV/AIDS t'i përkasin moshave nga 16 deri në 24 vjeç.
Vitet e fundit ndërgjegjësimi dhe infomacioni për këtë sëmundje është rritur duke kryer aktivitete të shumta, sidomos në shkollat e mesme.
Prej 20 vjetësh nga '93 kur në vendin tonë u zbulua edhe rasti i parë me virusin HIV në Shqipëri janë rreth 775 persona të diagnostikuar, ndërsa 118 persona kanë humbur jetën.
Çfarë është HIV/AIDS?HIV/AIDS është një virus i cili sulmon sistemin imunitar, sistemin natyral të mbrojtjes së trupit.
Pa një sistem të fortë imuniteti trupi gjen vështirësi në luftimin e sëmundjeve të ndryshme.
Ky virus dhe ky infeksion i krijuar quhet ndryshe HIV. 1 dhjetori është Dita Botërore kundër Sidës.
E vendosur në vitin 1988, Dita Botërore kundër SIDA-s është një rast për të përkujtuar njerëzit që kanë humbur jetën nga kjo sëmundje.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
55.2%
-
Jo
42.3%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5924
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH i përgjigjet Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë
11 Janar, 13:28
-
Zaloshnja: A do të jenë përsëri partitë e reja 'flakë kashte'?
11 Janar, 13:25
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Negociatat për ndryshimet në Kod, Celibashi: Të rishikohet pagesa për kthimin e votës së diasporës! Votim elektronik vetëm në disa qendra në Tiranë
11 Janar, 13:09
-
Nënshkruhet marrëveshja për rijetëzimin e Kalasë së Elbasanit, Rama: Siguron vizitorë të shumtë! 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Ndodh fenomeni i rrallë i reshjeve në formë akulli! Mos i humbisni këto pamje fantastike nga Puka
11 Janar, 12:57
-
Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet
11 Janar, 12:34
-
Lutfi Dervishi: Shqipëria hesht për Kryepeshkopin! Përse?
11 Janar, 11:56
-
Tiranë/ 47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë nënën e partneret! Vihen në pranga
11 Janar, 11:47
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Roza dhe Fati’, legjenda e Rozafës perla e folklorit në Teatrin e Kukullave! Rikthehet shfaqja ‘Turjela’
11 Janar, 11:41
-
28 parti në garë, nis fushata për zgjedhjet parlamentare në Kosovë
11 Janar, 11:37
-
Reshje dëbore në Kukës, qarkullimi i lirë në Kalimash-Morinë! Disa fshatra pa energji elektrike
11 Janar, 11:34