SHKODËR - Shkodra, vazhdon traditën e saj që në çdo 6 maj të festojë Ditën e Luleve. Kështu ka ndodhur edhe sot, kur bazuar nga një program të miratuar nga Zyra e Kulturës pranë Bashkisë Shkodër, janë organizuar një sërë aktivitetesh kulturore artistike. 

E quajtur si festa e “Ditës së Luleve”, shkodranët në këtë ditë, e cila duhet theksuar se ka ardhur me një mot shumë të mirë, patën rastin që gjatë orëve të paradites të ndjekin panairet e luleve dhe ato artizanale, këngët nga fëmijët e shkollave të ndryshme. 

Kryetari i Bashkisë Shkoder Lorenc Luka shprehet i lumtur që tashmë kjo fest është kthyer në traditë.

Koncerti recital nga sopranoja Klodiana BRAHIMI me pjesëmarrjen e Orkestrës Simfonike të RTSH, me dirigjent Jetmir Barbullushi, ku të ftuar ishin Armando Likaj baritone, Kastriot Tusha tenor, Eugjen Gargjola violine dhe Klodiana Vata është përzgjedhur për të përmbyllur aktivitetet e shumta të kësaj dite.
shkoder
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)