Dita e Lumturisë, nënshkruhet
Pakti i Mirëqenies Sociale

Dita e Lumturisë, nënshkruhet<br />Pakti i Mirëqenies Sociale
Nga Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli” ministri në detyrë i Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Klosi ka nënshkruar Paktin Kombëtar të Mirëqenies Sociale.
 
Klosi ka zgjedhur ditën ndërkombëtare të lumturisë për të nënshkruar paktin e fundit si drejtues i kësaj ministrie.
 
“Sot jemi në këtë ditë të bukur me diell në ditën e lumturisë për të vendosur disa piketa të rëndësishme për njerëzit në nevojë”, tha Klosi.
 
Klosi ka evidentuar arritjet e kësaj ministrie megjithatë deklaroi se duhet të bëhet më shumë në fushën e mirëqenies.
 
“Kemi bërë shumë pak në krahasim me atë që duhet të bëjmë. Debati për më shumë mirëqenie sociale nuk mund të jetë më debat luksi. Jemi shumë larg ndaj asaj që ne përpiqemi të realizojmë sepse harta e shërbimeve është larg nga ajo që kërkojmë, por kemi punuar shumë. Për 1 vit e gjysmë kemi bërë 13 ligje. Kemi mbi 30 akte dhe vendime qeveria. Ka ardhur koha të ngremë së bashku paktin e mirëqenies sociale. Mjafton që në këtë moment të kuptojmë qartë rolet dhe detyrat e institucioneve qendrore dhe atyre vendore. Detyra jonë është t’u shërbejmë qytetarëve në mënyrë të barabartë”, tha Klosi.
 
Ministri në ikje ka falënderua bashkëpunëtorët në ministri dhe është shprehur i bindur se pasardhësja do vijojë të punojë me pasion.
 
“Falenderoj çdo bashkëpunëtor timin në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Jam ndjerë shumë mirë në çdo minutë dhe sekondë që kam punuar me ju. Jam i bindur se pasardhësja do punojë me të njëjtin pasion”, tha ai.

Veliaj: Kemi të hapura sot 105 kantiere, 10 mijë të punësuar 
Në fjalën përshëndetëse gjatë këtij aktiviteti Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj vlerësoi reformën e ndërmarrë gjatë këtyre viteve në shërbim të njerëzve në nevojë.
 
Duke u ndalur  te punësimi, Veliaj theksoi se ndryshe nga qeverisja e shkuar ku zyrat e punës ishin selitë e partive politike, tashmë ato janë  funksionale dhe në shërbim të atyre që vërtet kanë nevojë.
 
“Zyra e punës në Shqipëri ishte zyra e punës e partisë në koalicion me seli të madhe në qendër të Tiranës, e partisë që të shpërblente me mënyrën se si ishe sjellë në fushatë , ishte një shaka e madhe të flisje për zyra pune. Zyrat e punës që unë gjeta ishin në fakt apartamente të marra me qira në shokët e ministrit. Ja ku jemi sot, Kemi të hapura sot 105 kantiere, rreth 10 mijë veta të punësuar shumica prej tyre nga zyrat e punës”, tha Veliaj.
  
Kreu i Bashkisë u bëri thirrje kolegëve të tij që drejtojnë njësitë vendore për të marrë një rol më të madh për administrimin e zyrave të punës. Veliaj theksoi se duhet të punohet me bizneset për të punësuar njerëz në bashkëpunim me zyrat e punës.
 
“Për ne si kryetar bashkish duhet të marrim një rol më të madh, nuk duhet të vazhdojmë prej qeverisë që të administrojë zyrat e punës. Ne vetë duhet të merremi më shumë së pari me kantieret që hapin vetë ku zyrat e punës duhet të jenë stacioni i parë dhe së dyti me të gjithë bizneset në zonë, që ne do ju japim gjithë mbështetjen, por ju duhet të vini të merrni njerëz nga zyrat e punës”, tha ai.

veliaj
 
Kreu i Bashkisë komentoi dhe çështjen e shpërndarjes së dëmshpërblimit për ish të përndjekurit politikë, duke thënë se ndryshe nga qeverisja e djathtë që I harroi, qeverisja socialiste ishte ajo që pagoi shtatë këste.
 
“Sot diskutohet mbarimi i këstit të shtatë dhe fillimi i këstit të tetë. Unë besoj se në fund të ditës një njeri duhet të bëjë një balancë e të thotë ku ishim dhe ku jemi. Socialistët hapën dosjet dhe socialistët japin para. Besoj se i bën nder të parë besimi te solidariteti,një shtet social  që nuk i lë të dobëtit pavarësisht arsyeve politike apo historike që mund ta kenë sjellë situatën në atë nivel”, theksoi Veliaj.

Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe Olta Xhaçka, ministrja e dekretuar nga presidenti.
 
Xhaçka e emocionuar është shprehur se PS ka bërë për 3 vite e gjysmë atë që nuk është bërë për 25 vite.
 
“Ky prezantim nuk vjen pa emocion te unë. Partia Socialiste ka bërë në 3 vjet e gjysmë atë që nuk është bërë në 25 vjet bashkë. Falë punës së shkëlqyer të Veliajt dhe Blendi Klosit sot kemi një skemë të reformuar dhe pensione më të larta. Nuk kemi më shkolla të rrënuara por arsim profesional të lidhur me tregun e punës”, tha Xhaçka.

mireqenia sociale

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora