TIRANE- Festa e mandarinës në komunën Xarrë të Sarandës po shndërrohet në një festë popullore tradicionale. Komuna është e njohur për plantacionet e mëdha me mandarina, ndërsa në këtë ceremoni festive mori pjesë edhe ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, si dhe përfaqësues të USAID-it.

Në një panair me prodhimet më të mira, banorët e zonës kanë prezantuar varietetet e agrumeve që ata kultivojnë në zonë.

Pas subvencioneve të dhëna nga Ministria e Bujqësisë që nga viti 2008, fermerët e kësaj zone, e kanë rritur numrin e rrënjëve të mbjella dhe sot janë gjithsej rreth 85 mijë rrënjë agrume, nga të cilat 75 mijë rrënjë mandarina.

Mandarinat e Xarrës jo vetëm plotësojnë nevojat e tregut të brendshëm shqiptar, por ato eksportohen dhe në vendet e rajonit, ku për vitin 2013, vetëm në Kosovë, janë eksportuar rreth 500 tonë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)