Dita e parë e shkollës, Basha
uron nga shkolla “Sami Frashëri”

Dita e parë e shkollës, Basha<br />uron nga shkolla “Sami Frashëri”
TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha në ditën e parë të vitit shkollor 2013-2014 ka vizituar ambientet e gjimnazit “Sami Frashëri”, ku siç tha edhe vetë është shkolla ku ai ka mbaruar të mesmen. Pas vizitës nëpër klasa ku ka takuar nxënësit, Basha ka dhënë një mesazh urimi për të gjithë nxënësit dhe prindërit e tyre.

“Jemi këtu në një nga gjimnazet më të njohura dhe më të mirë jo vetëm në Tiranë po në gjithë Shqipërinë”, tha Basha gjatë vizitës tek “Sami Frashëri”. “I uroj të gjithëve një vit të mbarë dhe të suksesshëm arsimor”, ishte urimi i kryebashkiakut të Tiranës.

Sipas tij, “Bashkia e Tiranës ka marrë masat edhe këtë vit për një hap tjetër cilësor për arsimimin e fëmijëve. Do të arrijmë standartet europiane në shkolla. Ndërtimin e ndërtesave të reja shkollore dhe pajisjen me të gjithë bazën materiale. Janë në ndërtim 9 palestra të reja dhe 25 laboratorë për të gjitha shkollat në kryeqytet. Edhe një herë ju uroj të gjithë nxënësve dhe prindërve të tyre një vit të mbarë arsimor”, tha kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)