Balerina Hueyda El Saied, është emocionuar teksa ka çuar të birin në klasë të parë në Luksemburg. Nga emocionet e tepërta ajo mabdje nuk mund të shikonte çantën e të birit, të cilën e mbante vetë në dorë.
“Dita e parë e shkollës. Gabrieli është i gëzuar, ndërsa mua më kapi një ankth sa që kur u fut në klasë, rrija si statujë tek dera dhe e shihja. Në një moment u hutova aq shumë sa u futa në klasën e tij dhe pyeta: “Gabriel ku e le çantën”, ndërkohë që çanten e tij e kisha unë në dorë. Koha kalon aq shpejt dhe unë e kuptoj këtë teksa shoh Gabrielin të rritet e të më thotë « Mami mjaft më puthe »”- janë fjalët e Hueydës krahas fotos.