"Dita e Pelikanit Kaçurrel",Mersini:
Të mbrojmë vlerat e parkut 

Të mbrojmë vlerat e parkut ">
Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) në kuadër të implementimit të programit të Noe Conservation "Menaxhimi i Ligatinave dhe Mbrojtja e Pelikanit Kaçurrel në Pellgun e Mesdheut"po feston bashkë me aktorë të tjerë në bashkëpunim të ngushtë dhe me autoritetet e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta Ditën e Pelikanit Kaçurrel dhe Panairi i Produkteve Lokale në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.
 
"Dita e Pelikanit Kaçurrel" realizohet për herë të tretë dhe tashmë është kthyer në një traditë festive të përvitshme. Qëllimi i aktivitetit është sensibilizimi i komunitetit për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave mjedisore të parkut (me fokus Pelikani kaçurrel) dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës (eko-turizmin) për promovimin e produkteve ushqimore, artizanale të zonës”, thotë Kujtim Mersini kryetar i PPNEA
 
Ky aktivitet organizohet nga shoqatat mjedisore PPNEA dhe EuroNatur në bashkëpunim me Noe Conservation dhe me autoritetet e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta. Të ftuar janë: komuniteti lokal, fermerët dhe bizneset lokale, autoritete të qeverisjes qendrore
 
Pelikani Kacurrel është një nga banorët autoktonë të lagunës së Karavastasë. Ai rritet e zhvillohet vetëm në lagunë dhe nuk shtegton. Është një shpend me peshë rreth 16 kg.

Pelikani Kacurrel rrezikoj që të zhdukej për shkak të gjuetisë së paligjshme, por edhe të shkatërrimit të vezëve nga ana e gjuetarëve.

Por ndalimi i gjuetisë në këtë zonë, ka bërë që shpendi i rrallë të shtohet. Në Lagunën e Karavastasë ka disa projekte për të ndërtuar komplekse, që deri më tani janë kundërshtuar nga shoqata të ndryshme.

[gallery]22351[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv