Dita e Rinisë e feston 26 vjetorin
me 26 aktivitete, pyeten ministrat

Dita e Rinisë e feston 26 vjetorin<br />me 26 aktivitete, pyeten ministrat
“26 aktivitete për 26 vjetorin e Ditës së Rinisë” – do të zhvillohen nga data 21 nëntor deri në 21 dhjetor, dedikuar tërësisht rinisë dhe problematikave rinore.
 
Në Qendrën Rinore të Tiranës, aktiviteti që celi programin e 26 aktiviteteve, ishte “Dialogu i Guxishmëm” .
 
Ministrat Blendi Klosi, Mirela Kumbaro dhe Ditmir Bushati ishin përballë pyetjeve të të rinjve.

"Një përpjekje të re të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe të Rinisë për të sjellë në vëmendjen e opinionit publik edhe të debatit social, ekonomik, por edhe gjithëpërfshirës në vendin tonë për më shumë biseda për rininë", u shpreh Klosi.
  
Ministrja Kumbaro lançoi thirrjen e hapur për të gjithë të rinjtë të marrin pjesë në projektet artistike dhe kulturore.

"Projektet artistike dhe kulutore që mbështet Ministria e Kulturës, të jenë kryesisht të dedikuara për iniciativa të reja në fushën e rinisë, kulturës edhe të artit", tha Kumbaro.

Ministri Bushati sqaroi  të rinjtë përsa i përket negociatave për anëtarësimin e vendit në BE.

"Në lidhje me procesin e bisedimit për anëtarësim do të jetë një proces afatgjatë, që do të thotë që natyrisht do të shkojë përtej mandatit tonë", u shpreh Bushati.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri