Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, nis puna për ndërtimin e shkollës që do të mbajë emrin e saj në Tiranë

Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, nis puna për ndërtimin e shkollës që do të mbajë emrin e saj në Tiranë

TIRANË- Me rastin 3-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës Bashkia e Tiranës njofton se ka nisur punimet për ndërtimin e shkollës më të re në kryeqytet, e cila do të mbajë emrin "Nënë Tereza". Falë këtij investimi, nxënësit e zonës së Institutit Bujqësor nuk do të humbasin më kohë për të shkuar në shkollë. Kjo do sjellë eleminim dtë mësimit me dy turne në 4 shkolla 9-vjeçare të zonës dhe do të lehtësohet buxheti i familjeve, duke eliminuar transportin e fëmijëve nëpër shkolla të tjera larg dhe duke shmangur trafikun e orëve të mëngjesit.

Siç njofton Bashkia e Tiranës edhe kjo shkollë është konceptuar që pas orarit zyrtar të mësimit të funksionojë si një qendër komunitare. Kështu që fëmijët në vend që të luajnë e të rrinë në rrugë, do mund të shfrytëzojnë shkollën e re, terrenet e saj sportive, ambientet laboratorike, bibliotekat dhe sallat moderne të studimit, që do të jenë një aset i çmuar për banorët e Institutit Bujqësor. Shkolla "Nënë Tereza" është pjesë e programit për ndërtimin e 17 shkollave të reja në Tiranë që do të rrisin cilësinë e mësimdhënies në kryeqytet. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë